Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka denoncuar Agjencinë Kombëtare të Ujësjellës Kanalizimeve se i ka falur në mënyrë të paligjshme 2.2 milionë euro penalitete kompanisë Gjikuria.
Sipas KLSH-së, këto ishin gjoba që kompania duhet t'i kishte paguar për shkak të vonesave 3-vjeçare në realizimin e dy kontratave publike, Impiantin e trajtimit të ujërave të ndotura dhe sistemi KUZ, Drimadhë, Dhërmi si dhe “Furnizimi me ujë i zonave turistike Drimadhes, Dhërmi dhe përmirësimi i rrjetit të ujësjellësit të fshatit Dhërmi”.

Pjesë nga raporti i KLSH-së
Nga auditimi i kontratave KLSH ka konstuatuar se të dyja këto investime janë me vonesë mbi 3 vjeçare nga afatet e kontratës duke i shkaktuar një dëm të madh buxhetit të shtetit dhe qytetarëve në formën e mosmarrjes së shërbimit.
Përmes një raporti të posaçëm auditimi KLSH i ka kërkuar Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës Kanalizimeve që të nisë menjëherë procedurat për arkëtimin e këtyre penaliteteve, të cilat përbëjnë dëm të pastër ekonomik për buxhetin e shtetit.
Që nga tetori i vitit 2021, AKUM është drejtuar nga Klevis Jahaj, i cili në këto zgjedhje u zgjodh deputet nga radhët e Partisë Socialiste në qarkun e Fierit.
Tenderat
Të dy tenderat u zhvilluan në gusht të vitit 2020 dhe kishin një faturë të kripur për qytetarët. Më konkretisht, kontrata për Impiantin e trajtimit të ujërave të ndotura dhe sistemi KUZ, Drimadhë, Dhërmi u nënshkrua në 17 gusht të vitit 2020 mes AKUM dhe kompanisë së shpallur fituese, Gjikuria.
Kjo kontratë kishte një vlerë prej 4 milionë eurosh dhe sipas kontratës, investimi duhet të përfundonte brenda 12 muajve nga data e fillimit të punimeve. Por edhe pse punimet nisën zyrtarisht në 1 shtator të vitit 2020, ky investim nuk ka përfunduar akoma.
"Kontrata me nr. 2135, datë 17.08.2020, me objekti “Impiant i trajtimit të ujërave të zeza dhe sistemi KUZ Drimadhë, Dhërmi”, ku rezulton se subjekti është 796 ditë me vonesë, konfirmuar kjo edhe nga grupi i punës i ngritur në AKUK për monitorimin dhe zbatimin e kësaj kontrate. Vlera e pa aplikuar e penalitetit ndaj Operatorit Ekonomik, është 159,321,194.78 lekë ose 1,593,211.95 Euro, të cilat konsiderohen të ardhura të munguara në buxhetin e shtetit," thuhet në raportin e KLSH.
Por ky është vetëm një nga investimet që Gjikuria ka lënë rrugëve. Projekti tjetër është ai për furnizimim me ujë i zonave turistike Drimadhes, Dhërmi dhe përmirësimi i rrjetit të ujësjellësit të fshatit Dhërmi. Ky tender kishte një vlerë prej 2.25 milionë euro dhe kontrata u lidh po në gusht të vitit 2020.
Këtë herë fitues i tenderit u shpall një bashkim prej 3 kompanish i përbërë nga Gjikuria, 4 A-M dhe Rej, me Gjikurinë si operator lider.
"Sipas korrespondencës, si dhe duke marrë si datë të përfundimit të punimeve datën 30.03.2023, operatori ekonomik është 456 ditë me vonesë. Vlera e penaliteteve e pavendosur nga Autoriteti Kontraktor është 61,831,577.41 lekë ose 618,315.77 Euro," thuhet në raportin e auditit të KLSH.
Në total për të dy kontratat bëhet fjalë se kompanisë Gjikuria i janë falur mbi 2.2 milionë euro penalitete për mospërmbushje të kontratës.
Por pavarësisht kësaj, Agjencia e Ujësjellës Kanalizimeve jo vetëm që nuk i ka mbajtur penalitet kompanisë, por ka vazhduar ta furnizojë atë me kontrata të majme. E fundit në radhë ishte ajo e “Furnizimit me ujë të zonave bregdetare, Zonat e Investimit Strategjik Draleos, Drimadhes dhe Dhërmi, Faza e Parë, viti 2023 me vlerë 7.5 milionë euro.
KLSH thotë se kjo kontratë i është dhënë kompanisë Gjikuria në shkelje të plotë të ligjit. "Vetë AKUK është i qartë dhe ka dijeni për këtë kompani që nuk respekton afatet në zbatimin e kontratave, pra nuk jep garanci në këtë zbatim. Edhe pse janë këto fakte, e përzgjedh përsëri fitues në procedurën e prokurimit të zhvilluar në tetor 2023, me objekt” “Furnizimi me ujë të zonave bregdetare, Zonat e Investimit Strategjik Draleos, Drimadhes dhe Dhërmi, Faza e Parë,” thotë KLSH në raport.

Në fund, KLSH i ka rekomanduar Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës Kanalizimeve që të nisë menjëherë procedurat për të arkëtuar 2.2 milionë euro penalitete nga kompani Gjikuria dhe të marrë masa disiplinore ndaj punonjësve që kanë toleruar këtë situatë./ Kapital.al
Një person është proceduar penalisht si shkaktar i një vat...
Nëna e deputetes Monika Kryemadhi, Fatime Kryemadhi, është...
Prokuroria e Posaçme ka përfunduar hetimet për çështjen "M...
Pas më shumë se një jave përpjekjesh intensive është arrit...
Ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis ...
Apeli i GJKKO-së ka lënë në fuqi masën e sigurisë detyrim ...
Kanë mbërritur në gjykatën e Fierit shtetaset Emalinda Ram...
Ka vijuar edhe këtë fillim jave aksioni i Policisë Bashkia...
Gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar 34 vatra zjarri n...
Gjykata ka rrëzuar kërkesën e kreut të Partisë Demokratike...
Kreu i KPP, Jonaid Myzyri, është paraqitur në Apelin e GJK...
Në vijim të monitorimit dhe ndërhyrjeve të kryera nga stru...
Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet nga rruga e re B...
Situata vijon të jetë alarmante nga zjarret. Vijon të ketë...
Pavarësisht rritjes së çmimeve të referencës për shitblerj...
Këtë të hënë po ju njohim me disa prej titujve kryesorë të...
Vatra e zjarrit në fshatin Kalasë të Delvinës vijon të jet...
Një vatër e re zjarri është aktivizuar në vend. Kodrat pa...
Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarrit në...
Në datën 25 korrik u prezantua drafti i Kodit të ri Penal ...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...