
Fermerët e prekur nga breshëri në zonën e Korçës, Maliqit dhe Devollit, kanë protestuar para Drejtorisë së Bujqësisë.
Ata kanë kërkuar ndërhyrje të autoriteteve shtetërore për të kompensuar dëmet e shkaktuara nga fatkeqësia natyrore, e cila ka shkatërruar pjesën më të madhe të prodhimit.
Fermerët thonë se dëmet nga fatkeqësia natyrore përsëriten çdo vit, ndërsa ndihma e shtetit është zero. Në kushtet kur prodhimi i tyre është i ekspozuar nga dëmet natyrore dhe mungesa e mbështetjes nga shteti, ata thonë se do të braktisin bujqësinë dhe do t'i kthehen emigracionit.
Drejtori i Drejtorisë rajonale të Bujqësisë, Vullnet Gjolla, tha se dëmet janë të konsiderueshme dhe arrijnë qindra hektarë, grupet e ekspertëve janë duke verifikuar situatën në terren dhe pas verifikimit do t'i dërgohet një raport ministrisë për të parë mundësinë e kompensimit nga dëmet.
"E dimë që para pak ditësh pati një situatë të vështirë në qarkun e Korçës nga reshjet. Agjencia Rajonale e Ekstesionit Korçë në bashkëpunim me bashkitë përkatëse kemi dalë për verifikim të sipërfaqeve të dëmtuara. Kemi parë që ka patur dëm të konsiderueshëm, po bëjmë përpjekje maksimale për të bërë verifikimin e tyre bashkë me specialistët e bashkive. Jo vetëm ne, por edhe Ministria e Bujqësisë është në dijeni të situatës, dhe në ditët në vijim do të shohim cila do të jetë mundësia dhe baza ligjore që do veprojmë për të dhënë ndihmë. Sa i përket dëmpshpërblimit të këtij viti, mund të them se jemi sektor këshillimi, dhe janë bashkitë ata që e kanë në juridiksion me fondet e emergjencave. Në skemat kombëtare fermerët duhet të aplikojnë për të marrë rrjetat antibreshër. Çdo vit për shkak të ndryshimeve të kushteve klimaterike, kemi patur situata të vështira, dhe qeveria ka marrë masa si në skemat kombëtare dhe në ato të IPARD që fermerët mos të pësojnë dëme të tilla. Kemi patur dhe një skemë sigurimi që kemi dhënë 50%. Pra fermerët duhet edhe të sigurojnë rrjetën antibreshër. Hapësira ka, dhe këto hapësira duhet të shfrytëzohen. Sa herë ka skema, dhe sa herë është e nevojshme për të aplikuar si në skemat direkte dhe ato kombëtare e ndërkombëtare. Prej dy ditësh në qarkun juglindor kanë qenë specialistët tanë dhe ata bashkiakë, sot jemi në bashkinë e Maliqit, nuk kemi një pasqyrë të dëmeve, ka sipërfaqe të konsiderueshme, në Korccë 45-50 hektarë, në Maliq 70-80 hektarë ndërsa në Devoll sipërfaqja është më e madhe", u shpreh zyrtari.
Drejtuesit e policisë së Mirditës janë shkarkuar nga detyr...
Në përfundim të hetimeve paraprake të procedimit penal...
Atë Arthur Liolin është ndarë nga jeta. Lajmin e hidhu...
Ambasada e SHBA-së ka zbuluar se këtë javë janë kryer taki...
Prej tri ditësh vijon zjarri në Pishporo në Fier. Mëso...
Avokati Alket Hyseni është shprehur se Shqipëria ka st...
Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm me ...
Çështja e Censit ka sjellë përplasje mes të ftuarve në...
Avokati dhe pedagogu Alket Hyseni ka zbuluar se sa ësh...
Sekretari i OMONIA-s, Marin Suli, i ftuar në emisionin "Op...
Kryetarja e Autoritetit të Mediave Audiovizive, Armela Kra...
Kreu i Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe K...
Standardi i vendosur nga kreu i SPAK, Altin Dumani, në...
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar se në 29-30 shtator...
Qeveria ka shpronësuar pronarëve e pasurive të paluajtshme...
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka bërë me dije se në d...
Zëvendësministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Ilir ...
Ambasada e SHBA në Tiranë ka dhënë një mesazh për SPAK-un,...
Autoriteti Rrugor Shqiptar bën me dije se në kantierin Elb...
Qeveria miraton rritjen e pensioneve në masën 8.6% ku përf...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...