
Inceneratori i Tiranës, ai i Fierit dhe i Elbasanit janë kthyer në 3 skandale publike, politike, por dhe në procese të forta brenda strukturës së drejtësisë në SPAK.
Hetimet për korrupsion, për krerët e inceneratorëve, siç janë Mirel Mërtiri, Klodian Zoto dhe Stela Gugallja. Gjithashtu janë përfshirë dhe persona të tjerë.
Nën akuzë, duke u hetuar për fshehje dhe mosdeklarim pasurie është edhe ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj.
Inceneratori i Tiranës është një ndër më problematikët.
Në përllogaritjet e gazetarëve në 30 vjet diskutohet se shuma e të ardhurave të kompanisë do të jetë 750 milionë dollarë, ndërkohë që kryeministri ynë në daljen e tij publike te Komisioni Hetimor për inceneratorët tha që Qeveria shqiptare do të japë vetëm 300 milionë dollarë në 30 vite.
Me çuarjen e mbetjeve të qarkut të Durrësit në Tiranë, vlera është shtuar, është shumë herë më tepër parapagesa që do të japë shteti shqiptar.
Duhej të ndërtohej te landfilli i Tiranës dhe një incenerator, i cili as sot pas 6 vitesh të kontratës koncesionare nuk është ndërtuar.
Vetë kompania koncesionare, pak javë më parë në një sqarim për publikun tha se kishte investuar rreth 30 milionë dollarë tek inceneratori i Tiranës.
Shikoni tabelën e mëposhtme, e cila thotë qartësisht se e ndarë sipas viteve, në vitin e parë duheshin 38.5 milionë euro investime, në vitin e dytë 40 milionë euro investime, në vitin e tretë 20 milionë euro, e kështu me radhë.

Pra, në rreth 4 vite duhet të ishin investuar 110 milionë euro, ndërkohë sot në Tiranë janë investuar në 6 vite më pak se sa shuma që kompania duhej të kishte investuar vetëm vitin e parë.
Leja e ndërtimit është marrë në vitin 2019. Pra, 38.5 milionë euro, sipas kompanisë duhej të ishin paguar nga viti 2019 deri në vitin 2020.
Ndodhi pandemia, nga 2021 deri në 2022 apo nga 2022 deri në 2023 janë paguar në totalin e 6 viteve vetëm 30 milionë dollarë investime, sipas vetë kompanisë.
38.5 milionë euro duhej të ishin investuar vetëm vitin e parë dhe 40 vitin e dytë, në dy vite duhet të ishin investuar 80 milionë euro. Kompania në 6 vite, siç deklaron ajo vetë, ka investuar thjeshtë dhe vetëm 30 milionë euro nga të ardhurat që ka pasur, pasi deklaron dhe një fitim në këto 6 vite rreth 25-30 milionë dollarë. Pra është e përafërt vlera e fitimit me atë të investimit.
Ndërkohë në dy vitet e para duhej të kishte investuar më shumë se dyfish e gjysmë sesa vlera që ka deklaruar vetë kompania. Jemi përballë faktit të mosrespektimit dhe moszbatimit të kontratës koncesionare nga kompania “Integrated Energy BV SVP”, e cila vetë deklaron se ka investuar 30 milionë dollarë, ndërsa në çdolloj mënyrë që t’i llogarisësh vitet, nga 2017-ta, nga 2019-ta, para pandemisë apo pas pandemisë, duhej të kishte investuar jo më pak se 80 milionë euro.
Llogaritë euro dhe dollarë sot janë thuajse në të njëjtin kurs. Po t’i llogarisësh vlerat në euro dhe dollarë me kursin e vjetër diferencat janë ende edhe më të mëdha./ CNA.al

Rrjeti “Safe Journalists” ka reaguar për kërcënimin e gaze...
Zgjedhjet për kryetarin e Akademisë së Shkencave do të mba...
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Man...
Struktura e Posaçme ka përfunduar hetimet për ryshfetin me...
Gazetarja Ola Xama u shpreh në një dalje televizive se...
"SafeJournalists network" dënon sulmin verbal të kreut të ...
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi, ka bërë m...
Emërohen në komisariatin e Krujës 26 punonjës të policisë,...
Në të gjithë këto vite, ka pasur një sërë reformash, lëviz...
Kryeministri Edi Rama ka propozuar emrat për ambasadorë në...
Gazetari Elvi Fundo, zbuloi në një intervistë për emisionin ...
Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Investigative (BIRN Albania)...
Në 26 qershor 2014, kompania ITS e Zotos përgatit një përm...
Kredi të shumëfishta të paguara nga ‘bamirës të paidentifi...
Jack Ma bashkëthemeluesi i “Alibaba Group” njëkohësish...
Drejtuesit evropianë të shëndetësisë kanë paralajmëruar se...
“Si u bë Shqipëria pika e nxehtë e verës 2023”. Ky është a...
Zemra e të ndjerit Saimir Sula është sjellë në Shqipëri, p...
SPAK i është drejtuar gjykatës, duke kërkuar dhjetëra urdh...
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Mana...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka mbërritur zyrtarish...
Dhjetëra njerëz janë zhdukur në Guajanë të Amerikës së Jug...
Virusi i etheve afrikane të derrit ka shpërthyer në shtatë...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...