web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

I pezulluar nga detyra dhe në masën detyrim me paraqitje/ Jonaid Myzyri ankimon vendimin

28 Korrik 2025, 10:13, Aktualitet CNA

I pezulluar nga detyra dhe në masën detyrim me paraqitje/ Jonaid

Kreu i KPP, Jonaid Myzyri, është paraqitur në Apelin e GJKKO-së për të ankimuar masën e sigurisë detyrim me paraqitje dhe pezullim nga detyra.

Gjykata e Posaçme caktoi masën e sigurisë detyrim me paraqitje për kreun e KPP-së, Jonaid Myzyrin, masë e kërkuar nga SPAK-u.

Masa e vendosur përfshin “Pezullimin e ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, parashikuar nga neni 242 i Kodit të Procedurës Penale, si edhe atë të sigurimit personal me karakter shtrëngues, “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i Kodit të Procedurës Penale.

Objekti i këtij procedimi penal ka qenë procedura e prokurorimit, me nr. REF-65268-07-13-2020, “Loti V: “Mirëmbajtje rutinë me përformancë rruga Rrëshen (Ura e Fanit) – Shpal, Shpal – Q. Bene – Hadroj, Shpal – Ura e Repsit”, me fond limit 219.866.693 lekë pa tvsh, zhvilluar më datë 18.9.2020, me autoritet kontraktor Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH).

Për këtë procedurë prokurimi u morën të pandehur: J.M., V.Zh., L.S., M.Z., E.B., V.H., G.A., dhe A.H., të dyshuar për kryerjen e veprës penale: “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tenderë apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 258 dhe 25 të Kodit Penal, si dhe shtetasit; M.L., N.K., dhe A.K., të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Falsifikim i vulave, i stampave ose i formularëve”, parashikuar nga neni 190 i Kodit Penal./ CNA





Lajmet e fundit nga