Sondazhi/ Tirana e mbuluar nga plehrat, kush e ka përgjegjësinë?
Tirana prej javësh ndodhet nën pushtetin e plehrave. Çdo z...

Rektori i universitetit "Fan Noli" të Korçës, Lorenc Ekonomi, ka folur rreth përfundimit të fazës së parë të regjistrimeve. Sipas rektorit, vihet re një rritje e vogël e studentëve të regjistruar, ndonëse thuajse në të njëjtat kuota, megjithatë për Ekonomin kjo është pozitive duke marrë parasysh edhe lëvizjet demografike.
"Në përfundim të fazës së parë kemi thuajse të njëjtin numër regjistrimesh madje pak më shumë se vitin e kaluar. Ajo që mund të vërejmë është se ky numër erdhi si rezultat i regjistrimeve të ditëve të para ku janë edhe studentët që kanë mesataret më të larta. Janë 381 studentë të regjistruar kundrejt 375 që ka qenë vitin e kaluar, pra jemi thuajse në të njëjtat kuota, por mund të konsiderohet mirë duke marrë parasysh edhe lëvizjet demografike që ndodhin në mënyrë të vazhdueshme."
Teknologjia e informacionit, financa, infermieria, sportet si edhe dega e inxhinierisë kompjuterike që u hap për herë të parë këtë vit, janë degët më të preferuara deri më tani.
"Në përgjithësi ka regjistrime në të gjitha degët. Degët më të preferuara janë ato të teknologjisë së informacionit, inxhinieria kompjutetike që hapëm këtë vit si rezultat i kombëtarizimit që bëmë me universitetin politeknik, financa, infermieria, sportet, dhe degë të tjera. Presim regjistrimet e fazës 2 dhe 3 dhe më pas të konkludojmë me vendimet tona që do t'i marrim në fund. Ka interes edhe në programet dyvjeçare."
Sa u përket studentëve, rektori ka treguar se pjesa më e madhe e tyre janë nga juglindja, ndërsa sa u përket programeve me pak regjistrime, Ekonomi shprehet se është herët për ta thënë se cilat janë ato, por konfirmon se të gjitha programet kanë studentë të regjistruar.
"Studentët kryesisht janë nga juglindja, dikur ka qenë më e përhapur gjeografia por tani mbetemi brenda qarkut, shumë pak janë nga jashtë Korçës. Është herët për të thënë cilat programe kanë pak regjistrime, ajo që konfirmoj është se të gjithë kanë regjistrime."
Në përfundim të fazës së parë të regjistrimeve në universitetin "Fan Noli" të Korçës, duket se të gjitha programet janë përzgjedhur nga studentët, të cilët kanë arritur në shifrën e 381 të rinjve. Pritet që gjatë fazës të dytë e të tretë, do të ketë prurje të tjera e më pas, drejtuesit e këtij institucioni do të marrin edhe vendimet konkrete sa u përket të gjitha programeve të studimit në këtë universitet./ CNA
Tirana prej javësh ndodhet nën pushtetin e plehrave. Çdo z...
Përplasje, tensione dhe debate ka pasur sot në mbledhj...
“Ndonjëherë je i fundit që e merr vesh kur emërohesh si mi...
Nesër përfundon afati zyrtar 7-ditor i dorëzimit të kandid...
BKH ka marrë telefonat e Drejtorit të Policisë së Elbasani...
Drejtuesja e emisionit “Histori Shqiptare”, Alma Çupi, ka ...
Kryeministri Edi Rama ka qenë i pranishëm në hapjen e ...
Gazetarja Klodiana Lala zbuloi në "MCN TV" detaje nga ...
Gazetarja Klodiana Lala ka folur për dorëheqjen e Muha...
Gazetari Artan Hoxha, i ftuar në "MCN TV", ka shpjegua...
Juristja Argita Malltezi ka deklaruar se nuk i dridhet...
Juristja Argita Malltezi ka sqaruar akuzat e SPAK-ut p...
Këtë të martë po ju njohim me disa prej titujve kryesorë t...
Analisti Lorenc Vangjeli ka deklaruar se kryeministri ...
Argita Berisha Malltezi, vajza e ish-kryeministrit Sal...
Gazetari Blendi Fevizu ka komentuar deklaratat e të rinjëv...
Gazetari Blendi Fevziu ka bërë një analizë për punën e SPA...
Argita Berisha Malltezi bëri një paralajmërim, teksa f...
Një ndër çështjet që kanë hetuar prokurorët në dosjen ...
Argita Berisha Malltezi, vajza e ish-kryeministrit Sal...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...