web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Merimanga” e punësimeve të familjarëve të prokurorëve në Bashkinë Tiranë/ “Top” investigimi i CNA-së në 2023-shin

1 Janar 2024, 15:00, Aktualitet CNA
“Merimanga” e punësimeve të familjarëve të
Arben Kraja

CNA, përgjatë vitit 2023, ka denoncuar dhe ka kryer investigime për një sërë çështjesh, ku mund të përmendim aferën e inceneratorëve, aferën e sterilizimit dhe të “check up”-it.

Por një nga investigimet e rëndësishme që ndër të tjera CNA ka sjellë për lexuesit është skema merimangë e punësimeve të familjarëve të prokurorëve dhe gjyqtarëve në Bashkinë e Tiranës, që janë në konflikt interesi.

CNA e nisi këtë investigim me një nga prokurorët më të rëndësishëm, ish-kreun e SPAK-ut, zotin Arben Kraja.

Sipas të dhënave që CNA siguroi është se mbesa dhe nipi i zotit Arben Kraja rezultuan të jenë të punësuar apo të kenë punuar në Bashkinë e Tiranës.

“Merimanga” e punësimeve të familjarëve të

Entela Lleshi - Kruja dhe Edlir Kruja janë fëmijët e motrës së Arben Krajës, Afërditës.

CNA, në investigimin e plotë, siguroi të dhëna se Entela Lleshi-Kruja, mbesa e zotit Arben Kraja, rezultoi të jetë punonjëse e Bashkisë së Tiranës si përgjegjëse në sektorin e prokurimeve publike, në varësi të shtetasit Taulant Tushe. Ky i fundit i kallëzuar dhe nën hetim nga SPAK-u, në disa raste. Shtetasi Edlir Kruja, nga të dhënat zyrtare, rezulton të ketë qenë jurist pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve dhe Ndriçimit Publik, një institucion në varësi të Bashkisë së Tiranës.

Por CNA nuk e ndali këtu investigimin. I shkoi çështjes më tej duke pyetur prokurorin Arben Kraja në lidhje me konfliktin e interesit që kishte me Bashkinë e Tiranës, pasi po hetonte dhe aferën e inceneratorit të Tiranës dhe fakti që familjarët e tij ishin të punësuar në Bashkinë e Tiranës krijonte dyshime për konflikt interesi që mund të ndikonin edhe në hetime.

Kraja e pranoi që Entela Lleshi - Kruja dhe Edlir Kruja janë mbesa dhe nipi i tij, por nuk pranoi konfliktin e interesit.

Sipas përgjigjes së tij për CNA, Kraja nënvizoi se Entela Kruja, mbesa e tij, është punësuar në Bashkinë e Tiranës përpara se ai të bëhej prokuror i SPAK-ut, apo drejtues i këtij institucioni dhe në dijeninë e tij Edliri kishte punuar në Bashkinë e Tiranës disa kohë më parë, por ishte larguar.

Më tej, Arben Kraja theksoi për CNA se ai nuk ishte në konflikt interesi, sepse nuk kishte pasur asnjëherë asnjë dosje në lidhje direkte me hetimet për Bashkinë e Tiranës.

Ai thekson se Entela Kruja nuk është pjesë e procedurave në lidhje me inceneratorin e Tiranës, ai ka qenë për një kohë si ndihmës për hetimin e kësaj çështjeje dhe më pas për shkak të ngarkesës dhe problematikave të caktuara, ka dhënë dorëheqjen nga kjo dosje.

Gjithashtu, zoti Arben Kraja theksoi se nuk kishte asnjë konflikt interesi, pasi nuk kishte qenë pjesë e ndonjë hetimi apo dosjesh të tjera në lidhje me Bashkinë Tiranë, përfshi këtu thjesht dhe vetëm punët organizative si drejtues i SPAK-ut.

“Merimanga” e punësimeve të familjarëve të

Prokurori Arben Kraja, mohoi të kishte konflikt interesi për shkak të mbesës së tij, e cila punon aktualisht në Bashkinë e Tiranës, apo nipit të tij, i cili ka punuar kohë më parë.

Po ashtu ekskluzivisht për CNA, Kraja bëri me dije se kishte dhënë dorëheqjen nga hetimi për dosjen e inceneratorit të Tiranës.

I pyetur nga CNA, se a kishte lidhje me hetimet për inceneratorin e Tiranës dhe një konflikt të mundshëm interesi pasi familjarë të tij kishin punuar, apo punonin në Bashkinë e Tiranës, Kraja u shpreh se nuk është më pjesë e hetimit të dosjes së inceneratorit të Tiranës, ai ka qenë një prokuror ndihmës që ka marrë pjesë për një kohë të shkurtër, deri në kohën e sekuestros.

Për shkak të dosjeve të shumta dhe ngarkesës që kishte, Kraja kishte vendosur të mos merrte pjesë në hetimin e kësaj dosjeje. Sipas tij, ai nuk kishte kryer kurrë hetime apo të kishte pasur në dorë çështje që lidhen me Bashkinë e Tiranës.

Në fakt, Arben Kraja konfirmoi për CNA, se nuk është pjesë e dosjes që po heton tashmë inceneratorin e Tiranës, pasi sipas tij, ai ka dhënë dorëheqjen./ CNA

 

 




Lajmet e fundit nga