Të burgosurit në Durrës, peticion/ Të miratohet Amnistia Penale
Të burgosurit në Durrës kanë firmosur një peticion ku kërk...

Partia Demokratike, përmes Çlirim Gjatës, në një deklaratë për mediat, ka ngritur pikëpyetjen se përse Gjykata e Lartë nuk vepron në zbatim të Vendimit nr. 35/2007 të Gjykatës Kushtetuese, për të udhëzuar gjykatat e niveleve të ulëta, në favor të mbi 500 mijë familjeve që kanë përfituar nga procesi i legalizimit duke unifikuar çështjet administrative konkrete që po shqyrtohen këto ditë në Gjykatën e Lartë nga Kolegji Administrativ.
Sipas Gjatës, Gjykata e Lartë nuk ka ndërmarrë vendim për të unifikuar apo për njësuar praktikën gjyqësore.
Nëse pranohet çdo padi, që kundërshton procesin e legalizimit, atëherë nuk është vlera që kundërshtohet, por kundërshtohet vetë interesi publik.
Më tej thekson se Gjykata e Lartë ka detyrimin për të nxjerrë një vendim unifikues apo njehsues në çështjet administrative të këtij lloji.
Gjata nënvizon se Gjykata e Lartë duhet që ta shqyrtojë këtë konflikt, në Kolegjet e Bashkuara të saj për unifikim, ku të sanksionohet detyrimi për të zbatuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese, për këtë proces kaq të rëndësishëm dhe jetik për qindra mijëra familje që kanë përfituar nga procesi i legalizimit.
Deklarata e Çlirim Gjatës
Përse Gjykata e Lartë nuk vepron në zbatim të Vendimit nr. 35/2007 të Gjykatës Kushtetuese për të udhëzuar gjykatat e niveleve të ulëta, në favor të mbi 500 mijë familjeve që kanë përfituar nga procesi i legalizimit duke unifikuar çështjet administrative konkrete qe po shqyrtohen këto ditë në Gjykatën e Lartë nga Kolegji Administrativ?
A do tentojë Gjykata e Lartë të rrëzojë Vendimin Nr.35 të Gjykatës Kushtetuese dhe vetë ligjin e legalizimeve, në dëm të mbi 500 mijë familjeve që kanë përfituar nga ky proces?
Në këtë proces, Gjykata Kushtetuese arriti në konkluzionin se ekziston ‘interesi publik’ që mund të justifikojë shpronësimin e pronarëve të ligjshëm dhe kalimin e pronave të tyre në pronësi të ndërtuesve të ndërtimeve pa leje.
Kjo i hapi rrugë më pas, ecurisë së procesit të legalizimit, i cili deri në ato momente ishte në hapat fillestarë.
Por çfarë hapash mori Gjykata e Lartë për të zbatuar këtë vendim të Gjykatës Kushtetuese. Sipas nenit 132 të Kushtetutës, Vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë përfundimtare dhe të detyrueshme për zbatim.
Gjykata e Lartë nuk ka ndërmarrë ndonjë vendim për të unifikuar apo për njësuar praktikën gjyqësore.
Nëse pranohet çdo padi, që kundërshton, procesin e legalizimit, atëherë nuk është vlera që kundërshtohet, por kundërshtohet vetë ‘interesi publik’.
As pas ‘reformës në drejtësi’ dhe pas plotësimit me gjithë trupën gjyqësore, Gjykata e Lartë nuk ka ndërmarrë asnjë hap që të rregullojë këtë çështje.
Gjykata e Lartë ka detyrimin për të nxjerrë një vendim unifikues apo njehsues në çështjet administrative të këtij lloji.
Do ta bëjë këtë apo do të tentojë të rrëzojë me Vendim Gjykate Vendimin Nr.35/2007 të Gjykatës Kushtetuese?
Sepse, janë mbi 500 mije familje që kanë përfituar nga procesi i legalizimit dhe kanë marrë certifikatën e pronësisë. Imagjinoni sikur Gjykata e Lartë të hapë këtë praktikë dhe vetëm të paktën 1/3 e numrit të legalizimeve të hynte në konflikt gjyqësor, do të kishim jo pak por mbi 166 mijë kërkesë padi në gjykata.
Ndërkohë që Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (vetingu shk I), jo më larg se një muaj më parë ka marrë një vendim për ‘Shkarkimin nga detyra e Gjyqtarit’ përkatës, pikërisht për faktin se kishte marrë një vendim të tillë në kundërshtim me Vendimin nr. 35/2007 të Gjykatës Kushtetuese.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, ka konkluduar se: ‘subjekti ka demonstruar mangësi në aspektin e njohurive ligjore, në kuptim të nenit 72/2 e ligjit nr. 96/2016, dhe në aspektin e arsyetimit ligjor, në kuptim të nenit 72/3 të ligjit nr. 96/2016 në lidhje me cilësinë e analizës dhe argumentimit të vendimit.
A do lejohen më veprime abuzive dhe korruptive, si ato të Gjykatave Administrative të shkallëve më të ulëta, nga Gjykata e Lartë dhe në kundërshtim nga Vendimi Nr.35/2007 i Gjykatës Kushtetuese?
Gjykata e Lartë, duhet që ta shqyrtojë këtë konflikt, në Kolegjet e Bashkuara të saj për unifikim, ku të sanksionohet detyrimi për të zbatuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese, për këtë proces kaq të rëndësishëm dhe jetik për qindra mijra familje që kanë përfituar nga procesi i legalizimit.
Gjykata e Lartë, duhet të parandalojë, çdo veprim, të gjyqtarëve pa integritet, për të shqyrtuar dhe vendosur në mënyrë abuzive për çështje të cilat, nuk mund të ngrihen pasi është vendosur nga Gjykata Kushtetuese. Ndryshe do të cenohej siguria juridike e qindra mijëra pronarëve që kanë përfituar nga ky proces./ CNA
Të burgosurit në Durrës kanë firmosur një peticion ku kërk...
Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, gjatë fjalës së tij në K...
Departamenti i Energjisë në Partinë Demokratike ka fol...
Sot në orën 13:00 do të gjykohet në Gjykatën e Lartë d...
Mëngjesin e sotëm kanë nisur përgatitjet për Samitin e Ukr...
Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi pezullimin nga detyra...
Policia e Shtetit ka marrë masat për mbarëvajtjen e Samiti...
Ish-kryeministri Sali Berisha kërkon heqjen e masës së...
Policia e Shtetit ka prezantuar masat për mbarëvajtjen e S...
Në Shqipëri diskutimet mbi ndërtimin e hidrocentralit të S...
Fshati turistik i Voskopojës është zgjedhur nga regjimenti...
Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet nga baza ajrore ...
Këtë të martë, datë 27 shkurt 2024, po ju njohim me titujt...
Gjykata e Arbitrazhit në Uashington ka rrëzuar kërkesën e ...
Gazetari Artan Hoxha ka bërë një deklaratë të fortë mb...
Në Radio Televizionin Shqiptar nuk kanë të ndalur largimet...
Turizmi ka vijuar të “joshë” të huajt për të udhëtuar drej...
Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministrja e Infrastru...
Shqipëria ka nënshkruar një marrëveshje huaje me BERZH-in ...
Sipërmarrësi Gjergj Luca ka bërë një thirrje për qytetarët...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...