VIDEO-Publikohen pamjet nga baza e NATO-s në Kuçovë
Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet nga baza ajrore ...

Fshati turistik i Voskopojës është zgjedhur nga regjimenti i këmbësorisë së jugut për të zhvilluar një stërvitje malore. Zona e njohur si Kulet e Gjergjevicës, e cila ndodhet mes Lekasit dhe Voskopojës, është maja më e lartë e cila arrin në 1600 m. Stërvitja 72-orëshe e planifikuar nga ky regjiment, është dashur të kryhet në kushte të vështira atmosferike në këtë zonë, duke pasur si qëllim kalitjen e ushtarëve dhe përballimin me sukses të vështirësive. Kolonel Gëzim Marku, i cili është edhe komandant i regjimentit, ka treguar se është hera e parë që zhvillohet një stërvitje e këtij niveli në rajonin e Korçës.
“Ne jemi vendosur në Voskopojë për të zhvilluar një stërvitje 72-orëshe. Është hera e parë që regjimenti i këmbësorisë së jugut zhvillon një stërvitje në këtë nivel në këtë rajon. Nga muaji nëntor i vitit të kaluar, pas kalimit të forcave të armatosura në strukturën e re, dhe krijimit të regjimenteve të këmbësorisë së jugut, një batalion të tij e ka në rajonin e Korçës. Normalisht në programet e forcave të armatosura, ka stërvitje që janë të planizuara në kushte të vështira të motit, gjatë dimrit dhe gjatë verës. Këto stërvitje bëhen nga 24 deri 72 orë, plus stërvitje kompaksuese që shkojnë deri në 2 javë. Kjo stërvitje në fakt u realizua në këtë rajon me shpresë që të gjenim dhe pak dëborë, nuk pati dëborë por prapë kushtet ishin të vështira për shkak të motit me shi. Edhe kjo na shërben për t'u kalitur më mirë”, ka thënë koloneli.
Ndër të tjera ai thotë se ky regjiment ka pjesë të tij, dy nënreparte me trupa speciale që janë të deklaruara si pjesë e gatishmërisë së NATO-s dhe të BE-së.
“Një nga qëllimet dhe objektivat e kësaj stërvitjeje ishte dhe testimi i dy nënreparteve të deklaruara si të gatshme të NATO-s, një nënrepart është pjesë e batalionit të BE-së, dhe një tjetër pjesë e Forcave të Gatishmërisë së NATO-s", u shpreh ai.
Pjesë e forcave të armatosura prej 1 viti tashmë, është edhe 20-vjeçarja Sonja Bako. Pasioni për të qenë pjesë e FA ka bërë që ajo t'ia arrijë qëllimit, ndërsa e konsideron stërvitjen e sotme si një nga më të bukurat pavarësisht vështirësive të mëdha që pati.
"Unë jam Sonja Bako, jam ushtare e parë dhe jam në batalionin e parë të regjimentit të këmbësorisë së jugut. U jam bashkuar forcave të armatosura në vitin 2023 dhe e kisha si pasion të isha pjesë e FA. Më dukej një punë shumë interesante dhe për këtë arsye u bëra pjesë. Ka qenë një eksperiencë shumë e bukur, ka pasur shumë stërvitje të cilat na ndihmuan të ishim sa më aktivë si dhe të mësonim shumë gjëra që më parë nuk i dinim. Kishte vështirësitë e saj stërvitja sot për shkak të motit dhe kushteve atmosferike por pjesa tjetër ishte e përballueshme."/ CNA
Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet nga baza ajrore ...
Këtë të martë, datë 27 shkurt 2024, po ju njohim me titujt...
Gjykata e Arbitrazhit në Uashington ka rrëzuar kërkesën e ...
Gazetari Artan Hoxha ka bërë një deklaratë të fortë mb...
Në Radio Televizionin Shqiptar nuk kanë të ndalur largimet...
Turizmi ka vijuar të “joshë” të huajt për të udhëtuar drej...
Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministrja e Infrastru...
Shqipëria ka nënshkruar një marrëveshje huaje me BERZH-in ...
Sipërmarrësi Gjergj Luca ka bërë një thirrje për qytetarët...
Sipërmarrësi Gjergj Luca do të zgjerojë edhe më tepër ...
Vetëm dy ditë na ndajnë nga Samiti për Ukrainën që do të m...
Kjo foto që po publikojmë nuk është një material i ri, pas...
Tenderi për ndërtimin e Bypass-it 1 Vlorë-Orikum është hap...
Qeveria ka caktuar Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit si a...
Policia e Shkodrës ka njoftuar disa raste të dhunës në fam...
Shoqet e 19-vjeçares Hygerta Meta kanë komentuar se si...
Kryeparlamentari i Bullgarisë, Rossen Jeliazkov, ka vizitu...
Është shtyrë seanca për këngëtarin Luiz Ejlli nga Gjyk...
Këtë të hënë, datë 26 shkurt 2024, po ju njohim me titujt ...
Erjona është vetëm 19 vjeçe dhe ka sjellë në “Shihemi në G...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...