Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...

Kryepiskopi Joan është shprehur në intervistën për "Opinion" se një person mund të ndryshojë besimin e tij por nuk mund të ndryshojë etninë. Ai u shpreh se mohimi i etnisë është një mohim i Zotit, pasi shtoi se është Ai që e ka vendosur etninë e një personi që lind.
Më tej, Fortlumturia e tij ka folur edhe për harmoninë fetare në Shqipëri, ku shprehet se kjo dëshmohet edhe nga vizitat që drejtuesit e komuniteteve fetare në vend vizitojnë dhe urojnë njëri-tjetrin për çdo festë fetare.
Ai shtoi se nëse drejtuesit e komuniteteve fetare do të konfliktohenin, edhe njerëzit do të kishin konflikte me njëri-tjetrin. Kryepiskopi tha se një marrëdhënie e tillë është e rrallë për tu gjetur në vende të tjera të botës.
Pjesë nga rrëfimi i Kryepiskopit Joan:
Kryepiskopi: Kjo është një temë shumë e rëndësishme dhe ndoshta të më lejosh pak ta shpjegoj, ortodoksët shqiptarë në jug kishin mundësi për të ndërruar disa gjëra. Mund të shpalleshin që në fillim si grekë. Në atë kohë.
Fevziu: Flasim që në fillimet pas pavarësisë, po.
Kryepiskopi: Të gjithë ata u shpallën, ose pjesa më e madhe thashë, u shpallën si shqiptarë dhe e kanë ruajtur atë gjë. Afrimi ishte kulturor me grekët, se ishte i njëjti besim, i njëjti rit që bëhet, si do të jetë, siç ndjehet për shembull një katolik, ndjen një afrim shpirtëror me katolikët në Itali ose me të tjerët, ose me katolikë të tjerë që janë. Unë besoj kjo më tepër ka qenë një përshtypje mediatike. Po. Duke u përsëritur vazhdimisht këto gjëra, pa njohur mirë historinë, sepse pjesëmarrja e ortodoksëve në rilindjen dhe në pavarësinë është evidente. Po të mos ndjeheshin shqiptarë, nuk do e bënin atë ata. Po ata ishin shqiptarë, e ndjeheshin shqiptarë. Dhe unë besoj pjesa më e madhe e atyre, ose të paktën ata që njoh unë, nga ata, gjithmonë e kanë pasur këtë gjë. Afrimi kulturor ka qenë diçka tjetër. Kjo ka marrë përmasa shpeshherë në media, vazhdimisht nga, duke mos njohur mirë shumë pjesë të historisë.
Fevziu: Jo vetëm aq, por kam përshtypje, ka një pretendim ose një perceptim që shpeshherë grekët janë unifikuar me besimin fetar. Pra, nacionalizmi, nacionaliteti dhe besimi fetar kanë qenë një. Tek shqiptarët, për arsye të përkatësisë në katër besime fetare, dy po i ndajmë dhe myslimanët në shiitë dhe sunitë, pra në Bektashi dhe myslimanë, nuk mund të identifikohej nacionaliteti me fenë. Sepse ndryshe ne do kishim probleme shumë të mëdha. Kjo ndoshta ka qenë një nga keqkuptimet e para.
Kryepiskopi: Edhe kjo, po nuk ka ndodhur vetëm në Greqi, ka ndodhur dhe në Serbi. Identifikimi i fesë. Në kuptimin e thellë fetar, kjo gjë nuk është. Sepse, pse? Etnia është diçka që ne nuk e ndryshojmë. Ne mund të ndryshojmë besimin. Çdo njeri është i lirë.
Fevziu: Etnia është diçka që ti lind, por nuk e zgjedh dot, kurse besimin ti mund ta zgjedhësh në jetën tënde.
Kryepiskopi: Madje, unë besoj që mohimi i etnisë është një mohim i Zotit. Sepse, nëse Zoti ty të ka lindur si shqiptar, si italian, si grek, nuk je ti që e ndryshon. Është si puna e gjinisë. As gjininë nuk mund ta ndryshosh. Është diçka që je krijuar në atë formë.
Fevziu: Tani po i vijnë rrotull me ligje dhe mund ta shohim dhe kështu edhe ashtu po.
Kryepiskopi: Po pikërisht, prandaj dhe ne e kundërshtojmë këtë. E kundërshtojmë edhe si një fyerje karshi Perëndisë. Se s'mund të ndryshosh këto gjëra, as etninë nuk e ndryshon dot.
