Shteti i Rilindjes në pak rreshta
Në 26 qershor 2014, kompania ITS e Zotos përgatit një përm...

Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Investigative (BIRN Albania) dhe Qendra e Shkencës dhe Inovacionit për Zhvillim (SCiDEV) publikuan sot dy raporte kërkimore mbi disinformimin dhe manipulimin e lajmeve në Shqipëri.
Nga vëzhgimi mbi propagandën ruse, kineze dhe iraniane mbi ngjarjet në Ukrainë dhe më gjerë, doli se mediat shqiptare janë të pakujdesshme gjatë përhapjes së lajmeve të rreme, por në tërësi ato priren të përhapin lajme pro Ukrainës.
Autorët pohuan se redaksitë shqiptare nuk kane reporterë dhe redaktorë për të njoftuar vet mbi ngjarjet nderkombëtare dhe bien lehtë préh e shumëfishimit sasior të lajmeve të pasakta.
Studimet pohuan se ndikimi i propagandave ruse, kineze dhe iraniane mbeten të kufizuara, qoftë edhe prej mediave që ato kanë në gjuhën shqipe.
Ndër gjetjet kryesore të studimit të BIRN mbi disinformimin në Shqipëri u zbuluan 41 lajme të rreme mbi agresionin rus kundër Ukrainës, të cilat u ribotuan mbi 780 herë gjatë dhjetë muajve të vitit të kaluar.
Më shumë se gjysma e tyre qarkulluan në mediat e Shqipërisë, pjesa tjetër në Kosovë dhe Maqedoni të Veriut.
Lajmet e rreme merren më së shumti me numrin e viktimave, me poshtërimin e armikut dhe me zgjerimin e përmasave të luftës.
Megjithatë lajmet pro-Ukrainës ishin dy herë më shumë se sa ato pro-Ruse, ndërsa dhe ndërveprimi me to në rrjetet sociale është shumë herë më i madh në favor të Ukrainës.
Besart Likmeta, një nga autorët e rrjetit BIRN, thotë se gabimet me lajmet e rreme janë më të pakta në radio, tv dhe gazeta, dhe më së shumti në rrjete sociale dhe media online.
“Shpesh lajmet e ripublikuara nuk kanë ndonjë profil ideologjik. Mediat nuk i ripublikon ato sepse ka ndonjë qëllim për të shpërndarë disinformim rus. Mediat i ripublikojnë këto shkrime për të marrë klikime dhe për të patur më shumë vizitorë në faqen e tyre, dhe në këtë mënyrë bien pre e disinformimit, thotë zoti Likmeta.
Shumica e mediave online nuk bëjnë kujdes me ripublikimet. Nga një kërkim i thelluar doli se mbi 380 raporte disinformuese të regjistruara si të tila, 86 prej tyre ose 22% e totalit janë shpërndarë nga mediat në gjuhën shqipe.
Këto lajme u ripublikuan 377 herë nga 156 media, pjesa dërrmuese (65%) nga media me seli në Shqipëri dhe më pak në Kosovë e Maqedoni të Veriut.
"Mesatarja e lajmeve të rreme ose disinformimi në mediat e Shqipërisë është e përafërt me mesataren e vendeve të tjera në Ballkan, si dhe në mediat e vendeve të tjerë edhe më të zhvilluar. Shqipëria thjesht ka rënë pre, duke shfaqur dobësitë e medias shqiptare, e cila nuk ka struktura të forta editoriale. Redaksitë shpesh nuk kanë reporterë dhe as editorë të posaçëm për temat ndërkombëtare, por vetëm ribotojnë shkrime nga burime të tjera. Kemi vënë re se sa më shumë shtohen ripublikimet aq më shumë shtohet disinformimi”, thotë zoti Likmeta.
Propaganda e Iranit dhe Kinës përmes mediave në gjuhën shqipe ishte pjesë e një analize të detajuar prej nga doli se në shkrimet e tyre ndërkombëtare ato media ngrejnë dyshime mbi BE, dhe e tregojnë si një ekonomi me probleme, me greva dhe me kriza.
Këto media janë kritike ndaj respektimit të të drejtave njerëzore në vendet e demokracisë perëndimore dhe priren të japin ekonominë kizene dhe iraniane si ekonomi në rritje dhe me ndikim, thotë Bleriana Bino, një nga autoret e studimit, përfaqësuese e qendrës SCIDEV.
“Në dyja rastet, si në mediat shqip të Kinës edhe në ato të Iranit, sidomos në këtë të fundit, vihet re qartasi një mbulim mediatic më në favor të Rusisë sa i takon konfliktit në Ukrainë, si dhe nxjerrja më në pah e vështirësive të Bashkimit Europian, sfidave, tensioneve midis vendeve të BE-së ose BE-së dhe SHBA-ve. Ndërsa në rastin e Kinës ka më shumë shkrime me propagandë ekonomike në shqip, gërshetuar me kulturën dhe aktualitetin. Në to zmadhohet prania dhe ndikimi i Kinës në Ballkan”, thotë zonja Bino.
Sipas sondazhit mbi informimin në Shqipëri doli se publiku u beson TV-ve në masën më të madhe e më pas mediave dhe rrjeteve sociale, dhe shumë më pak radiove. Më shumë ¾ e të anketuarve pohuan se po – lajmet e rreme janë problem në Shqipëri.
Pjesa më e madhe e tyre pohuan se e ndeshin disinformimin çdo ditë dhe të paktën një herë në javë, por pak prej tyre kujdesen që të verifikojnë lajmet nga burime të tjera më të sigurta./ voa
Në 26 qershor 2014, kompania ITS e Zotos përgatit një përm...
Kredi të shumëfishta të paguara nga ‘bamirës të paidentifi...
Jack Ma bashkëthemeluesi i “Alibaba Group” njëkohësish...
Drejtuesit evropianë të shëndetësisë kanë paralajmëruar se...
“Si u bë Shqipëria pika e nxehtë e verës 2023”. Ky është a...
Zemra e të ndjerit Saimir Sula është sjellë në Shqipëri, p...
SPAK i është drejtuar gjykatës, duke kërkuar dhjetëra urdh...
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Mana...
Policia gjatë aksionit "Plazh i Lirë" ka sekuestruar 20 ça...
Operacioni policor i koduar “Lundrimi i sigurt” ka sjellë ...
Një ushatark është ndarë nga jeta ditën e sotme, në mënyrë...
Akademiku Artan Fuga ka ngritur shqetësimin në lidhje ...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë...
Pak ditë më parë Qeveria ka dërguar në Parlament një draft...
Hapja e kapakut të pusetës nga SPAK-u në lidhje me çështje...
Avokati i ish-zv.kryeministrit Henrik Ligori, ka folur rre...
Me 117 vota pro u miratua sot në Kuvend kërkesa e SPAK-u p...
Kuvendi i Shqipërisë voton pro heqjes së imunitetit të ish...
Ish-zëvendëskryeministri, Arben Ahmetaj ka reaguar për herë ...
Gazmend Bardhi ka deklaruar në emisionin “Opinion” se SPAK k...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka mbërritur zyrtarish...
Dhjetëra njerëz janë zhdukur në Guajanë të Amerikës së Jug...
Virusi i etheve afrikane të derrit ka shpërthyer në shtatë...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...