Sateliti i NASA-s gjurmon zjarret në kohë reale/ I gjithë Mesdheu në flakë
Nga Greqia në Spanjë dhe nga brigjet e Francës jugore deri...

Në datën 25 korrik u prezantua drafti i Kodit të ri Penal të Republikës së Shqipërisë. Në draftin e prezantuar janë paraqitur ndryshimet që do të ketë Kodi i ri Penal nga ai ekzistues.
Ndryshime në Kodin e Ri Penal pritet të ketë dhe Neni 536, për ndikimin në pavarësinë e gjyqësorit.
Me ndyryshimet që do të ketë kodi i ri, bërja e komenteve që synonjnë ndikimin në vendime e gjykatës apo imponimin për të krjuar pabesueshmëri në publik ndaj gjykatës, parashikohet dënimi me gjobë ose burg deri në tre vite.
Neni 536
Ndikimi në pavarësinë e gjykatës
Bërja apo publikimi i komenteve me anë të të cilave synohet haptazi të ushtrohet ndikim në aftësinë e gjykatës për të marrë vendimet, nëpërmjet krijimit të rrethanave shtypëse ndaj pavarësisë së saj, shtrembërimit të qëllimshëm të cilësisë së provave apo paraqitjes së tyre në kundërshtim me përmbajtjen e vërtetë, imponimit për të krijuar pabesueshmërinë në publik të aftësisë së gjykatës për të qenë e pavarur, të kryera për çdo interes apo përfitim, për të dëmtuar apo favorizuar persona të veçantë, e kryer përpara dhënies së një vendimi gjyqësor, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre vjet.
Një ndër ndryshimet është dhe dënimi për nxjerrjen e sekretit hetimor apo dhënia e informacioneve.
Zbulimi i të dhënave sekrete të procedimit penal parashikohet të dënohet me gjobë apo deri dhe në pesë vite burg.
Neni 515
Zbulimi i akteve ose i të dhënave sekrete të procedimit penal
1. Zbulimi i akteve sekrete ose i të dhënave, që përmbajnë aktet sekrete, nga prokurori ose oficeri i policisë gjyqësore, gjyqtari apo sekretari gjyqësor, avokati ose çdo subjekt që vjen në dijeni për to për shkak të detyrës gjyqësore, si dhe mosrespektimi i detyrimeve të përcaktuara në nenin 103 të Kodit të Procedurës Penale, dënohet me burgim nga një deri në pesë vjet.
2. Zbulimi i akteve sekrete ose i të dhënave, që përmbajnë aktet sekrete, nga cilido, që është paralajmëruar nga prokurori ose oficeri i policisë gjyqësore për moszbulimin e tyre, e shton dënimin e parashikuar në paragrafin e parë deri në një të tretën e tij. Nëse kjo vepër kryhet nga personat juridikë dënohet me gjobë ose me një nga dënimet e tjera parashikuar në nenin 123 të këtij Kodi.
3. Publikimi i akteve sipas paragrafit të parë të këtij neni, që sigurohen nga nëpunës apo burime zyrtare, që synojnë shfrytëzimin e tyre për interesa të çfarëdoshme të publikuesit duke u sjellë dëm interesave publike që lidhen me hetimin apo gjykimin e çështjeve, dënohet me gjobë ose me burgim deri në katër vjet. Nëse kjo vepër kryhet nga personat juridikë dënohet me gjobë ose me një nga dënimet sipas nenit 123 të këtij Kodi.
Neni 516
Zbulimi i bashkëpunëtorit të drejtësisë
1. Zbulimi i të dhënave sekrete apo konfidenciale, që kanë lidhje me identitetin, procesin e bashkëpunimit, të mbrojtjes ose për vendndodhjen e dëshmitarëve e të bashkëpunëtorëve të drejtësisë, të cilët përfitojnë mbrojtje të veçantë sipas ligjeve në fuqi, dënohet me burgim nga dy deri në gjashtë vjet.
2. Zbulimi që ka sjellë si pasojë vdekjen, plagosjen e rëndë ose ka rrezikuar seriozisht jetën apo shëndetin e dëshmitarëve ose të bashkëpunëtorëve të drejtësisë, të familjarëve të tyre apo të punonjësve të policisë, të ngarkuar me mbrojtjen e tyre dënohet sipas dispozitës penale të posaçme bazuar në llojin e pasojës së ardhur dhe, konkurron me paragrafin një të këtij neni.
3. Publikimi me çfarëdolloj forme i akteve të përmendura në paragrafin e parë të këtij neni, shton dënimin deri në një të tretën e tij. Nëse kjo vepër kryhet nga personat juridikë dënohet me gjobë ose me një nga dënimet sipas nenit 123 të këtij Kodi.
Neni 517
Dhënia e informacioneve
1. Dhënia e informacioneve të rëndësishme që lidhen me operacione arrestimesh, vendndodhje dokumentesh apo personash, ngjarje kriminale, rekorde kriminale, lëvizje personash, pavarësisht shkaqeve të dhënies së tij, përveçse kur ka shkaqe padënueshmërie, dënohet me burgim nga një deri në pesë vjet.
2. Nëse informacioni është dhënë në shërbim të personave të organizuar në bashkëpunim të veçantë, dënimi sipas paragrafit të parë rritet deri në një të dytën e tij.
3. Kur informacioni jepet nga zyrtari publik që mban informacionin apo bie në kontakt me të ngaqë ka dijeni për arsyet e kërkimit të tij, vepra konkurron me krimin që kryhet me ndihmën edhe të informacionit të dhënë autorëve të tyre.
4. Publikimi me çfarëdolloj forme i akteve të përmendura në paragrafin e parë të këtij neni, shton dënimin deri në një të tretën e tij. Nëse kjo vepër kryhet nga personat juridikë dënohet me gjobë ose me një nga dënimet sipas nenit 123 të këtij Kodi./CNA
Nga Greqia në Spanjë dhe nga brigjet e Francës jugore deri...
Vatra e zjarrit në Kalasë të Delvinës vijon të jetë aktive...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me dhunën ndaj ...
Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje pas aksionit për ...
18-vjeçari që u godit nga efektivi i policisë ka folur për...
Vendi është përfshirë nga zjarret. Raportohet sëfundi se z...
Në kuadër të Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të Bashkimit E...
Pas disa ditësh luftë me flakët është shuar plotësisht zja...
Gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar 45 vatra zjarri n...
Një aksion për pastrimin e detit është zhvilluar të shtunë...
Policia e Shtetit ka reaguar në lidhje me ngjarjen e ndodh...
Prej pasdites së djeshme, një zjarr i përmasave të mëdha k...
Kandidatja e PD-së në Sarandë, Matilda Qurku ka publikuar ...
Detaje nga askionet për shuarjen e flakëve në qarkun e Kor...
Situata e zjarreve në Jug të vendit është alarmante. Zjarr...
Në Borsh, Piqeras dhe Sasaj ka rinisur aksioni nga ajri me...
Kryeministri Edi Rama mëngjesin e kësaj të diele ka falënd...
Situata me zjarrin në zonën e Zgërbonjës në Poliçan vijon ...
Një vatër zjarri e rënë në fshatin Markat të Konispolit ës...
Një vatër e madhe zjarri ka përfshirë para pak minutash fs...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...