“Fakti i ri sapo ka dalë në dritë”/ Edi Rama mesazh prokurorisë, për tragjedinë e 21 janarit
Kryeministri Edi Rama ka ndarë disa foto nga homazhet e kr...

Drejtuesja e departamentit të arsimit në PD, Lili Sula ka deklaruar se 56 shkolla janë mbyllur në Shqipëri për shkak të reshjeve dhe nxënësit po bëjnë një mësim online.
Por, sipas Sulës Platforma SMIT 8 milionë Euro nuk funksionon.
Ajo deklaroi se ministria ka mbyllur shkollat pa u siguruar më parë platformën e mësimit online dhe se Platformat e mëparshme gjatë pandemisë “E - learning system” dhe “Sokrates” janë zhdukur.
“Ministrja e arsimit, Evis Kushi, ka mbyllur 56 shkolla të arsimit parauniversitar për shkak të reshjeve të shiut.
Ndërsa fliste për struktura të ministrisë së arsimit në terren, sikur të jenë stafe të ndihmës së shpejtë ose të infrastrukturës urbane, Kushi bashkë me stafin e saj duhej të angazhoheshin menjëherë që mësimi për fëmijët, gjatë këtyre ditëve që nuk do të shkojnë në shkollë, të zhvillohet online. Ministrja ka pasur njoftim ditë më parë nga ministri i mbrojtjes Niko Peleshi dhe nuk mori asnjë masë, ndërkohë që vetë është në botën e çudirave të krijuar nga vetë ajo.
Mbyllja e shkollave nga reshjet e shiut këto ditë e nga bora, që pritet të bjerë, nuk do të thot? pezullim e ndalim të procesit mësimor, por alternim të tij, duke e zhvilluar mësimin tërësisht online përmes platformës “E - learning system”, të cilën në 9 vitet e qeverisjes Rama dhe në analizën e vitit 2022, ministrja e cilësoi si një arritje të madhe dhe të suksesshme.
Zonja Kushi duhet të sqarojë ku janë platformat digjitale “E - learning System”dhe "Sokrates" me vlerë miliona euro, si dhe t’u thotë nxënësve, mësuesve e prindërve pse nuk po funksionon platforma SMIT me vlerë 8 milionë euro për mësim online.
Prej vitesh, arsimi ynë parauniversitar është në krizë të thellë dhe kinse reformat e ndërmarra kanë dështuar.
Znj. Kushi duhet të japë shifra të sakta e të mbajë përgjegjësi për braktisjen e arsimit prej të rinjve e largimin e tyre nga vendi, për shkollat e bashkuara e klasat kolektive të nxënësve dhe rritjen e analfabetizmit funksional.
Znj Kushi duhet të thotë të vërtetën sa dhe pse ka rënë numri i nxënësve në arsimin 9 - vjeçar dhe të mesëm. Për vitin shkollor 2022-2023, numri i nxënësve që u regjistruan në klasën e parë, është mbi 5% më pak se viti 2021 2022.
Ministrja Kushi duhet të turpërohet dhe të mbajë përgjegjësi, për faktin se në këtë vit shkollor, vetëm në klasën e 10 të arsimit të mesëm, janë regjistruar mbi 9% më pak nxënës se një vit më parë.
Ministrja Kushi duhet të sqarojë qytetarët sa është numri i mësuesve të cilët u gjendën pa punë vetëm për shkak të rënies së numrit të nxënësve.
Ministrja Kushi duhet t’u thotë të vërtetën qytetarëve për shkollat me dy turne në shumicën e shkollave në Tiranë dhe në disa qytete të mëdha, për klasat me mbi 35 nxënës, për dështimin e orëve 90 min e të detyrave të portofolit, ndaj sot, në vitin e 10 të qeverisjes së Rilindjes, as që mund të flitet për barazi dhe cilësi në arsim.
Për këto arsye Ministrja Kushi nuk lejon të publikohet Raporti vjetor i Arritjeve të sistemit arsimor parauniversitar, që është detyrim ligjor (neni 25, gërma ë)
Askush nuk mund të gënjejë popullin për shkolla komunitare që lehtësojnë prindërit. Askush nuk mund të gënjejë për laboratorë smart për mësimin e TIK e të lëndëve të tjera, ndërkohë që në këto ditë janari nxënësit nuk kanë asnjë ngrohje në klasë e në disa shkolla të tjera të zonave, që i ka pushtuar uji, tavani po i bie fëmijëve në kokë.
Askush nuk mund të gënjejë më për kualifikimet e zhvillimin profesional të mësuesve, të cilat janë kthyer në skema zhvatjeje për mësuesit, as për trajtimin e tyre financiar kur dihet se gjithë ajo punë misionare që kryejnë ata është e keqpaguar.
Askush nuk mund të marrë peng arsimin me aplikacione digjitale për të shantazhuar mësuesit në prag të fushatës.
Arsimi është sistem ekzistencial e themeltar i kombit, ndaj bëjmë të qartë se kushdo që e përdor atë, së shpejti do të përballet me forcën e ligjit”, u shpreh ajo./ CNA.al
Kryeministri Edi Rama ka ndarë disa foto nga homazhet e kr...
12 vite nga tragjedia ku mbetën të vrarë katër persona në ...
Analisti Arben Meçe thotë se SPAK, duhet të hetojë ngjarje...
Sot janë janë bërë homazhe për katër të vrarët e 21 Janari...
Policia ka arrestuar E. Rr., 38 vjeç, pasi në bashkëpunim ...
Një kanal i ri televiziv do t’i shtohet së shpejti ekranit...
Famijarët e katër protestuesve të vrarë me 21 janarit 2011...
Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa...
Gazetari Artan Hoxha, ka nxjerrë në dritë prova të reja li...
Sot, shënohen 12-vite nga gjarja e 21 janarit e vitit 201 ...
Si pasojë e shirave të rrëmbyeshëm - që nisën dje - vërshi...
Ndonëse është shpallur në kërkim ndërkombëtar për afer...
Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, ka denonc...
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka deklaruar se ësht...
President i Shqipërisë, Bajram Begaj është shprehur se ësh...
Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka rrëzuar kandidatur...
Sekretari për të drejtat e njeriut në Partinë Demokratike,...
Kanali mediatik që pretendon se është “Big”, prej disa mua...
Deklarata e ambasadores amerikane Yuri Kim në lidhje me re...
Ministri i Mbrojtjes zoti Niko Peleshi mori pjesë në takim...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...