Çështja “Gërdeci”/ Sot, seanca gjyqësore ndaj ish-ministrit Mediu
Sot do të zhvillohet seanca gjyqësore ndaj ish-ministr...

Rafineria shqiptare e naftës, ARMO, një objekt i trashëguar nga periudha e komunizmit për përpunimin e naftës vitet e fundit është çmontuar për skrap, por ende dhjetëra kërkesa nga përmbaruesit i drejtohen Qendrës Kombëtare të Biznesit për bllokimin e kuotave të kompanisë.
Këto ditë Dogana e Fierit ka dorëzuar nëpërmjet përmbaruesit një kërkesë për sekuestro në QKB ndaj subjektit ARMO.
Bëhet fjalë për një shumë prej rreth 120 milionë lekësh (rreth 1,1 milionë euro). Të dhënat tregojnë se borxhi i ARMO-së ndaj doganës së Fierit është krijuar që në vitin 2013 dhe urdhri i ekzekutimit me forcë është lëshuar në vitin 2016. Ndërkohë që borxhi është krijuar kur kompania ka qenë në funksion, doganat kërkojnë arkëtimin e tij, ndonëse tashmë linja kryesore e ARMO-s, rafineria, është çmontuar.
Të dhënat nga QKB tregojnë se edhe përgjatë këtij viti një seri kërkesash nga përmbarimi janë për llogari të ARMO-s. Pavarësisht situatës në terren ARMO ka status aktiv në Qendrën Kombëtare të Biznesit.
Përveç doganave ARMO ishte në listën e debitorëve të mëdhenj në tatime me detyrime të akumuluara prej 8,4 miliardë lekësh deri në fund të vitit 2020.
Në vitin 2021 mbi 800 punonjës të kompanisë u hodhën në protestë për gati 13 paga të prapambetura. Dy vjet më parë banka që kishte në administrim i shiti asetet e ARMO-së për rreth 9 milionë euro ndaj kompanisë “Shijaku”, e cila e çmontoi dhe e shiti për skrap një nga veprat më të mëdha të sektorit të industrisë shqiptare.
ARMO ka një histori të komplikuar pas rënies së komunizmit. Pasi u privatizua në vitin 2008 kompania ndërroi pronësi shumë herë duke lënë miliona euro borxhe, që nga pagat dhe sigurimet e punonjësve, detyrime tej tatimet, doganat, bankat dhe shumë subjekte që ishin në marrëdhënie biznesi.
Uzina e Përpunimit të Thellë të Naftës në Ballsh nisi nga puna në vitin 1978 me dy linjat kryesore: përpunimi i lëndës së parë dhe sigurimi i nënprodukteve të naftës nga pikëpamja sasiore dhe përmirësimi i cilësisë. Uzina fillimisht ishte projektuar për të pasur një kapacitet prodhues prej 1 milionë ton naftë bruto dhe 250,000 ton karburante që do të vinin nga rafineritë që tashmë ishin vënë në punë.
Rafineria e Ballshit në kohën kur u ndërtua kishte të gjitha impiantet e nevojshme teknologjikë moderne të përpunimit të naftës gjithashtu edhe sistemet ndihmëse. Në uzinë para privatizimit ishin të punësuar 2200 punëtorë dhe fitimi arrinte në rreth 10-15 milionë dollarë para privatizimit./ Revista Monitor
Sot do të zhvillohet seanca gjyqësore ndaj ish-ministr...
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka zhvilluar një ...
Përgjatë periudhës janar-korrik të këtij viti 58,072 fëmij...
Gazetari Artan Hoxha është takuar këtë të enjte në Pra...
Mesditën e kësaj të enjteje është liruar nga burgu biznesm...
Qeveria ka vendosur krijimin e një shoqërie aksionare në p...
Një 48-vjeçar banues në fshatin Levan, Fier, është vën...
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Nok...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, thotë se korrupsioni ...
Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, thotë se n...
Deputeti Gazment Bardhi ditën e sotme ka treguar se në vit...
Gazetarja Sidorela Gjoni provokoi Gazment Bardhin gjatë nj...
KAS ka rrëzuar kërkesën e opozitës për zgjedhjet në Kukës....
Një 40-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi akuzohet ...
Pas shkretimeve të Luftës së Parë Botërore Shqipëria kisht...
SPAK ka mbyllur hetimet ndaj ish-kryebashkiakut të Bulqizë...
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, tha se sfida më e mad...
Kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj, nga shkolla “Sami Frash...
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, ka bërë me dije se janë...
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e ndodhur në Mat ...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...