Fevziu: E ka zgjedhur përkatësinë gjinore tënde që në lindje.
Kryepiskopi: Edhe në Shkrimin e Shenjtë gjithmonë flitet që të gjithë popujt, të gjitha gjuhët, të gjithë ato, gjithsekush ka një etni të caktuar. Por, besimi është një zgjedhje që bën çdo person për atë që beson. Dhe nacionalizmi...
Fevziu: Pra, me përkatësinë etnike ne lindim, kurse besimin e zgjedhim.
Kryepiskopi: E zgjedhim. Është e drejta e çdo njeriu që të besojë, ose mos të besojë, ose ta ndryshojë besimin e tij fetar. Po jo etninë. Etnia nuk mund të ndryshohet.
Fevziu: Jo, etninë s'e ndryshon dot.
Kryepiskopi: Dhe në kuptimin e thellë fetar, duhet të kemi atë kujdesin që nuk mund të jetë etnia, të identifikohet gjithmonë me besimin. Ti mund të jesh, për shembull, pjesëtar i një etnie, po ndoshta besimin nuk e ke.
Fevziu: Mund të jesh një serb dhe një grek, nuk janë e njëjta etni, po mund të jenë në të njëjtin besim fetar.
Kryepiskopi: Kështu që,etnia gjithmonë duhet të jetë diçka personale e njeriut që nuk ndryshohet. Dhe ne vazhdimisht e kemi, në të gjitha, të paktën në teori, konferencat pan-ortodokse, vazhdimisht, madje është një sinod ekumenik që ka dënuar "filetizmin". Në kuptimin kur ti e vendos atë si mbi të gjitha të tjerat. Kisha është universale. Kisha është katolike. Katolike vjen nga greqishtja, që përfshin të gjithën, "kath olikos", që përfshin të gjithën. Nuk ndan. Sepse kisha nuk është për uniformitetin, të gjithë një etni. Është për unitetin.
Fevziu: Kam përshtypjen që ka dhe një, nëse i kthehemi pas relacioneve historike, ka dhe një lloj paragjykimi që ka ardhur nga angazhimi i klerikëve grekë me origjinë greke, në momentet e para të shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë. Betejat për të mos njohur gjuhën shqipe, betejat e tjera për të mos lejuar krijimin e një kishe autoqefale shqiptare. Ju e njihni shumë mirë historinë e Fan Nolit i cili u dorëzua prift në një peshkop rus për arsye se nuk lejohej që të bënte tentativën e tij për të krijuar. Pra, a ka pasur një keqkuptim të krijuar në këto raporte mes kishës ortodokse greke dhe asaj shqiptare që çuan?
Kryepiskopi: Po, padyshim që derisa kur shikohet në këtë formë, gjithmonë do të ndodhin përplasje. Por duhet të kuptojmë dhe proceset historike. Në fillim, nacionalizmi në vendet e Ballkanit e duk si një nevojë shumë e madhe për t'u çliruar.
Fevziu: Patjetër.
Kryepiskopi: Dhe shpeshherë dhe klerikët e përkrahën këtë formë. Po nganjëherë kjo u kthye si bumerang. Në kuptimin që krijoi përçarje. Se një etni do e përjashtonte etninë tjetër. Po, patjetër. Edhe një luftë e përgjakshme është bërë ndërmjet grekëve dhe bullgarëve. Të dy ishin ortodoksë. Po ishte një luftë ndëretnike, jo ndërfetare.
Fevziu: Jo ndërfetare, s'kishte lidhje me fenë. Kishte lidhje me faktin me Selanikun.
Kryepiskopi: Me problemet e tyre, çfarë, çfarë pretendonin. Dhe në kuptimin kishtar, për shembull, një teolog shumë i famshëm, Aleksandër Shmeman, ga rusët e bardhë që shkuan në Francë, pastaj në Amerikë, ai e ka quajtur këtë proces "murtaja etnike" brenda kishës. Abuzohet mbi etninë për arsye politike, gjeostrategjike, çfarë mund të kenë shtetet e ndryshme. ajo që duhet të bëjë vazhdimisht kisha dhe duhet të predikojë vazhdimisht kisha, është pikërisht kjo gjë. Që etnia nuk mund të ndryshohet. Patjetër. Dhe të gjithë popujt janë të ftuar që të jenë pjesë e kishës. Nuk është se ka popuj të privilegjuar dhe popuj më pak të privilegjuar.
