LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kush e fshehu shoqërimin e drejtorit të Bledi Çuçit?

1 Shkurt 2023, 20:06, Aktualitet CNA
Kush e fshehu shoqërimin e drejtorit të Bledi Çuçit?
Fotomontazh - Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi dhe drejtori i Prokurimeve në Ministrinë e Brendshme, Endri Mullai

Byroja Kombëtare e Hetimit ka shoqëruar dhe marrë në pyetje drejtorin e Prokurimeve në Ministrinë e Brendshme, Endri Mullai.

Burime zyrtare bënë me dije për CNA se operacioni ndodhi 48 orët e fundit, pas disa dyshimeve për interceptime telefonatash dhe informacione të tjera.

Por siç raportoi edhe më herët CNA, e gjithë kjo tentuar të mbahet sekret.

Shoqërimi i drejtorit të Bledi Çuçit nuk është raportuar as nga policia dhe as nga Byroja Kombëtare e Hetimit.

Institucionet kanë filluar të fshehin informacionet në lidhje me marrjen në pyetje të zyrtarëve të lartë.

Kjo duket se nuk është pjesë e ndonjë sekreti hetimor, por duket si mburojë për zyrtarin e Bledi Çuçit./ CNA.al

Lajmet e fundit nga