
Tri ditë më parë Lefter Kokës iu rrëzua nga GJKKO kërkesa për heqjen e masës së sigurisë nga "arrest me burg" për inceneratorin e Fierit.
Për Lefter Kokën masa e arrestit është marrë për 2 çështje.
Për inceneratorin e Fierit dhe atë të Elbasanit.
Meqë masat e sigurisë dikur u dhanë dy dhe të dyja u përcaktuan si "arrest në burg" sot avokatët e Kokës dorëzuan kërkesën për zbutjen e masës së sigurisë, nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie”, për inceneratorin e Elbasanit.

GJKKO megjithëse mund të referonte te vendimi i përpara 3 ditëve e shtyu vendimin për më 7 nëntor.
Megjithëse edhe nëse gjykata zbuste masën e arrestit për Elbasanin, Koka mbetet në burg për Fierin.
Duket pak e çuditshme që avokatët kanë vendosur që të vijojnë procedurën për njërën masë.
Gjykata nuk mundet të ndryshojë masën e sigurisë për Elbasanin dhe ta ndryshojë në "arrest shtëpie" pasi në këtë rast dhe sipas kësaj logjike, Lefter Koka duhet të ndahet në dysh dhe gjysma të rrijë në burg e gjysma në shtëpi.
Kërkesa e avokatëve nuk ka kuptim logjik, por lëvizja e tyre merr kuptim jo nga ajo që ata depozituan, por nga ajo që deklaruan përpara kamerave.
Për ta bërë atë deklaratë duhej sebepi procedural i depozitimit të kërkesës për Elbasanin.
Avokatët e Kokës e quajtën klientin e tyre “kurban” të politikës dhe drejtësisë.

Sipas tyre është absurde mbajtja në paraburgim e një njeriu ende të pafajshëm dhe në gjendje të rëndë shëndetësore.
"E përsëris në gjendje të rëndë shëndetësore, gjendje e cila është konstatuar në mënyrë ulëritëse nga të paktën 5 mjekë që janë përzgjedhur nga Prokuroria, jo nga ne. Miqtë e mi, asnjë ligj brenda shoqërisë demokratike nuk paraburgos njerëz të sëmurë dhe që nuk pengojnë drejtësinë. Në një vend ku gjykata nuk indoktrinohet nga politika gjyqtari nuk mund të bëjë rolin e mjekut. Lefter Koka nuk e pengoi për asnjë çast drejtësinë, tashmë në gjendje të rëndë shëndetësore nuk ka asnjë shans as ta pengojë e as t'i ikë asaj. Lefter koka mbahet në paraburgim padrejtësisht dhe në diskriminim të plotë për vepra, të cilat kanë ndodhur para 8 vitesh dhe të gjitha dosjet administrohen sot nga prokuroria.
Të paraburgosur të tjerë në kushte shumë më të lehta se Lefteri janë lënë të lirë të hetohen", tha avokati Julian Mërtiri.
"Në gjyq do mësoni gjëra që si keni dëgjuar".
Ky është paralajmërimi i avokatit të Lefter Kokës dhe duhet të jetë ky deklarim qëllimi i organizimit të procedurës së depozitimit të ankimimit për masën e arrestit për Elbasanin.
“Do shkojmë në gjyq të hapur, ku ju jeni të ftuar prej nesh të vini e të shihni e dëgjoni vetë se çka ndodhur? Kush bëri çfarë?! Hajdeni në gjyq, mos përhapni më thashetheme me 'WhatsApp'. Hajdeni se mbase do mësoni gjëra që si keni dëgjuar më parë. Lefter Koka është i sëmurë, por është gjallë. Ju faleminderit për vëmendjen. Hajdeni në gjyq”, tha avokati Mërtiri.
Në një kohë kur Alqi Bllako, u la në "arrest shtëpie" dhe do të ndjekë hetimet nga shtëpia, janë shpallur në kërkim, por policia refuzon t'i gjejë, Stela Gugallja dhe Klodian Zoto, ndërsa Lefter Koka mbahet në burg.

Lefter Koka veprat nuk i ka bërë i vetëm. Ai akuzohet për “Shpërdorim të detyrës”, në bashkëpunim, “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”.
Ndaj avokatët e Kokës, me autorizime dhe formulime të qarta të klientit të tyre, sot qartësisht kërcënuan Edi Ramën.
Të presim datën 7 nëntor që të shohim si do të funksionojë presioni./CNA.al
Finalizohet, pas një hetimi disamujor, operacioni policor ...
Ervin Salianji, ka arritur ta shtyjë sërish ditën e burgut...
Prej kohësh tashmë është hedhur në diskutim nëse duhen lej...
Gjykata e Elbasanit ka lënë në burg shtetasin Aqif Bezati,...
Paraditen e sotme rreth orën 11:30 dyshohet se një zonjë 6...
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant B...
Ish-ministri Lefter Koka, prej 10 muajsh ka qëndruar në pa...
Ervin Salianji, i cili edhe sot ka mundur t’i shpëtojë për...
Ervin Salianji, deputet i Partisë Demokratike, i njohur nd...
Ministrja e Drejtësisë në Kosovë, Albulena Haxhiu, tregoi ...
Pedagogët, siç kishin paralajmëruar javën e kaluar, kanë n...
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka shfaqur shq...
Sot nis viti i ri akadamik 2022-2023, ku 19 400 studentë d...
Kryeministri Edi Rama, pas mbledhjes së kryesisë së PS-së,...
Muhamet Rrumbullaku, drejtori i përgjithshëm i policisë ka...
'Doktori i Fiksit', Gent Pjetri, sot është pa punë, që kur...
Një informim më të mirë për pasojat e mundshme të ngushtic...
Tragjedia me tre të vrarë e ndodhur pak ditë më parë në qy...
Gentjan Pjetri i njohur si “Doktori i Fiksit”, ka rrëq...
Në Ditën Botërore të Anestezisë, mjeku Tritan Kalo është k...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...