"Protestat arritje e madhe"/ Rama: Shqipëria e para në rajon për performancën mjedisore, e 46-ta në botë
Kryeministri Edi Rama në një postim të bërë në rrjetet soc...
Kryeministri Edi Rama në një postim të bërë në rrjetet soc...

Kryetarja e Partisë Demokratike të Shkodrës, Eliona Shkreli, ka reaguar për atentatin e ndodhur ditën e sotme, ku u ka shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave.
Shkreli thotë se Shkodra jeton kohët e paaigurisë, pasi krimi nuk njeh as vend e as kohë.
Kryetarja e PD-së Shkodër akuzon kryebashkiakun Beci se po i përdor taksat për të bërë punësime partie dhe jo për të mbrojtur jetën e qytetarëve.
Shkreli u ka bërë thirrje strukturave policore që të parandalojnë ngjarje të tilla kriminale dhe të sigurojnë jetën e qytetarëve.
“Sot Shkodra u trondit nga breshëritë e automatikut. Një bilanc tragjik me 2 të vdekur dhe 2 të plagosur është kjo që Shkodrës së kulturës dhe dijes i ofrohet në ditën e parë të shkollave! Ndërkohë që sot, rrugët e qytetit duhej të gumëzhinin nga zërat e gëzuar të fëmijëve dhe nga urimet për një vit shkollor të mbarë, qendra e Shkodrës u mbulua nga breshëritë e plumbave dhe gjaku i shkodranëve. Shkodra jeton kohët e pasigurisë pasi vetëm pak ditë më parë, një tjetër vrasje ndodhi në qendër të qytetit. Tashmë krimi nuk njeh vend e as kohë. Shkodra nuk ka më siguri as në rrugë, as në lokal, as ditën e as natën! Sot krimi ndodh në qendër të qytetit, në oraret më të frekuentuara, brenda në lokale. Sot plumbat po marrin jetë të pafajshmish. Dita e sotme është një bilanc lufte!
Ky është shteti i Edi Ramës dhe Benet Becit, një shtet i paaftë për të parandaluar ngjarje të tilla tragjike. Kjo është pasiguria me të cilën përballet Shkodra dhe qytetarët shkodranë. Kjo vrasje kriminale ndodhi vetëm pak metra larg zyrës së kryebashkiakut dhe drejtuesit politik Rilindas, Benet Beci, i cili ndërkohë që blindohet në zyrën e tij për të bërë listat e shkarkimeve nga puna, jashtë dyerve të mbyllura të tij ndodh makabriteti me viktima të pafajshme. Taksat e qytetarëve shkodranë përdoren nga Benet Beci për punësime partie, ndërkohë që do të duhej të shkonin në mbrojtjen e qytetarëve, të sigurimit të rendit në Shkodër nga struktura e policisë bashkiake e drejtuar nga ai. Pasaporta europiane e kryeministrit Rama është në fakt pasaporta e krimit, paaftësia e një shteti për t’u siguruar qytetarëve të tij rend dhe siguri. Pasaporta europiane është policia totalisht e paaftë për të siguruar jetën e njerëzve pavarësisht se paguhen nga taksat e shqiptarëve për t’i mbrojtur dhe për të parandaluar krime të tilla tronditëse, të denja për skenare filmash që janë parë e dëgjuar në Sicilinë e viteve ‘80.
Partia Demokratike u bën thirrje strukturave policore të kryejnë detyrën që i kërkon ligji, të parandalojnë ngjarje të tilla kriminale dhe të sigurojnë jetët e qytetarëve shkodranë! Detyra e policisë së shtetit nuk është vetëm vendosja e gjobave me urdhër të shefave, por detyrat kryesore të saj janë lufta ndaj krimit, siguria, rendi dhe mbrojtja e jetës së qytetarëve shkodranë. Partia Demokratike shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjarët e viktimave të kësaj ngjarjeje makabre”, shkruan Shkreli./CNA
Ragip Gila, autori i atentati të sotëm në Shkodër rezulton...
Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave të marra pë...
Këtë të hënë të 8 shtatorit, që përkon me ditën e Lindjes ...
Në një investigim të plotë, CNA ka sjellë në disa shkrime ...
Kujtim Cakrani, avokati i presidentit të Partisë së Lirisë...
Apeli i GJKKO-së lë në fuqi masën e sigurisë për kreun e P...
I penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani, u shtrua gjatë fu...
Këtë të hënë ka nisur viti i ri shkollor në të gjithë vend...
Bashkëshortja e Erion Veliajt, Ajola Xoxa, është paraqitur...
Këtë të hënë, në Apelin e Gjykatës së Posaçme, pritet të m...
Ditën e sotme, 8 shtator, nis viti i ri shkollor 2025-2026...
Këtë të hënë po ju njohim me disa prej titujve kryesorë të...
"Arsimi që nuk të mëson të ngrihesh kundër padrejtësisë,...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga shkolla e mesme “...
Zbulohen të tjera detaje të lidhura me dosjen e ish-agjent...
Këtë të hënë nis viti i ri shkollor në të gjithë vendin. ...
Autoriteti i Konkurrencës ka njoftuar se ka nisur një proc...
I penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani është rikthyer në ...
Administrata Tatimore, në vijim të aksionit për goditjen n...
Erion Veliaj dhe Mero Baze vijojnë me mashtrimin e tyre pu...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Gjykata e Shkodrës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në ...
Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur në orët e par...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Mbi 400 dronë ukrainas janë lëshuar gjatë natës drejt rajo...
Kryeministri i ardhshëm britanik, Andy Burnham, synon të f...
Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara (CENTCOM) tha se ...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...