Fevziu: A ka një harmoni kaq të madhe sa thuhet mes besimeve fetare në Shqipëri? Një miku im, për shembull, Fatos Lubonja e quan që kjo harmoni vjen nga mungesa e besimit në fakt të thellë shqiptarëve. Janë shumë, shumë elementë. Jo nga besimi i thellë, po nga mosbesimi.
Kryepiskopi: Deri tani në vendin tonë, vetë fakti që asnjë nga klerikët zyrtarë, kanonikë, të çdo grupimi, nuk ka dalë e ka folur kundër të tjerëve. Vetë fakti që ne vizitojmë njëri-tjetrin për festat fetare. Ne nuk jemi në aparat matës se çfarë mendojnë njerëzit në zemrat e tyre, po vetë fakti që ne japim një dëshmi, është një dëshmi shumë e rëndësishme. Edhe në Korçë kur më shikonin mua së bashku me myftiun, të gjithë ndjeheshin mire. Në qoftë se do e shikonin duke u grindur, do përçanin dhe komunitetin.
Fevziu: Absolutisht do përçanin dhe komunitetin, pa diskutim.
Kryepiskopi: Dhe në këtë formë, besoj që është një element për t'u lavdëruar.
Fevziu: Shumë veta e përmendin raportin tuaj me myftiun në Korçë, në momente delikate të tensioneve fetare, që në fakt nuk shmangen dot.
Kryepiskopi: S'shmangen, se gjithmonë mund të jenë prona.
Fevziu: Po në raport me drejtuesit e komuniteteve fetare tashmë që ju drejtoni Kishën Ortodokse Autoqefale, si i keni?
Kryepiskopi: Unë besoj që janë marrëdhënie jashtëzakonisht të mira dhe rrallë mund të gjenden në vende të botës. Ne kemi një Këshill Ndërfetar. I cili drejtohet me rotacion. Çdo vit nga njëri nga drejtuesit. Në të cilin nuk bëjmë diskutime, debate teologjike, po bëjmë diskutime të jetës, dialog i jetës. Për shembull, për çështjet etike, kemi të njëjtin qëndrim. Për çështjet e pronave, drejtësisë e këtu, kemi të njëjtin qëndrim. Vetë fakti tregon që, ja dhe për me rastin e kësaj ligjit për gjininë, kisha, komuniteti mysliman, Bektashi, të gjithë, katolikë, bëmë një deklaratë të përbashkët. Gjithmonë me respekt, drejtuar të tjerëve dhe personave që janë përgjegjës për legjislacionin. /CNA
Kryepiskopi Joan deklaroi në emisionin Opinion se 20% e po...
Kryepiskopi Joan në emisionin Opinion me Blendi Fevziun ka...
Në një intervistë të rrallë me gazetarin Blendi Fevziu në ...
Kryepiskopi Joan në një rrëfim ndryshe për jetën e tij ka ...
Në emisionin Opinion me Blendi Fevziun, Kryepiskopi Joan k...
Gazetari Blendi Fevziu ka zhvilluar një intervistë mjaft t...
Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, For...
Gazetari italian, Sigfrido Ranucci, ka folur mbrëmjen e so...
Gazetari italian, Sigfrido Ranucci ka folur mbrëmjen e sot...
Altin Gjeta, analist dhe pedagog në Universitetin e Bi...
Profesori dhe politikani famoz Pëllumb Pelinci përmes një ...
Në 10-vjetorin e Këshillit të Investimeve, zëvendëkryemini...
Një banesë në fshatin Sovjan të Bashkisë Maliq është përfs...
Ilir Beqaj ka sulmuar ashpër kryetarin e Gjykatës së Lartë...
Shtatë pasuri të llojit “Arë” në Lezhë, janë konfiskuar ng...
Sot bëhen 34 vite nga zgjedhja e Tërëshenjtërisë së Tij, I...
Këshilli i Lartë Gjyqësor ka caktuar në detyrë 42 magjistr...
Babai i të shumërkërkuarit Ervis Martinaj, Mustafa Martina...
Shqipëria ka bërë përparim të konsiderueshëm në zbatimin e...
Një aksident rrugor ka ndodhur në aksin Sarandë-Skërficë, ...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...