
Mesditën e kësaj të enjteje është liruar nga burgu biznesmeni Kastriot Ismailaj, i arrestuar për skandalin CEZ-DIA.
Lajmin e ka bërë të ditur gazetari Artan Hoxha, i cili deklaron se Ismailaj ka lënë qelinë pas 9 vitesh.
Ai shkruan në rrjetet sociale se lirimi ndodhi pasi Autoritetet e Burgut të Fierit plotësuan të gjithë dokumentacionin dhe verifikuan afatet e dënimit.
Kujtojmë se Ismailaj u arrestua më 12 Maj të 2015-ës nën akuzën se përvetësoi nga kompania CEZ, rreth 5 milionë Euro për një shërbim të cilin s’e kishte kryer, duke falsifikuar dokumentat.
Statusi i plotë:
Sot në mesdite eshte liruar pas 9 vitesh burg, Kastriot Ismailaj, pronari i kompanise DIA.
Autoritetet e Burgut te Fierit, pasi plotesuan te gjithe dokumentacionin dhe verifikuan afatet e denimit, vendosen te lirojne nga burgu biznesmenin e perfshire në skandalin CEZ-DIA qe trazoi politiken shqiptare per vite me radhe.
Kastriot Ismailaj, biznesmeni i përfshirë në skandalin CEZ-DIA, u denua me 11 vjet burgim në tetor të vitit 2017 nga Gjykata e Tiranës.
Ismailaj ka qëndruar në paraburgim rreth 2 vjet e 6 muaj që ju llogariten në 3 vjet e 9 muaj. Nga tetori i 2017 deri në mesditen e sotme 7 shtator 2023, ai ka vuajtur pjesen tjeter te denimit.
Kastriot Ismailaj u arrestua më 12 Maj 2015 nga Sektori i Pastrimit te Parave dhe ai i Krimit Ekonomik dhe Financiar.
Ismailaj u akuzua për “mashtrim me pasoja të rënda” dhe “pastrim të parave”, vepra këto të kryera në bashkëpunim me persona të tjerë.
Sipas akuzës, Ismailaj duke falsifikuar dokumentat arriti të përvetësojë nga kompania CEZ, rreth 5 milionë Euro për një shërbim të cilin s’e kishte kryer.
Çështja u rikthye në dyert e SPAK pas një kërkesë që deputeti Taulant Balla bëri për rigjykimin e dosjes në vitin 2020 në ngarkim të disa personave, ndër ta edhe ish-kryeministrit Sali Berisha.
Biznesmeni ishte pronari i kompanisë “DIA”, e cila lidhi marrëveshje me “CEZ-Albania” me qëllim mbledhjen e borxheve financiare të klientëve që kishin detyrime financiare në mospagimin e energjisë elektrike në Shqipëri.
Por kjo marrëveshje ishte një dështim total dhe mashtrim me vlerë dëmi 5 milion euro. Për shkak të humbjeve të mëdha, që pësoi kompania me qendër në Pragë dhe mos mbledhja e borxheve, shteti Shqiptar vendosi të largojë firmën energjitike Çeke,“CEZ-Albania”.
Për rrjedhojë CEZ, nisi proces arbitrazhi kundër Shqipërisë për dëmet dhe Shqipëria u detyrua t’i paguajë CEZ-it 95 milionë euro për të rimarrë pronësinë e kompanisë.
Ndërsa në Shqipëri, prokuroria nisi paralelisht një proces penal, duke arrestuar e dënuar me 11 vite burgim Kastriot Ismailaj.
Njëherësh këtij të fundit ju konfiskuan 5 milion euro në llogaritë e tij bankare, duke ja kaluar buxhetit të shtetit. Marrëveshja “CEZ Albania” dhe “DIA”, vijon të hetohet nga SPAK dhe shfaqë shqetësim për funksionare dhe ish-funksionare të lartë të shtetit./ CNA
Qeveria ka vendosur krijimin e një shoqërie aksionare në p...
Një 48-vjeçar banues në fshatin Levan, Fier, është vën...
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Nok...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, thotë se korrupsioni ...
Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, thotë se n...
Deputeti Gazment Bardhi ditën e sotme ka treguar se në vit...
Gazetarja Sidorela Gjoni provokoi Gazment Bardhin gjatë nj...
KAS ka rrëzuar kërkesën e opozitës për zgjedhjet në Kukës....
Një 40-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi akuzohet ...
Pas shkretimeve të Luftës së Parë Botërore Shqipëria kisht...
SPAK ka mbyllur hetimet ndaj ish-kryebashkiakut të Bulqizë...
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, tha se sfida më e mad...
Kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj, nga shkolla “Sami Frash...
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, ka bërë me dije se janë...
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e ndodhur në Mat ...
Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministrja e Infrastruktur...
Kryeministri Edi Rama ka takuar sot organizatorët e FORMUL...
Dy turistëve francezë që kishin mbetur të bllokuar në vend...
Fredi Beleri ka paraqitur dy rekurse të reja në Gjykatën e...
Një aksident ka ndodhur paraditen e kësaj të enjteje në Qa...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...