"Po tallesh ti? Është turp"/ Rakipi përplaset me analistin për ndalimin e Berishës
Ka pasur një debat në emisionin "Të Paekspozuarit" mes...

Ministrja e Arsimit dhe Sporteve, Ogerta Manastirliu, zhvilloi një takim me drejtues të drejtorive arsimore në rrethe, si dhe mësues, ku shpalli thirrjen për konkurrim për 200 pozicione për drejtues shkolle.
“Ky vit për Ministrinë e Arsimit dhe Sporteve do të jetë viti i proceseve transformuese në sistemin arsimor, duke filluar nga arsimi parashkollor tek ai parauniversitar dhe arsimi i lartë. Synimi ynë është rritja e cilësisë në arsim për të gjitha nivelet e edukimit. Në takimet që unë kam pasur gjatë dialogut 'Te flasim për arsimin' me mësues, nxënës dhe prindër, ka dalë qartësisht nevoja për të rritur rolin e mësuesve në proceset vendimmarrëse të shkollës, por edhe të drejtuesve të shkollës, të cilët duhet të përmirësojnë aftësitë e tyre drejtuese dhe menaxhuese në funksion të gjithëpërfshirjes dhe në funksion të vendimmarrjeve të përbashkëta, duke përfshirë akoma më shumë mësuesit në proceset vendimmarrëse”, tha Manastirliu.
Sipas ministres, formimi profesional dhe mbështetja e drejtuesve të shkollave është një investim në qelizën bazë të arsimit dhe ka një rëndësi thelbësore për të gjithë ecurinë e proceseve mësimore dhe mënyrën se si shkolla udhëhiqet dhe menaxhohet.
Duke vënë theksin në rëndësinë dhe rolin që ka drejtuesi i shkollës në përmirësimin e cilësisë së arsimit, ministrja shpalli thirrjen për konkurrim për 73 pozicione në DRAP Durrës, 40 në DRAP Fier, 55 DRAP Korçë dhe 32 në DRAP Lezhë për drejtues shkolle dhe siguroi se procesi do të jetë transparent dhe meritokratik dhe do të ndiqet me shumë kujdes dhe vëmendje nga Ministria e Arsimit dhe Sporteve (MAS) dhe Drejtoria e Përgjithshme e Arsimit Parauniversitar (DPAP).
"Aplikimi do të ndiqet me shumë kujdes nga MAS dhe strukturat e saj, për të pasur një proces të hapur, transparent, një proces meritokratik, në mënyrë që në krye të 200 institucioneve tona arsimore të vihen mësuesit, drejtuesit më të mirë, menaxherët më të mirë, për të çuar përpara shkollën, për të çuar përpara rezultatet e mira dhe për ta ngritur në një nivel të ri, administrimin dhe menaxhimin e shkollave tona. Sigurisht kjo do të të jetë vetëm një fazë e parë e procesit, pasi menjëherë pas përfundimit të fazës së parë, pra të plotësimit të 200 vendeve drejtuese të shkollës, do të vijohet me fazat e tjera; të dytë dhe të tretë, për plotësimin e pozicioneve të reja, të cilat do të shpallen nga MAS dhe DPAP në funksion të plotësimit të gjithë shkollave me drejtues, të cilët do të jenë, drejtues të përhershëm dhe jo të përkohshëm", tha ministrja./CNA
Ka pasur një debat në emisionin "Të Paekspozuarit" mes...
Mëngjesin e kësaj të marte kanë nisur reshjet e dëborës në...
Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, është paraqit...
Blendi Gonxhja ka reaguar pas ndryshimeve në Qeveri, ku Ra...
Pasi ish-ministri i Shëndetësisë u emërua në krye të A...
Avokati mbrojtës i ish-kryeministrit Sali Berisha, Gen...
Ish-ministri, Luan Rama ka komentuar zgjedhjen e Blend...
Franz Beckenbauer ka ndërruar jetë në moshën 78-vjeçar...
Ish-zëvendësministrja e Financave, Irena Beqiraj ka koment...
Ish-kryeministri Sali Berisha, pasditen e sotme, në nj...
Sot, kryeministri Edi Rama njoftoi emërimin e Blendi G...
Dëbora e madhe në pikën e Mashkullorës një ditë më parë ka...
Kreu i Grupit të PD, Gazment Bardhi ka deklaruar se ka...
Jashtë kamerave, ka folur vajza e mitur e Mirela Bosit...
E rallë, por ndodh! E kemi fjalën për Fokën e Mesdheu...
Mirela Bosi, nëna e 12-vjeçares, e cila denoncoi djalin e ...
Biznesmeni i ndërtimit, Faik Curri, ka akuzuar kryetar...
Ushtari i Luli Bashës, Roland Bejko, është justifikuar...
Kryeministri Edi Rama shpërblyer këtë fillimviti, Blen...
Kryeministri Edi Rama ka bërë sot një ndryshim të befa...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...