web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Afera e inceneratorëve/ Si vidhen e groposen përditë miliona euro të shqiptarëve

21 Janar 2023, 15:36, Aktualitet CNA

Afera e inceneratorëve/ Si vidhen e groposen përditë miliona euro

Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka denoncuar vjedhjen që është duke u bërë me incenerimin e plehrave në landfillin e Sharrës.

Sipas tij, 54 milionë dollarë janë vjedhur nga taskat e qytetarëve dhe droni i së vërtetës ashtu sikurse ai e ka cilësuar tregoi se e vërteta e vjedhjeve nuk mund të fshihet.

Rama dhe Veliaj të pashpresë përballë Dronit të së vërtetës!!

Droni i të vërtetës tregoi pamje të llahtarshme.

Droni i të vërtetës tregoi mbi fushën e mbeturinave të Sharrës se si vidhen e groposen përditë miliona euro të shqiptarëve.

Droni i të vërtetës tregoi se vjedhja ka fytyrë dhe ka emër e mbiemër.

Droni i të vërtetës tregoi dhe i vuri vulën e të gjithë opinionit publik për vjedhjen makabër të Veliajt dhe Bashkisë së Tiranës, qe vjedhin ditë e natë.

Droni i të vërtetës tregoi se qytetarët e Tiranës për shkak të Veliajt paguajnë dy fishin e asaj që paguajnë qytetarët në Shkodër për të njëjtën groposje të mbetjeve.

Droni i të vërtetës tregoi trajtimin primitiv të mbeturinave të Tiranës, trajtim hajdut, antimjedis dhe antishëndet.

Droni i të vërtetës tregoi se 54 milionë dollarë janë vjedhur duke paguar shërbime që nuk kryhen në asnjë mënyrë, pra që nuk ekzistojnë absolutisht.

Droni i të vërtetës tregoi se drejtësia është e kapur dhe SPAK i paralizuar nga Rama dhe Veliaj është sot në pozitën me të kompromentuar përballë shqiptarëve.

Droni i të vërtetës tregoi se e vërteta as mund të fshihet dhe as mund të manipulohet se del dhe do vazhdojë të dalë....!

Droni i të vërtetës tregoi dhe i vuri vulën fajit, tregoi se Rama dhe Veliaj janë krejt të pashpresë dhe ndaj kanë qepur gojën”, shkruan ai./ CNA.al

 





Lajmet e fundit nga