Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Pak ditë më parë, CNA ka publikuar detajet e të gjithë dosjes hetimore të Prokurorisë së Firences të vitit 2016 për hetimet ndaj kryebashkiakut të Malësisë së Madhe, Tonin Marinaj.(LEXO KETU)
Me dokumente dhe fakte nga kjo dosje qindrafaqëshe, CNA tregoi se Tonin Marinaj akuzohet nga Prokuroria e Firences si drejtues i një organizate kriminale të trafikut ndërkombëtar të drogës.(LEXO KETU)
Prokurori Giulio Monferini e akuzon kryebashkiakun e Malësisë së Madhe, Tonin Marinajn, se ka themeluar, nxitur dhe drejtuar një organizatë me përmasa ndërkombëtare, me bazë kryesisht në Toskana, Venecia, Udine dhe në Shqipëri për trafik të marijuanës.
CNA zbardhi rast pas rasti, me detaje, se si funksiononte banda kriminale dhe personat e përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike.(LEXO KETU)
Hetimet në shtetin italian, Tonin Marinaj nuk i ka deklaruar në formularin e vetëdeklarimit.
Marinaj ka mashtruar në dy formularët e vetëdeklarimit, për zgjedhjet vendore të 2019 dhe 2023, ku ka thënë se nuk ka qenë asnjëherë në hetim nga ndonjë autoritet i huaj.(LEXO KETU)
Në datën 20 gusht CNA i është drejtuar për të marrë informacion Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, nëse ky institucion ka nisur apo jo procedurat e verifikimit për kryebashkiakun socialist, Tonin Marinaj.
Më 2 shtator, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në përgjigjen zyrtare për CNA sqaron se ky institucion më 11 korrik ka vendosur kryerjen e verifikimit të thelluar për Tonin Marinajn dhe dërgimin e të dhënave përkatëse Prokurorisë së Përgjithshme për vlerësim të mëtejshëm.
"Në lidhje me informacionin e kërkuar për z. Tonin Marinaj, u bëjmë me dije se nga ana jonë është dërguar informacioni që disponojmë nëpërmjet shërbimit postar në datën 02.09.2024. Ju informojmë se shkresa ka përmbajtjen si më poshtë: Në përgjigje të shkresës suaj protokolluar me nr. 2487 prot., datë 20.08.2024, me lëndë 'Kërkesë për dhënie informacioni në lidhje me procedurën e verifikimit nga ana e KQZ të z. Tonin Marinaj', ju informojmë se: Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve me vendimin nr. 76, datë 11.7.2024, ka vendosur kryerjen e verifikimit të thelluar të subjektit vetëdeklarues z. Tonin Zef Marinaj, kryetar bashkie, Bashkia Malësi e Madhe, i propozuar nga subjekti zgjedhor 'Partia Socialiste e Shqipërisë' dhe dërgimin e të dhënave përkatëse Prokurorisë së Përgjithshme, për vlerësim të mëtejshëm. Prokuroria e Përgjithshme në lidhje me këtë subjekt nuk ka dërguar ende vendimin për miratimin e rezultateve të verifikimit", thuhet në përgjigjen e KQZ-së.

Më datë 05.09.2024 City News Albania i është drejtuar me një shkresë Prokurorisë së Përgjithshme në lidhje me çështjen e kryebashkiakut të Malësisë së Madhe, Tonin Marinaj.
Në përgjigjen e Prokurorisë të datës 12.09.2024, theksohet se:
“Për këtë proces nuk kanë përfunduar rezultatet e verifikimit, pasi nevojitet ende informacion verifikues për të dhënat e vetëdeklaruara nga ky subjekt në formular në zbatim të ligjit nr.138/2015 ‘Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike’”.

Më 2 korrik, Partia Demokratike i kërkoi Prokurorisë së Përgjithshme që të verifikojë sipas ligjit të dekriminalizimit kryetarin e Bashkisë së Malësisë së Madhe, Tonin Marinaj.
Sipas PD-së, Prokuroria e Firences e akuzon Marinajn si drejtues të një organizate kriminale të trafikut ndërkombëtar të drogës dhe këto hetime kreu i Bashkisë së Malësisë së Madhe i ka fshehur në formularin e vetëdeklarimit.
Në lidhje me këtë kërkesë nuk mungoi edhe një reagim nga vetë Marinaj, i cili ka theksuar se gjithçka është një skenar i turpshëm dhe akuzat janë të fabrikuara dhe politike. Kështu, ai i mohonte akuzat e PD-së.
Por, Marinaj ka mashtruar dy herë KQZ-në në formularët e vetëdeklarimit, për zgjedhjet vendore të 2019-ës dhe ato të 2023-shit.
Kryebashkiaku socialist është shprehur se nuk ka qenë asnjëherë nën hetim apo gjykim nga një autoritet i huaj për ndonjë vepër penale, edhe pse dosja e Prokurorisë së Firences tregon të kundërtën.
Deri në momentin e publikimit të dosjes hetimore CNA ka tentuar disa herë të komunikojë me kryebashkiakun socialist, Tonin Marinaj, në lidhje me këtë çështje, por ai nuk u është përgjigjur telefonatave./ CNA
Gazetari Sokol Bregu u shpreh në "MCN TV" se deri në n...
Rektori i universitetit "Fan Noli" të Korçës, Lorenc Ekono...
Tirana prej javësh ndodhet nën pushtetin e plehrave. Çdo z...
Përplasje, tensione dhe debate ka pasur sot në mbledhj...
“Ndonjëherë je i fundit që e merr vesh kur emërohesh si mi...
Nesër përfundon afati zyrtar 7-ditor i dorëzimit të kandid...
BKH ka marrë telefonat e Drejtorit të Policisë së Elbasani...
Drejtuesja e emisionit “Histori Shqiptare”, Alma Çupi, ka ...
Kryeministri Edi Rama ka qenë i pranishëm në hapjen e ...
Gazetarja Klodiana Lala zbuloi në "MCN TV" detaje nga ...
Gazetarja Klodiana Lala ka folur për dorëheqjen e Muha...
Gazetari Artan Hoxha, i ftuar në "MCN TV", ka shpjegua...
Juristja Argita Malltezi ka deklaruar se nuk i dridhet...
Juristja Argita Malltezi ka sqaruar akuzat e SPAK-ut p...
Këtë të martë po ju njohim me disa prej titujve kryesorë t...
Analisti Lorenc Vangjeli ka deklaruar se kryeministri ...
Argita Berisha Malltezi, vajza e ish-kryeministrit Sal...
Gazetari Blendi Fevizu ka komentuar deklaratat e të rinjëv...
Gazetari Blendi Fevziu ka bërë një analizë për punën e SPA...
Argita Berisha Malltezi bëri një paralajmërim, teksa f...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...