“Gati për t’iu shërbyer 450 nxënësve”/ Rama: Shkolla e Mesme “Sali Halili” në Rrajcë hap dyert nesër
Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga shkolla e mesme “...

"Arsimi që nuk të mëson të ngrihesh kundër padrejtësisë, nuk është arsim – është dështim.”— John Dewey, filozof dhe pedagog amerikan, një nga mendimtarët më me ndikim të arsimit modern.
Më 8 shtator, bankat e shkollës 9-vjeçare do të jenë dukshëm më bosh: të paktën rreth 112 mijë nxënës më pak do të ulen në to krahasuar me një dekadë më parë.
Kjo rënie prej 31% nuk është thjesht një shifër statistikore, por një tregues i një krize të thellë që prek në rrënjë të ardhmen e vendit – arsimin. Mungesa e fëmijëve në shkolla nuk është më fenomen lokal, por është bërë një realitet kombëtar, që e vë Shqipërinë përballë sfidës më të madhe të zhvillimit të saj modern.
Në shumë zona të vendit, sidomos në fshatrat e Jugut, shkollat po mbyllen sepse nuk ka më nxënës. Në disa njësi administrative numri i fshatrave është më i madh se vetë numri i fëmijëve, një pasqyrë dramatike e boshatisjes së zonave rurale.
Edhe në qytetet më të mëdha, ku dikur mësimi bëhej në disa klasa paralele, numri i klasave po bie vit pas viti. Në shkollat e vogla, mësimi zhvillohet në klasa të kombinuara, shpesh pa laboratorë dhe pa akses në teknologji. Ky realitet është pasojë e drejtpërdrejtë e zhvillimeve demografike të tranzicionit shqiptar, ku emigracioni masiv dhe ulja e lindjeve kanë ndryshuar përfundimisht strukturën e popullsisë.
Pas më shumë se tri dekadash tranzicion, vendi ka hyrë në një fazë ku jo vetëm që popullsia zvogëlohet, por edhe po plaket me shpejtësi. Mosha mediane e shqiptarëve ka arritur tashmë në 44.3 vjeç, sipas INSTAT, duke iu afruar mesatares së Bashkimit Europian prej 44.7 vjeç, sipas referimeve tw Eurostat.
Por ndryshe nga vendet e pasura europiane, Shqipëria po plaket pa u pasuruar, me një ekonomi ende të brishtë dhe me produktivitet të ulët. Një vend që plaket e tkurret nuk mund të ketë të ardhme të qëndrueshme pa gjenerata të reja të arsimuara mirë, të afta të përballen me sfidat e tregut global dhe të prodhojnë inovacion e zhvillim.
Për fat të keq, edhe për ata fëmijë që mbeten në sistem, cilësia e arsimit nuk po jep shpresa. Shqipëria shënoi përkeqësimin më të madh në botë në testimet ndërkombëtare PISA, me rënie të ndjeshme në matematikë, lexim dhe shkencë.
Kjo tregon se jo vetëm kemi më pak nxënës, por edhe ata që kemi nuk po marrin arsimimin e duhur për të qenë konkurrues në një treg pune gjithnjë e më të ndërlikuar. Një shoqëri që humbet cilësinë e arsimit nuk mund të ndërtojë as ekonomi moderne, as shtet efikas dhe as shpresë për brezat e rinj.
Në këtë situatë, arsimi kthehet në pikën kyçe ku ndërthuren problemet demografike dhe ekonomike. Mbyllja e shkollave nuk është vetëm një problem social, por edhe një frenim i zhvillimit ekonomik.
Një fshat pa shkollë nuk mund të mbajë familje të reja, dhe një vend pa arsim cilësor nuk mund të mbajë të rinjtë brenda kufijve të tij. Ky është një rreth vicioz: më pak fëmijë, më pak shkolla, cilësi më e ulët e arsimit dhe më shumë emigracion. Çdo hallkë ushqen tjetrën dhe e çon Shqipërinë drejt një horizonti të pasigurt.
Ndikimet mbi ekonomi janë të shumta. Një fuqi punëtore që pakësohet dhe plaket e ka të pamundur të mbajë konkurrueshmërinë e vendit. Pa investime serioze në arsim dhe formim profesional, tregu i punës nuk mund të përgatisë njerëz me aftësitë që kërkon ekonomia dixhitale dhe e gjelbër.
Në vend që të bëhemi pjesë e transformimeve të reja ekonomike që po ndodhin në Europë, rrezikojmë të mbetemi një vend që eksporton krah pune dhe që importon ide, teknologji dhe shërbime të cilat nuk i prodhon dot vetë.
Arsimi është baza mbi të cilën ngrihet zhvillimi i një vendi. Pa një sistem arsimor që garanton cilësi, barazi dhe modernizim, nuk mund të ketë as rritje të qëndrueshme ekonomike, as mirëqenie për qytetarët.
Nëse nuk e vëmë arsimin në qendër të politikave publike, duke e parë si investimin më të rëndësishëm për të ardhmen, rrezikojmë të humbasim edhe kapitalin njerëzor që kemi ende dhe të mbetemi për dekada ndër vendet më të varfra të Europës.
Shifrat e sotme janë një thirrje alarmi që nuk mund të shpërfillet: kriza e një kombi fillon nga arsimi dhe nëse nuk e ndalim tani, ajo do të përcaktojë fatin tonë për shumë vite që vijnë./monitor
Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga shkolla e mesme “...
Zbulohen të tjera detaje të lidhura me dosjen e ish-agjent...
Këtë të hënë nis viti i ri shkollor në të gjithë vendin. ...
Autoriteti i Konkurrencës ka njoftuar se ka nisur një proc...
I penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani është rikthyer në ...
Administrata Tatimore, në vijim të aksionit për goditjen n...
Erion Veliaj dhe Mero Baze vijojnë me mashtrimin e tyre pu...
Në prag të nisjes së vitit të ri shkollor, Fortlumturia e ...
Kryebashkiaku i Peqinit, Bukurosh Maçi ka reaguar sot lidh...
Skuadra e kombëtares shqiptare të futbollit ka nisur këtë ...
Qendra Kombëtare e Biznesit (QKB) prej dy ditësh nuk ofron a...
Gazetarja Klodiana Lala ka ndarë sot detaje nga dy dosje t...
Reperi i njohur Noizy, veç synimeve të tij në muzikë, ësht...
Historiani Auron Tare ka reaguar këtë të shtunë, teksa kre...
Ambasada Amerikane në Tiranë ka ndarë një njoftim të rëndë...
Media greke “Kathimerini” ka publikuar këtë të shtunë një ...
Instituti i Mjekësisë Ligjore tashmë është pajisur me një ...
Naftëtarë të "Bankers Petroleum" kanë vijuar protestën në ...
20 ditë të plota. Erion Veliaj dhe Mero Baze vijojnë të ma...
Biznesmeni dhe sipërmarrësi i njohur, Gjergj Luca, është n...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...