Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Policia e Shtetit ka marrë masat për mbarëvajtjen e Samitit të Ukrainës, që do të zhvillohet në datën 28 shkurt dhe takimit të liderëve të Ballkanit, i cili do të mbahet në datën 29 shkurt 2024.
Policia bën me dije akset që do të bllokohen duke nisur nga data 27 deri në datën 29 shkurt.
Më datë 27.02.2024, do të ketë bllokime të rrugëve me afat të shkurtër kohor, për qëllime sigurie në rrugëkalimin e delegacioneve që vijnë nga aeroporti “Nënë Tereza” dhe pikat e tjera të kalimit kufitar në drejtim të Tiranës, në varësi të kohës së lëvizjes së tyre;
Më datë 28.02.2024, nga ora 07:00 deri në largimin e delegacioneve pjesëmarrëse në aktivitetet e organizuara për Samitin, do të ketë ndalim pushimi dhe qëndrimi, duke filluar nga aeroporti “Nënë Tereza”, rruga e Rinasit – ish-sheshi “Shqiponja” - Unaza e madhe Perëndimore, Rruga e Elbasanit, rrugët “Dervish Hima”, “Faik Konica”, “Ismail Qemali”, “Gjergj Filipi”, “Lek Dukagjini”, “Papa Gjon Pali II” dhe bulevardi “Dëshmorët e Kombit;
Më datë 28.02.2024, do të ketë ndalim qarkullimi për automjetet, në fashat orare 08:00-11:00 dhe 15:30-17:30, nga aeroporti i Rinasit deri tek ish-sheshi “Shqiponja" dhe anasjelltas - Unaza e madhe Perëndimore, Rruga e Elbasanit, rrugët “Dervish Hima”, “Faik Konica”, “Ismail Qemali”, “Gjergj Filipi”, “Lek Dukagjini”, “Jul Variboba” dhe “Fatmir Haxhiu”;
Më datë 29.02.2024, nga ora 12:00 deri në orën 14:00 do të ketë ndalim qarkullimi në Rrugën e Elbasanit, Unaza e madhe Perëndimore – ish-sheshi “Shqiponja” – Qafë Kashar - Rinas-aeroporti “Nënë Tereza”;
-Rrugët që përfshihen në perimetrin e sigurisë së aktiviteteve dhe takimeve të pjesëmarrësve në Samit, do të kenë ndalim qarkullimi nga ora 08:00 e datës 28.02.2024 deri në orën 16:00 të datës 29.02.2024, konkretisht:
Rruga “Dervish Hima” nga Rruga e Elbasanit deri te "Coin";
Rruga “Papa Gjon Pali II”, nga RTSH deri te "Coin";
Rruga “Abdyl Frashëri”, nga kryqëzimi i Librit Universitar deri te Presidenca;
Rruga “Ukraina e lirë”, nga Gjykata Kushtetuese deri te "Vila 30";
Rruga “Themistokli Gërmenji”, nga Rruga e Elbasanit deri te rruga “Papa Gjon Pali II”;
Rruga “Faik Konica”, nga degëzimi i "Ambasador 3" deri te rruga “Dervish Hima”;
Rruga “Gjergj Filipi”, sheshi “Italia”, nga rruga “Faik Konica” deri te hotel “Mariot”;
Blevardi “Dëshmorët e Kombit”, nga ura e ish-hotel "Dajtit" deri te sheshi “Nënë Tereza”;
-Për qytetarët që duan të shkojnë në aeroportin “Nënë Tereza”, më datë 28 dhe 29.02.2024, gjatë fashës orare të bllokimit të rrugëve, do të ndjekin përkatësisht drejtimin:
Vorë - Fushë Prezë - Rinas dhe kthim;
Fushë Krujë – Valias - Rinas dhe kthim;
Nga Juglindja dhe Tirana, do të ndjekin Unazën lindore - Farmacia 10 - Stacioni i Trenit - Bulevardi i Ri - Paskuqan - Kamëz - Valias – aeroporti “Nënë Tereza” dhe kthim në të njëjtin itenerar.
