Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...

Sot bëhen 34 vite nga zgjedhja e Tërëshenjtërisë së Tij, Imzot Bartholomeut si Patriark i 270-të i Kostandinopojës, Romës së Re dhe Patriark Ekumenik.
Më 22 tetor 1991, me këtë zgjedhje, historia e Kishës Orthodhokse mori një drejtim të ri. Vendimi i Sinodit të Shenjtë të Përhershëm të Patriarkanës Ekumenike, për të zgjedhur atëherë Mitropolitin e Halkidonit, erdhi në një kohë të ndjeshme për Orthodhoksinë Botërore dhe sidomos për Kishat që dilnin nga dekada represioni komunist në vendet e Evropës Lindore, përfshirë edhe Kishën Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë.
Në deklaratën e tij të parë pas zgjedhjes, Tërëshenjtëria e Tij Bartholomeu theksoi se ajo që i mungon njeriut të shekullit të 20-të, përkundër arritjeve të pabesueshme, është dashuria. Ai premtoi që i gjithë baritimi i Tij do të ndërtohej mbi vepra dashurie, uniteti dhe përkushtimi ndaj Kishës së Shenjtë të Krishtit.
Përmes një njoftimi të rastit, Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë ka ndarë një mesazh mbi veprat dhe devotshmërinë e Patriarkut Bartholome.
Gjatë 34 viteve të shërbesës së tij të palodhur, Patriarku Bartholome ka dëshmuar me vepra përkushtimin ndaj këtij vizioni. Ai ka udhëhequr Patriarkanën Ekumenike me urtësi, duke e shndërruar atë në një qendër dialogu, paqeje dhe pajtimi, duke qenë një zë i fuqishëm shpirtëror jo vetëm për botën orthodhokse, por për mbarë njerëzimin.
Patriarku Ekumenik Bartholomeu ka luajtur një rol të jashtëzakonshëm në njohjen dhe mbështetjen e ringritjes së Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, pas dekadave të persekutimit ateist. Ai ka treguar mbështetje të vazhdueshme për Fortlumturinë e Tij, të lumurin Kryepiskopin Anastas, që prej ditëve të para të misionit të tij në Shqipëri, duke vlerësuar kontributin e jashtëzakonshëm të tij në ringjalljen e jetës kishtare. Në vijim të kësaj marrëdhënieje të ngushtë vëllazërore, Patriarku Ekumenik ka vizituar Shqipërinë, duke dëshmuar dashurinë e tij për popullin tonë dhe duke forcuar lidhjet shpirtërore me Kishën tonë Autoqefale. Këto vizita kanë qenë momente historike dhe të paharruara të cilat kanë frymëzuar besimtarët dhe kanë thelluar bashkëpunimin mes dy Kishave.
Së fundmi, në datat 13-17 qershor 2025, me rastin e vizitës zyrtare të delegacionit të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë në Fanar, Patriarku Ekumenik organizoi një mikpritje madhështore për Fortlumturinë e Tij, imzot Joanin, Kryepiskopin e Tiranës, Durrësit dhe Gjithë Shqipërisë dhe delegacionin që e shoqëronte, duke treguar edhe një herë dashurinë dhe vlerësimin e tij të veçantë.
Gjatë fjalës së Tij drejtuar Kryepiskopit tonë Joan ndër të tjera theksoi: “Mirë se erdhët, Fortlumturi, në Konstandinopojë, në Fanar! “I bekuar është ai që vjen në emrin e Zotit!” Nuk keni ardhur në një vend të huaj! Keni ardhur në shtëpinë tuaj! Në shtëpinë e Nënës suaj!
… Prej shumë kohësh, pra, nuk jeni vetëm i njohur për ne, por edhe tepër i afërt dhe veçanërisht i dashur për të gjithë! Ju kemi njohur, Fortlumturi, për shumë vite si bashkëpunëtorin më të besuar dhe më të çmuar të paraardhësit tuaj të ndjerë, të të paharruarit dhe të papërsëritshmit Kryepiskopit Anastas, Apostullit të ri të Shqipërisë! Së bashku keni mbajtur me durim të madh të nxehtin e ditës dhe të ftohtin e natës për më shumë se tridhjetë vite të vështira!
… Ju dalloheni për burrëri dhe trimëri, për fisnikëri dhe ndershmëri, për dije të thelluara teologjike, formim shpirtëror, mendje të mprehtë dhe zell hyjnor për shërbesën. Ju karakterizon një përkushtim i palodhur, besnikëri e devotshme ndaj themeleve të traditës kishtare dhe të rendit kanonik, si dhe dashuria e madhe dhe vetësakrifikuese për popullin tuaj, për bashkepiskopët dhe bashkëpunëtorët tuaj, për atdheun tuaj të bekuar. Horizontet tuaja janë të hapura dhe të gjera dhe në shumë mënyra keni dëshmuar se jeni një “enë e zgjedhur” e Shpirtit të Shenjtë, “për të bërë të njohur emrin e Zotit para kombeve, para mbretërve” (Vep. 9:15).
Gjatë vizitës u theksua rëndësia e misionit të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, dialogu ndërfetar dhe kontributi i saj për paqen dhe bashkëjetesën në rajon.
Përvjetori i sotëm nuk është vetëm një kujtim i një dite historike, por një thirrje për reflektim dhe falënderim ndaj Trinisë së Shenjtë për dhuratën e udhëheqjes së Tij./CNA
Këshilli i Lartë Gjyqësor ka caktuar në detyrë 42 magjistr...
Babai i të shumërkërkuarit Ervis Martinaj, Mustafa Martina...
Shqipëria ka bërë përparim të konsiderueshëm në zbatimin e...
Një aksident rrugor ka ndodhur në aksin Sarandë-Skërficë, ...
Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, For...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra ka...
Avokati i ish-presidentit Ilir Meta, Ilir Cakrani, ka reag...
Erion Veliaj dhe Mero Baze vijojnë mashtrimin e tyre publi...
Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ka reaguar lidhur...
Laguna e Vainit ishte në fokus të inspektimeve të kryera n...
Prokuroria e Fierit ka vendosur të dërgojë në gjyq ish-dre...
SPAK ka dërguar për gjykim 6 të pandehur për korrupsion ...
Drejtuesja e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, Mimoza...
Ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka ka paraqitur në Gjykat...
Drejtorja e Përgjithshme Ekzekutive e Autoritetit të Mbikë...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar sot teksa vijon edhe në n...
Prokuroria e Posaçme ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar ...
Minatorët e minierës së bakrit në Spaç të Mirditës kanë vi...
Lezha është zgjuar mes trafikut mbytës dhe kaosit urban pë...
Mëngjesin e sotëm janë regjistruar disa lëkundje tërmeti n...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...