Dosja “Gërdeci”/ 6 ish-zyrtarët që Mediu ka kërkuar të pyeten si dëshmitarë
Mbrojtja e ish-ministrit, Fatmir Mediu në seancën e GJ...

Gjykata ka pranuar kërkesën e ish-ministrit Fatmir Mediu për gjykim normal dhe jo të shkurtuar.
Mësohet se procesi do të vijojë me gjykim të zakonshëm.
Mbrojtja e ish-ministrit, Fatmir Mediu në seancën e GJKKO-së, ka kërkuar të pyeten rreth 90 dëshmitarë, ish-zyrtarë të ministrisë, qeverisë por edhe përfaqësues kompanish.
Mediu ka kërkuar të pyeten si dëshmitarë:
Pandeli Majko, në cilësinë e ish-ministrit të Mbrojtjes sepse ai ka miratuar dokumentet kryesore të sigurisë, urdhrat për menaxhimin e municionit të tepërt dhe shkatërrimin e tyre. Gjithashtu është përgjegjës për kontratën me kompanitë private të financuara nga donatorët për demontimin.
Besnik Mustafaj, në cilësinë e ish-ministrit të Jashtëm nga viti 2005 deri në vitin 2007. Ky i fundit ka qenë i ngarkuar për koordinimin e Komisionit Ndërministror të Integrimit në NATO, në përgatitjen dhe implementimin e detyrimeve të MAP (plani i detyrimit për anëtarësimin), si dhe negociatori kryesor në Këshillin e Atlantikut në Bruksel.
Ridvan Bode, në cilësinë e ish-ministrit të Financave për periudhën 2005-2013. Ai ka qenë pjesë e miratimit të vendimit të Këshillit të Ministrave nr.138 / 2007 për demontimin e municioneve të tepërta, si dhe miratimin e vlerësimin e buxhetit të mbrojtjes në kuadër të anëtarësimit në NATO.
Aldo Bumçi, në cilësinë e ish-ministrit të Drejtësisë në kohën kur u miratua vendimi i Këshillit të Ministrave për VKM nr.138/2007 për demontimin e municioneve.
Mimi Kodheli, në cilësinë e ish-ministres së Mbrojtjes për periudhën 2013-2017, periudhë në të cilën ka vazhduar procesi i demontimit.
Besnik Baraj, si ish-zv. ministër i Mbrojtjes, të cilit i janë deleguar kompetenca në nënshkrimin e marrëveshjeve me partnerët për kryerjen e demontimit.
Si dëshmitarë janë ftuar edhe zyrtarë ndërkombëtarë. Bëhet fjalë për gjeneralin e brigadës Georgios Mouroutsos, kolonel Louis L. Boros dhe Gregory Cannata, drejtues të ekipit CUBIC, pranë Ministrisë së Mbrojtjes, të zgjedhur nga Departamenti Amerikan i Mbrojtjes për reformat dhe modernizimin e FA.
Për të dëshmuar për Fatmir Mediun janë ftuar dhe shtetasit e huaj, përfaqësues të kompanisë SAC:
Patric Corneilous Henry
David Clark Howell
Sidney Tison Mac Intyre,
William Merrit Hart,
Sodney Spencer Taylor
Këta dëshmitarë duhet të pyeten dhe të sqarojnë të gjitha rrethanat e çështjes dhe detyrat që kryenin./ CNA
Mbrojtja e ish-ministrit, Fatmir Mediu në seancën e GJ...
Kreu i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, ka inspektuar pu...
Sot po zhvillohet seanca gjyqësore ndaj ish-ministrit ...
Kreu i Partisë së Lirisë ka zbarkuar në zyrën e kreut ...
Këshilli Evropian ka nënshkruar një marrëveshjeje të re me...
Rafineria shqiptare e naftës, ARMO, një objekt i trash...
Sot do të zhvillohet seanca gjyqësore ndaj ish-ministr...
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka zhvilluar një ...
Përgjatë periudhës janar-korrik të këtij viti 58,072 fëmij...
Gazetari Artan Hoxha është takuar këtë të enjte në Pra...
Mesditën e kësaj të enjteje është liruar nga burgu biznesm...
Qeveria ka vendosur krijimin e një shoqërie aksionare në p...
Një 48-vjeçar banues në fshatin Levan, Fier, është vën...
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Nok...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, thotë se korrupsioni ...
Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, thotë se n...
Deputeti Gazment Bardhi ditën e sotme ka treguar se në vit...
Gazetarja Sidorela Gjoni provokoi Gazment Bardhin gjatë nj...
KAS ka rrëzuar kërkesën e opozitës për zgjedhjet në Kukës....
Një 40-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi akuzohet ...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...