Takimi dhe bashkëpunimi me Kryepiskopin Anastas/ Fortlumturia e Tij: Vizioni i tij ishte të ndërtonte një kishë solide lokale
Kryepsikopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, For...

Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Fortlumturia e Tij Joani, në intervistën e dhënë për emisionin "Opinion" me gazetarin Blendi Fevziu, i ka dhënë përgjigje pyetjes nëse përkatësia etnike e Kryepiskopit Anastas dëmtoi autoqfalinë e Kishës Ortodokse të Shqipërisë.
Kryepiskopi Joan tha se Kryepiskopi i ndjerë Anastas e forcoi autoqefalinë përmes ndërtimit të HEC-eve, pasi pa to KOASH-i do të kishte falimentuar.
Gazetari Blendi Fevziu: A e dëmtoi përkatësia e tij greke autoqefalinë shqiptare?
Kryepiskopi Joan: Ndoshta shpeshherë në media, por puna që bëri ai forcoi autoqefalinë. Po të mos kishte bërë punën e madhe me HEC-et për kishën ne sot do të kishim falimentuar, kjo ishte një vepër për të ruajtur pikërisht autoqefalinë e Shqipërisë dhe kur ka ardhur në fillim Kryepiskopi që u dërgua nga Patriarkana i vuri disa kushte: një nga kushtet ishte që të mos cenohet autoqefalia sepse kishin dalë disa teologë në Greqi që thoshin që kisha nuk ekziston dhe që Autoqefalia ka mbaruar.
Fevziu: Pra që e ka kryer misionin e saj që nga Kongresi i Beratit dhe deri më pas.
Kryepiskopi Joan tha se një nga kushtet që i vuri Kryepiskopi Anastas Patriarkanës ishte ndërtimi i një kishe lokale solide dhe jo një koloni pasi pa qenë solide nuk do të kishte të ardhme dhe të mos cenohej autoqefalia.
Kryepiskopi Joan: Një nga kushtet që vuri Kryepiskopi Anastas ishte dhe kjo sepse në vizionin e tij ai e kuptonte që nëse nuk do të ndërtohej një kishë lokale solide nuk do të ketë të ardhme ajo gjë. Në intervistën e fundit që ka dhënë në Greqi pikërisht këtë ka thënë: “unë nuk shkova atje (në Shqipëri) për të ndërtuar një koloni, por për të ndërtuar një kishë”.
Në Greqi populli dhe pjesa më e madhe e nderon e adhuron, por kishte njerëz që nuk iu duk aq grek sa duhet sipas tyre.
Fevziu: Normal sepse ka radikalë, për shqiptarët nuk ishte aq shqiptar, për grekët nuk ishte aq grek sa duhet dhe kjo ndodh rëndom.
Kryepiskopi Joan: Vepra tregon.
Kryepiskopi Joan komentoi edhe prejardhjen e kryepiskopit Anastas dhe tha se ai nga nëna mbanin mbiemrin Malltezi që ishin me origjinë nga Preveza, por nuk mund të jepte një përgjigje për etninë.
Fevziu: A është e vërtetë që ishte me origjinë shqiptare nga e ëma? Sepse në CV-në e publikaur nga kisha thotë se vjen nga familja Malltezi?
Kryepiskopi Joan: Malltezi janë nga Preveza, ka mundësi të kenë qenë, nuk mund të them se çfarë ishin.
Teksa foli për figurën e Kryepiskopit të ndjerë Anastas Fortlumturia e Tij Joani tha se ai ishte një njeri zemërdhembshur që dëgjonte problemet e të gjithëve, një njeri që ishte i qëndrueshëm në veprën e tij.
Fevziu: Si ishte në jetën e përditshme?
Kryepiskopi Joan: Kryepiskopi Anastas ishte një njeri i thellë, zemërdhembshur, përpiqej që të kuptonte nevojat e gjithsecilit për t’i plotësuar, por në të njëjtën kohë ishte edhe i qëndrueshëm në veprën e tij./CNA
Kryepsikopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, For...
Këtë të enjte po ju njohim me disa prej titujve kryesorë t...
Kryepiskopi Joan është shprehur në intervistën për "Opinio...
Kryepiskopi Joan deklaroi në emisionin Opinion se 20% e po...
Kryepiskopi Joan në emisionin Opinion me Blendi Fevziun ka...
Në një intervistë të rrallë me gazetarin Blendi Fevziu në ...
Kryepiskopi Joan në një rrëfim ndryshe për jetën e tij ka ...
Në emisionin Opinion me Blendi Fevziun, Kryepiskopi Joan k...
Gazetari Blendi Fevziu ka zhvilluar një intervistë mjaft t...
Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, For...
Gazetari italian, Sigfrido Ranucci, ka folur mbrëmjen e so...
Gazetari italian, Sigfrido Ranucci ka folur mbrëmjen e sot...
Altin Gjeta, analist dhe pedagog në Universitetin e Bi...
Profesori dhe politikani famoz Pëllumb Pelinci përmes një ...
Në 10-vjetorin e Këshillit të Investimeve, zëvendëkryemini...
Një banesë në fshatin Sovjan të Bashkisë Maliq është përfs...
Ilir Beqaj ka sulmuar ashpër kryetarin e Gjykatës së Lartë...
Shtatë pasuri të llojit “Arë” në Lezhë, janë konfiskuar ng...
Sot bëhen 34 vite nga zgjedhja e Tërëshenjtërisë së Tij, I...
Këshilli i Lartë Gjyqësor ka caktuar në detyrë 42 magjistr...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...