
Luan Kapaj është personi që u cilësua si një “piroman” nga ministria e Mbrojtjes, pas publikimit të videos, ku ai shihej duke ndezur një zjarr në Sazan.
CNA.al raportoi se ai në fakt nuk ishte autor i zjarrvënies që ka “pushtuar” ishullin e Sazanit, por shefi i zjarrfikëseve të Vlorës.
Është i njëjti zjarrfikës hero që u nderua nga kryeministri Edi Rama në dhjetor të vitit 2019 me medaljen e artë, pasi mori pjesë në operacionet e kërkim-shpëtimit nga tërmeti i 26 nëntorit në Durrës dhe shpëtoi dy persona.
"Ndodh që kur dikush bën mirë një punë, njerëzit thonë 'detyrën po bën', por dallimin e bën pikërisht përkushtimi dhe cilësia në kryerjen e detyrës. Me shumë respekt dëshiroj të dorëzoj këtë medalje dhe të them se jam i privilegjuar dhe i prekur që jam pranë teje, sepse në kushtet e jetës së përditshme njerëzit si ti janë thjeshtë në jetën e tyre dhe ne rrallë i shohim. Të jam shumë mirënjohës dhe të falënderoj për gjithçka", tha Rama asokohe.

Nga ana tjetër, zjarrfikësi premtoi se do të vijonte që t’i shërbente atdheut deri ditën e fundit të jetës.
"Më shumë sesa krenarë më bën krenarë për dy qytetarët e mi që marrin ajrin e kësaj toke dhe shikojnë dritën e diellit. Do i shërbej popullit tim deri në ditën e fundit të jetës sime", tha ai. Dy qytetarët që Kapaj u shpëtoi jetën ishin të pranishëm duke duartrokitur vlerësimin për zjarrfikësin, ndërsa njëri prej tyre u shpreh se "Luani më shpëtoi jetën. Kishte zemër të madhe, sikur ka emrin ishte edhe vetë". Kryeministri Edi Rama e mbylli ceremoninë me një batutë "vlonjatë jemi, por ti je më vlonjat se unë, asaj pjese ia dedikoj edhe pjesën e fortë", deklaroi Kapaj.

Gjithashtu, Kapaj u vlerësua edhe nga kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli, me titullin ‘Mirënjohja e qytetit’.
“Nuk mund të lija pa vlerësuar heroizmin tuaj, prandaj sot i jap Luan Kapajt titullin mirënjohje e qytetit të Vlorës si drejtues i zjarrfikëseve të Vlorës që sfidoi jetën për nxjerrjen nga rrënojat të jetëve që kërkojnë shpëtim duke u kthyer në simbol heroizmi. Do të shërbejë si burim frymëzimi për qytetarët e Vlorës dhe Durrësit. Tërmeti i jashtëzakonshëm, Luani ishte i pari që nuk pyeti, na bëri krenarë", tha Leli në 2019-ën.
Ndërkohë, sot ministria e Mbrojtjes pa verifikuar personin në video, e shpalli atë “piroman” dhe e fajësoi për zjarrin në Sazan.
Ai ndodhej atje për të vënë një zjarr të kontrolluar, në mënyrë që të ndalonte përhapjen e flakëve në pjesën tjetër të pyllit, duke i bërë pritë./ B.A. – CNA.al
“Lajthitja” e Evi Kokalarit nuk njeh kufij. Sulmet e s...
Dy turistë turq kanë prekur me gjestin e tyre, ata kan...
Ditën e sotme është publikuar një video e një personi ...
Temperaturat e larta të këtyre ditëve kanë shkaktuar v...
Ish-kreu i Emergjencave Civile, Shemsi Prençi, komento...
Aktivistja Evi Kokalari prej disa kohësh ka nisur sulm...
Skena erotike, denigrim, banalitet, për etikë as që...
Një video që dyshohet të jetë bërë mga punonjës të ope...
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka reaguar as...
Gjykata e Lartë e ka nisur vitin 2022 me 35 822 dosje ...
Nënkryetari i PD-së Luçiano Boçi, në një reagim përmes rrj...
Gazetarja Klodiana Lala ka analizuar dëshmitë e të pen...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me situatën...
Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, ka treguar...
Vijojnë kontrollet intensive nga Policia Rrugore për e...
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, në një prononcim...
Profesor Artan Fuga ka reaguar në lidhje me raportimet në ...
Gazetari Andrea Danglli ka publikuar një rast të papre...
Situata në ishullin e Sazanit vijon të jetë mjaft krit...
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka komentuar sit...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...