
Sapo filloi përplasja e Albin Kurtit me Vuçiçin, menjëherë pasi kryetarët e zgjedhur të komunave qoftë në tre apo katër %, nga zgjedhjet e njohura ndërkombëtarisht në veri të Kosovës shkuan në zyrat e tyre, propaganda e Rilindjes filloi të sulmonte ashpër kryeministrin e Kosovës.
Dy ishin strategjitë.
Së pari, mungesa e respektit ndaj kryeministrit tonë të madhërishëm dhe e dyta se Kurti po bënte thirrje për të dëmtuar turizmin në vendin tonë dhe po hakmerrej duke bllokuar pikat e kalimit, duke bllokuar automjete e të tjera si këto.
Në fakt në një njoftim të bërë publik sot nga Qendra e Menaxhimit të Kufijve të Kosovës raportohet se ka pasur një ulje të flukseve dhe lëvizjeve në pikën e kalimit kufitar në Merdare.
Kuptohet pas tensioneve në veri përplasjet me forcat e policisë së Kosovës dhe ndërhyrjes së KFOR-it diçka e tillë është normale. Nga ana tjetër mediat e Rilindjes na thanë se dhe në Shqipëri po ndodhte e njëjta gjë.
Nuk po flitet për një fluks të madh hyrjesh nga Morina, por sot Qendra e Menaxhimit të Kufijve tha se ka një rritje të numrit të qytetarëve nga Kosova që lëvizin drejt Shqipërisë.
Pra e gjithë propaganda se ishin bllokuar kamionët, se u bëhej thirrje njerëzve të mos shkonin për turizëm në Shqipëri, se kjo bëhej me qëllim nga Kurti për inat të Edi Ramës, se ky i fundit nuk respektoi Edi Ramën e të tjera si këto, apo nuk e dëgjoi “babain” e kombit që kanë zgjedhur ndërkombëtarët e të tjera e të tjera, rezultuan të gënjeshtërta. Gjithçka që kanë raportuar mediat e Rilindjes doli një flluskë sapuni. Qendra e Menaxhimit të Kufijve të Kosovës, siç u raportua sot nga Insajder, tha se janë rritur numrat e qytetarëve të Kosovës që hyjnë në Shqipëri dhe janë ulur në Merdare, në veri të Kosovës.
A thua mediat e propagandës së kryeministrit tonë e kishin për pikën e Merdares, kishin hall për turizmin e Kosovës se sa shumë serbë po hynin e po dilnin nga Kosova apo kishin hallin e turizmit të Serbisë me shqiptarët e Kosovës.
E vërteta vonon, por nuk harron. Sërish propaganda doli hapur, më zbuluar se kurrë. Statistikat thonë të kundërtën e asaj që na tha propaganda e medias së oborrit të kryeministrit tonë, e cila hidhet në sulm sa herë ka një strategji ku veprimet e kreut të qeverisë duhet të jenë ato të të madhërishmit, të lavdishmit, të vetmit, të pacenueshmit, të pakundërshtueshmit, por shifrat dhe faktet hodhën poshtë propagandën e Rilindjes për të krijuar bindjen se Albin Kurti po dëmtonte turizmin në Shqipëri duke u bërë thirrje ai dhe të tijtë qytetarëve të Kosovës të mos vinin me pushime në jug apo në Adriatik apo të pengonte kamionët, mallrat dhe transportet e të tjera si këto.
Në fakt këto të gjitha rezultuan thjesht dhe vetëm gënjeshtra e radhës së mediave të propagandës së Rilindjes./ CNA
Bledi Çuçi u shkarkua nga posti i tij si ministër i Brends...
Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri, ka dhënë...
Partia Demokratike ka reaguar pas emërimit të bujshëm të T...
At Mihal Sanellari u ka bërë thirrje të gjithë shqipta...
Ish-politikani dhe ish-nënkryetari i Kuvendit në vitet 199...
Eksperti i sigurisë, Fation Softa, ka folur në lidhje me k...
Gazetari Arsen Rusta ka komentuar ngjarjet e bujshme t...
Akademiku Artan Fuga ka bërë me dije se ditën e nesërm...
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë në bashkëpunim ...
Gazetari Artan Hoxha me anë të një postimi në rrjetet soci...
Kreu i Grupit të PS Taulant Balla do drejtoje Ministrinë e B...
Bledi Çuçi shkarkohet nga posti i Ministrit të Brendshëm. Çu...
Nga dita e hënë në qytetin e Shkodrës do të ketë ndryshime...
Ditën e sotme është bllokuar gurorja në fshatin Borizanë, ...
Këngëtari dhe ish-noteri, Luiz Ejlli është vënë nën ak...
Një furtunë shkarkimesh po ndodh në Komisariatin e Policis...
Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste në Korçë, Niko ...
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar mish lope pa vu...
Ministria e Arsimit, Evis Kushi, është pyetur sot nga gaze...
Gazetari i mirënjohur, Blendi Fevziu ka reaguar në lidhje ...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...