
Në një investigim të plotë, CNA ka sjellë në disa shkrime rastin të kompanisë së fluturimeve, që në bishtin e saj mban flamurin shqiptar, në trupin e saj shkruhet: “Air Albania”.
Jo pa qëllim investiguam për disa javë se çfarë po ndodhte me “Air Albania”-n, atë që duhet të bënte krenar çdo shqiptar dhe duhet të fluturonte e lirë në qiell, por mesa duket, nuk u la kurrë e tillë, nga sulmet mediatike, nga akuzat, paragjykimet, gjykimet, gjysmë të vërtetat, të vërtetat. Investiguam pas sulmeve dhe lajmeve të pavërteta që shpërndaheshin në mënyrë kriminale.
Kompania rezultoi me borxhe, ndryshe nga sa ishte premtuar, nuk mundi të shkëlqejë ashtu siç duhej. Një fillim i bukur, por i shkurtër, tani një vazhdimësi në mbijetesë.
CNA tregoi në disa shkrime se sulmet që vinin ndaj “Air Albania”-s, një pjesë ishin gjysmë të vërteta apo lajme të rreme. Dikush po shpërndante mesazhe. Ne treguam me fakte e dokumente, shumë detaje tronditëse, shkuam deri te vendimet e gjykatës, shifrat e fryra të kateringut të kompanisë.
Treguam se si “Air Albania” gjatë të gjithë kohës kishte pasur dy avionë, ndoshta edhe 1 në momente të caktuara, nga 7 avionë të premtuar në momentin e krijimit të saj. Flota e “Air Albania”-s duhet të ishte me 7 avionë, por nuk u bë kurrë e tillë. Dikush nga “Turkish Airlines” nuk e donte kaq të madhe dhe krenare, por kishte të tjera qëllime.
Më pas, dikush tjetër që administroi kompaninë për shumë vite në Shqipëri si Sinan Bilek, firmosi dhe rëndoi gjendjen ekonomike dhe borxhet e kompanisë. Bilancet e saj shfaqeshin në media, ndërkohë që në QKB nuk i gjente askush. Shifra që lëviznin e që aksionerët nuk i dinin, por sulmet vazhdonin.
A ishte qëllimi të sulmohej Sinan Idrizi? Askush nuk e beson këtë. Ai është minorancë në kompani, dikush tjetër është aksioneri kryesor dhe ai është “Turkish Airlines”.
Duket si një vrasje me paramendim e ngelur në tentativë, të paktën deri në këto momente. Sepse pasioni për ta ekzekutuar nuk ndalet. “Air Albania”-s iu premtuan 7 avionë, nuk i pati kurrë kaq. Për më tepër, aksioneri kryesor, “Turkish Airlines”, nuk i dha fondet, përveç 2 avionëve që tani nuk janë.
Si mund të shkëlqente “Air Albania” pa financimin dhe mbështetjen e “Turkish Airlines”, pa një flotë të plotë, që ta bënte atë konkurrente, përballë “low cost”-eve të pretenduara që fluturojnë nga Rinasi?
Mund të jenë të gjithë bashkë, mund të jenë disa, por “Turkish Airlines” deri tani duket faktori kryesor i dëshirës për të “vrarë” “Air Albania”-n, që nga fakti që nuk financoi siç duhet, që nga fakti që kurrë nuk dha të gjithë flotën, që nga fakti se CEO i emëruar prej saj, Sinan Dilek, firmosi dhe pranoi fatura të firmosura me kosto të fryra, duke rënduar borxhin e kompanisë, kjo u provua edhe në Gjykatën e Lartë në Shqipëri. Që nga fakti që “Air Albania” nuk i ka bilancet, por ato dalin në publik. Që nga fakti që dalin gjyqe dhe procese, që lidhen direkt me “Turkish Airlines”, për të cilat akuzohet “Air Albania”.
Kjo kompani duhet të ishte krenari për shqiptarët, mban flamurin e tyre dhe e çon atë në çdo portë ajrore europiane, pse jo dhe përtej. Aksionerët shqiptarë duhet të marrin në dorë fatet e kësaj kompanie sepse nuk është thjesht një nga të shumtat kompani të fluturimeve që del me humbje, me dhjetëra apo me qindra milionë, nuk është as e para e as e fundit që ka vështirësi financiare, që anulon udhëtimin apo që i vonohet udhëtimi. Gjithçka mund të kalohet kur ka vullnet dhe jo thika pas shpine.
Këtu duhet të ndërhyjë edhe qeveria shqiptare dhe ajo turke që kompania “Air Albania”, e cila ka flamurin e Shqipërisë në bisht dhe “AIR ALBANIA” në trupin e saj, të fluturojë e lirë, krenare dhe konkurrente në treg. Dhe jo t’i krijohen të tilla pusi, për ta “vrarë” në kurth./CNA
Kujtim Cakrani, avokati i presidentit të Partisë së Lirisë...
Apeli i GJKKO-së lë në fuqi masën e sigurisë për kreun e P...
I penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani, u shtrua gjatë fu...
Këtë të hënë ka nisur viti i ri shkollor në të gjithë vend...
Bashkëshortja e Erion Veliajt, Ajola Xoxa, është paraqitur...
Këtë të hënë, në Apelin e Gjykatës së Posaçme, pritet të m...
Ditën e sotme, 8 shtator, nis viti i ri shkollor 2025-2026...
Këtë të hënë po ju njohim me disa prej titujve kryesorë të...
"Arsimi që nuk të mëson të ngrihesh kundër padrejtësisë,...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga shkolla e mesme “...
Zbulohen të tjera detaje të lidhura me dosjen e ish-agjent...
Këtë të hënë nis viti i ri shkollor në të gjithë vendin. ...
Autoriteti i Konkurrencës ka njoftuar se ka nisur një proc...
I penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani është rikthyer në ...
Administrata Tatimore, në vijim të aksionit për goditjen n...
Erion Veliaj dhe Mero Baze vijojnë me mashtrimin e tyre pu...
Në prag të nisjes së vitit të ri shkollor, Fortlumturia e ...
Kryebashkiaku i Peqinit, Bukurosh Maçi ka reaguar sot lidh...
Skuadra e kombëtares shqiptare të futbollit ka nisur këtë ...
Qendra Kombëtare e Biznesit (QKB) prej dy ditësh nuk ofron a...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...