web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Fjalimet para Kryeministrisë/ Protestuesi: Pushtetarët janë tmerruar, nuk gjejnë vend ku të futen

25 Qershor 2026, 20:10, Aktualitet CNA

Fjalimet para Kryeministrisë/ Protestuesi: Pushtetarët janë

Pas grumbullimit në qendër të Tiranës dhe vendosjes para godinës së Kryeminsitrisë, protestuesit po mbajnë fjalimet e tyre.

Një prej qytetarëve u shpreh se në 26 ditë radhazi, tubimet masive kanë krijuar tmerr dhe frikë te njerëzit që janë në qeveri.  

I riu tha se shqiparët, përmes këtij akti, kanë shpikur turizmin e protestave.

“Sot që jemi në ditën e 26 i kemi parë si janë tmerruar dhe kanë 3 dite që nuk po gjejnë vend ku të futen. Po shpikin çdo lloj skenari për ti ikur të vërtetës popullore kërkesave që për 25 ditë me radhë i kemi thirrur së bashku në këtë shesh. Kanë shumë ditë që po mundohen të na hedhin trutë e gomarit se dëmtojnë turizmin. Jemi vendi i parë në botë që kemi shpikur turizmin e protestave. Kemi treguar se nuk kemi vetëm vende të bukura, por dhe njerëz mikpritës, njerëz të qytetëruar”,-tha ai./CNA

 





Lajmet e fundit nga