web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Korrupsion në zgjedhje/ SPAK mbyll hetimet për 4 persona

29 Korrik 2025, 16:08, Aktualitet CNA

Korrupsion në zgjedhje/ SPAK mbyll hetimet për 4 persona

SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim katër persona, të akuzuar për korrupsion në zgjedhje.

Hetimet janë mbyllur për Ndoc Gurin, Arben Kolajn, Ndrekë Lerën dhe Ilir Sokolin.

Nga hetimet u konstatua një skemë korrupsioni gjatë zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit 2021.

Persona të lidhur me një forcë politike u kanë ofruar shuma parash personave të caktuar në këmbim të votës.

 

Njoftimi i SPAK-ut:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (Prokuroria e Posaçme), ka përfunduar hetimet paraprake dhe ka paraqitur para Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar kërkesën për dërgimin e çështjes për gjykim, të procedimit penal nr.117 të vitit 2021 me marrëveshje fajësie në ngarkim të katër të pandehurve, të akuzuar për veprat penale si më poshtë:

Ndoc Guri dhe Arben Kolaj, të akuzuar për veprën penale “Korrupsion pasiv në zgjedhje”, parashikuar nga neni 328/b i Kodit Penal;

Ndrekë Lera dhe Ilir Sokoli, të akuzuar për veprën penale “Korrupsion aktiv në zgjedhje”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 328 dhe 25 të Kodit Penal.

Nga analiza e provave të grumbulluara në kuadër të këtij hetimi rezulton se gjatë zgjedhjeve parlamentare të datës 25 prill 2021, është konstatuar një skemë e qartë e korrupsionit zgjedhor, e cila përfshinte ofrimin e shpërblimeve monetare në këmbim të votës.

Skema korruptive konsiston në  një model të organizuar të blerjes së votës, ku individë të lidhur me një forcë politike kanë ofruar shuma të  caktuara parash  (rreth  5 000 lekë për votë) për qytetarë të ndryshëm, me qëllim sigurimin e mbështetjes elektorale. Kjo është realizuar ose përmes dhënies së drejtpërdrejtë të parave për votën e vet, ose përmes angazhimit të personave të tretë për të ndikuar te zgjedhës të tjerë.

Gjatë hetimeve, janë përdorur mjete të posaçme të hetimit, përfshirë përgjime telefonike, të cilat kanë evidentuar se shtetasi Ndrekë Lera ka pasur një rol qendror në këtë aktivitet kriminal, duke u përfshirë drejtpërdrejt në biseda që lidhen me premtimin dhe organizimin e pagesave për vota në favor të një subjekti politik.

Për sa më lart, nga tërësia e hetimeve të kryera,  bazuar në provat e marra gjatë hetimeve paraprake, transkriptimeve të përgjimeve telefonike, deklarimet e shtetasve të dyshuar si dhe pas studimit të dokumentacionit të administruar, rezulton se shtetasit Ndreke Lera dhe Ilir Sokoli, me veprimet e tyre, kane konsumuar elementë të veprës penale penale “Korrupsion aktiv në zgjedhje” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 328 dhe 25 i Kodit Penal. Gjithashtu të pandehurit Ndoc Guri dhe Arben Kolaj kanë konsumuar elementet e veprës penale “Korrupsoni pasiv në zgjedhje” parashikuar nga neni 328/b i Kodit Penal./ CNA





Lajmet e fundit nga