Ndryshon moti në korrik/ Stuhia e madhe i afrohet Ballkanit
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...

Në një konferencë me gazetarët ish-kryeministri Sali Berisha, theksoi edhe njëherë se Edi Rama ka shkelur ligjin e sportit, pasi zonën e klubit Partizani e shndërroi totalisht në zonë urbane.
Berisha theksoi se pas sulmit ndaj familjes së tij për privatizimin e ish-kompleksit "Partizani" fshihen të gjitha veprimet e grupit të strukturuar kriminal Kraja-Millonai-Gjoka.
Ai theksoi se do të vazhdojë t'i bëjë Ramës gjyqin publik për një mungesë të një dokumenti në seancën e parë.
Deklarata e plotë e Berishës:
Edi Rama, i tronditur, i tmerruar nga krimet e tij, ka urdhëruar grupi e organizuar kriminal brenda SKAP-it dhe në Gjykatën Speciale të shkruajë Kushtetutën në tavolinë sipas porosisë së tij.
Shkruarja e Kushtetutës në tavolinë sipas porosisë së Edi Ramës, përbën aktin më të rëndë antikushtetues të 32 viteve të fundit. Akt të cilin, nuk e ka lejuar vetes ta bëjë gjer sot asnjë gjykatës, asnjë prokuror, në asnjë qeveri dhe cilido të ketë qenë ai.
Pas kësaj, fshihen të gjitha veprimet tjera, të grupit të strukturuar kriminal Kraja-Millonai-Gjoka.
Unë jam zotuar të vazhdoj me ju, gjyqin publik kundër Edi Ramës për një mungesë të një dokumenti në seancën e parë, jam i detyruar të rikthehem prape, me një plotësim të asaj seance.
Siç e patë, Edi Rama për ndryshimin e destinacionit, në kundërshtim flagrant me ligjin, të klubit sportiv Partizani nga terren sportiv në zonë urbane, u fsheh duke mashtruar pas ndryshimit të ligjit.
E vërteta është se ai vetë pohoi se para ndryshimit të ligjit, Edi Rama ka firmosur në shkelje flagrante dhe të dënueshme të ligjit të urbanistikës, kalimin nga zonë sportive në zonë urbane dhe ka firmosur lejen e tij, të asaj pjese territori.
Kjo është firma e Edi Ramës. Leja e ndërtimit!
Kjo është leja e sheshit të ndërtimit dhe këtu është firma, në dhunim flagrant të ligjit, e Edi Ramës.
Ndryshimi prapa të cilit u fsheh Rama, e dënon Ramën. Rama dënohet sepse neni 31, ky nen ka kusht, terrenet sportive privatizohen nga pronari ose jepen me koncesion, me kusht që të mos u ndryshojë destinacioni.
Ky është plani i rregullimit të territorit për Tiranën, i hartuar direkt nga Edi Rama me kompaninë zvicerane UrboPlan, nën drejtimin e Artan Agollit dhe Majlinda Dhulit. Udhëheqës Edi Rama, asistent Ed Shalsi.
Zona këtu 12-12 është zona e klubit Partizani, të cilën Edi Rama e ka shndërruar totalisht në zonë urbane.
Pjesa tjetër, Edi Rama në kundërshtim me ligjin e urbanistikës, në kundërshtim me ligjin për sportet të amenduar, e shndërron kundrejt një valixhe, supozohet me euro apo dollarë, e shndërron në zonë urbane tërësisht.
Pra, nëse për të parën tha se aty kishte disa baraka, magazina, këto ishin fusha. Fusha futbolli, volejbolli, basketbolli, etj.
Pra, është Edi Rama, ai që ka shkelur ligjet e vendit. Është Edi Rama ai që duhet të gozhdohet nga një drejtësi e vërtetë dhe jo Sali Berisha. Sali Berisha përkundrazi u ka dhënë garanci terreneve sportive që nuk mund të ndryshojnë destinacionin.
Kjo është e vërteta. Dhe nëse ka një fajtor të vetëm në të gjithë çështjen, ky është Edi Rama, shkelësi i ligjit mbi bazë korrupsionin. Ai mashtroi shqiptarët kur tha se këto të tjerat erdhën pas ndryshimit të ligjit për sportin. Por ja që ligji i sprtit u ndryshua për pronësinë e pronarit, por nuk u ndryshua kurrë për destinacionin. Kjo u bë në kundërshtim me përcaktimet e ligjit të sportit që destinacioni nuk ndryshon./CNA
PS kërkon përjashtimin e 5 deputetëve të Partisë Demokrati...
Marrëveshja mes Shqipërisë dhe Italisë për emigrantët ...
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Shkup, ku do të mbahet ta...
Të mërkurën, do të mblidhet Sekretariati i Etikës për ...
Këtë të mërkurë pritet të mblidhen disa Komisione parlamen...
Ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur se është ...
Pas deklaratave të SHBA dhe Britanisë së Madhe në lidh...
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar këtë të martë një takim...
Sali Berisha nuk ka mohuar përshkallëzimin e aksionit ...
Ish-kryeministri Sali Berisha në një konferencë për mediat...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka akuzuar pr...
Pasi GJKKO, nuk ndryshoi sot masën ndaj ish-kryeminist...
Ndeshja Shqipëri-Ishujt Faroe, e mbajtur mbrëmjen e dj...
Ish deputeti dhe anëtari i Kryesisë së PD-së, Belind K...
Ish deputeti dhe anëtari i Kryesisë së PD-së, Belind K...
Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, ka kom...
Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, i ka d...
Deputeti i PD-së së Bashës, Arbi Agalliu, sulmoi këtë ...
Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve ka gjobitur kry...
Partia Demokratike e Lulzim Bashës ka dalë hapur në sh...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Përplasje mes policisë dhe protestuesve kanë shpërthyer në...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...