•Hyrja e gazetarëve, e automjeteve të mediave të akredituara nga shërbimet e sigurisë, si dhe e të ftuarve në Samit, do të bëhet nga rruga “Ismail Qemali” - RTSH - bulevardi “Dëshmorët e Kombit”- porta fundore e kontrollit të shërbimeve të Gardës së Republikës.
•Për banorët dhe automjetet që gjenden në rrugët dhe blloqet e banimit, brenda perimetrit të sigurisë dhe rrugëve me bllokime të gjata në kohë, në varësi të agjendës së delegacioneve, me miratimin e drejtuesve të shërbimeve, do të lejohen të hynë dhe dalin, përkatësisht nga:
a)Blloku i banimit tek “Ambasador 3”, nga rruga “Sheh Ahmet Pazar” ose Faik Konica;
b) Blloku i banimit në rrugët “Themistokli Gërmenji”, “Jul Variboba”, “Fatmir Haxhiu” dhe “Papa Gjon Pali II”, në drejtim hyrës dhe dalës drejt Rrugës së Elbasanit;
c)Blloku i banimit te dy kullat në rrugën “Ismail Qemali” dhe “Ukraina e lirë”, në drejtim hyrës dhe dalës të kufizuar nga shërbimet e sigurisë dhe dalje në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe më pas kthim i detyruar drejt bulevardit “Bajram Curri”;
d)Rruga “Lek Dugagjini” (para Universitetit) duke vijuar në rrugën “Faik Konica” (pas stadiumit), me dalje në Rrugën e Elbasanit, do të jetë e lirë për kalimin e mjeteve dhe qytetarëve (përjashto rastet kur ka kufizim në Rrugën e Elbasanit).
Për zbatimin e këtyre masave janë angazhuar Forcat Kombëtare të Sigurisë, Forcat Speciale RENEA, Forca e Posaçme Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë dhe Drejtoria e Policisë Rrugore, në koordinim dhe drejtim nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit.
Njëkohësisht, Policia e Shtetit ka marrë të gjitha masat për garantimin e rendit dhe sigurisë në të gjithë vendin, për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive, me qëllim sundimin e ligjit në territor./ CNA
Ish-kryeministri Sali Berisha kërkon heqjen e masës së...
Policia e Shtetit ka prezantuar masat për mbarëvajtjen e S...
Në Shqipëri diskutimet mbi ndërtimin e hidrocentralit të S...
Fshati turistik i Voskopojës është zgjedhur nga regjimenti...
Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet nga baza ajrore ...
Këtë të martë, datë 27 shkurt 2024, po ju njohim me titujt...
Gjykata e Arbitrazhit në Uashington ka rrëzuar kërkesën e ...
Gazetari Artan Hoxha ka bërë një deklaratë të fortë mb...
Në Radio Televizionin Shqiptar nuk kanë të ndalur largimet...
Turizmi ka vijuar të “joshë” të huajt për të udhëtuar drej...
Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministrja e Infrastru...
Shqipëria ka nënshkruar një marrëveshje huaje me BERZH-in ...
Sipërmarrësi Gjergj Luca ka bërë një thirrje për qytetarët...
Sipërmarrësi Gjergj Luca do të zgjerojë edhe më tepër ...
Vetëm dy ditë na ndajnë nga Samiti për Ukrainën që do të m...
Kjo foto që po publikojmë nuk është një material i ri, pas...
Tenderi për ndërtimin e Bypass-it 1 Vlorë-Orikum është hap...
Qeveria ka caktuar Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit si a...
Policia e Shkodrës ka njoftuar disa raste të dhunës në fam...
Shoqet e 19-vjeçares Hygerta Meta kanë komentuar se si...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...