"Meta" shfaq probleme/ Përdoruesit e "Facebook" dhe "Instagram" vështirësi në aksesimin e llogarive
Platforma “Meta” ka shfaqur probleme. Qindra mijëra përdor...
Platforma “Meta” ka shfaqur probleme. Qindra mijëra përdor...

Mediet e Erion Veliajt, që janë të gjitha në listëpagesat e kompanisë së vëllait të tij Arbër Veliaj, apo mediet e paguara nga kompanitë e grupit të strukturuar kriminal të inceneratorëve, kanë dhënë sot një raport prej 77 faqesh, që na tregojnë se Veliaj i është drejtuar GJKKO-së për të kërkuar pavlefshmërinë e hetimeve.
Në fakt, ajo që bie në sy, më shumë sesa mediet e paguara prej tij, nga paratë e korrupsionit, është rasti për të thënë se dokumenti është pa firmë. Erion Veliaj ndodhet në burgun e Durrësit dhe Mero Baze ka publikuar dokumentin prej 77 faqesh, pa firmë e pa vulë. Nuk janë as firmat e avokatëve!

Ky dokument që është dërguar në GJKKO, duhet të presim që ta marrin zyrtarisht, për të kuptuar se është një dokument i shkruar nga avokatët me kërkesë të Veliajt dhe ata nuk kanë pranuar ta firmosin sepse brenda dokumentit ka broçkulla e budallallëqe, apo e ka shkruar vetë Veliaj si ‘jurist famoz’, që kujton se Kodi Penal dhe Kodi Civil, apo akuzat nga Gjykata janë punë propagande të paguara me para nga vëllai apo inceneratori që nuk ekziston në Tiranë, pa folur për lejet e ndërtimeve dhe historitë e OJF-ve të bashkëshortes së tij, Ajolës.
Në dokument nuk duket të ketë një firmë të avokatëve të Veliajt, që në fakt janë përfaqësues të studios ligjore të bashkëshortes së Arben Rakipit, që akuza e 13-të e Veliajt për ‘shpërdorim detyre’ e ka “dhuratë” nga e njëjta studio ligjore që sot i bën avokatinë.
Dokumenti nuk ka as firmën e Erionit, por avokatët apo vetë mediet që e publikojnë, nuk citojnë të kenë folur përfaqësuesit e tij ligjorë.
Pa ngritur dyshime të paarsyeshme, pa dhënë argumente që nuk i kemi, e vërteta është se ky dokument, që në kokë e deri në fund nuk ka firmë.

Theksojmë se është e njëjta studio ligjore që i ka dhënë Veliajt akuzën e 13-të për "shpërdorim detyre", se avokatët që e kanë përgatitur dokumentin nuk kanë diskutim, por pse nuk pranojnë të vendosin firmat?
Kuptohet, avokatët e tij, ata të cilët janë persona të dyshuar për rrjedhjen e informacioneve që Veliaj i përdor edhe si argument në një nga pikat e 77 faqeve të tij të mbushura plot e përplot me broçkulla. Sepse gjatë të gjithë kohës thuhet se kanë rrjedhur informacionet dhe këtë e përmend Erion Veliaj, avokatët dhe mediet e tij, por gjithmonë kanë qenë dyshimet se kjo rrjedhje e informacionit mund të ketë qenë nga avokatët e tij pikërisht për të ngritur të tilla dyshime dhe akuza, dhe Veliaj njihet për stilin e tij manipulues në medie.
Nga ana tjetër, avokatët nuk ia firmosin dokumentin, medieve të paguara nga vëllai i tij e kompanitë e grupit të strukturuar kriminal të inceneratorëve që nuk ekzistojnë, nuk na tregojnë as firmën e Erionit, u ka shkuar dokumenti pa firmë, e pa asgjë, kështu që shumë gjëra lidhen, por ajo që është më qesharake është fakti se mos vallë avokatët kanë respekt për ligjin dhe për veten dhe nuk pranojnë të firmosin të tilla broçkulla?!/CNA
Kryetari i Bashkisë së Pogradecit, Ilir Xhakolli priti sot...
Përfundon seanca për masën e sigurisë të komunikuar në spi...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, Erion Veliaj, i arres...
Festa e Birrës në Korçë ka mbyllur me sukses edicionin e 1...
Një sipërfaqe me barishte është përfshirë nga flakët parad...
Ministria e Mbrojtjes ka publikuar të dhënat e fundit nga ...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, është paraqitur në SPAK për të...
Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, ka bërë me dije d...
Situata e zjarrit në Parkun Natyror të Gërmenjës. Sipas t...
Një shtetas polak është ndaluar në pikën kufitare të Qafë-...
Nga veriu në jug, tanimë përmes një aplikacioni kushdo mun...
Sot, në katedralen ‘Ngjallja e Krishtit’ në Korçë u kremtu...
Media e njohur britanike “Expres” i ka kushtuar një shkrim...
Është ndarë nga jeta në moshën 94-vjeçare aktori Zija Grap...
Sot në Gjykatën e Korçës u zhvillua seanca për caktimin e ...
Korça vijon të jetë kryeqendra e festës dhe turizmit në Sh...
Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 34 vatra zjarri,...
Anëtari i Këshillit Bashkiak i Partisë së Lirisë, Artan Di...
Një vatër zjarri është regjistruar pak minuta më parë në f...
Pas aksionit për lirimin e hapësirave publike, qeveria u p...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Një tjetër emër që renditet në grupin e 99-çave të Erion V...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Më datë 18.07.2026, rreth orës 22:15, në fshatin Barbullus...
Dy turistë gjermanë u shpëtuan përmes një operacioni kërki...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Dy ushtarë amerikanë u vranë në Jordani gjatë sulmeve me r...
Tymi nga zjarret masive të Kanadasë ka mbuluar pjesën më t...
Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Zohran Mamdani, deklaroi se ës...
Një armëpushim i brishtë midis Iranit dhe Shteteve të Bash...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...