Ivanka Trump në Kryeministri, pritet nga Rama
Ivanka Trump, vajza e presidentit amerikan Donald Trump, n...

Gazetarja Klodiana Lala ka folur mbrëmjen e sotme lidhur me seancën e mbajtur ditën e sotme në Gjykatë Kushtetuese për shqyrtimin e ankimimit të kryeministrit Edi Rama për masat e vendosura ndaj zëvendëskryeministres Belinda Balluku.
E ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, me Ylli Rakipin, Lala ndau detaje lidhur me atë se çfarë kishte ndodhur në seancën ku morën pjesë të gjitha palët e përfshirë me përjashtim të GJKKO-së që nuk pati paraqitje me arsyetimin se në një vend demokratik nuk mund të ftohet gjykata si një palë në process.
Sipas gazetares, prokurorët në seancë patën një mesazh edhe për Gjykatën Kushtetuese, pasi thanë që përmes vendimeve të saj, “Kushtetuesja” ka legjitimuar veprimet e gjykatave dhe prokurorive të shkallëve më të ulëta për të qenë të pavarura, por ndërhyrja në këtë moment cenon pavarësinë e prokurorisë.
"Seanca publike nënkupton faktin që janë të përfshirë të gjithë palët e interesuara. Në rastin konkret, ishte ftuar si palë në këtë proces edhe GJKKO, por nuk u paraqit dhe përmes një shkrese që i kishte drejtuar Gjykatës Kushtetuese (GJK), pretendonte se në një vend demokratik nuk mund të ftohet gjykata si një palë në proces.
Palët e tjera, ishin në një anë Presidenti, Kuvendi dhe Këshilli i Ministrave, që në unison pretendonin që përmes pezullimit të funksioneve të Belinda Ballukut, SPAK kishte ndërhyrë në kompetencat e tyre, pasi ajo nuk pezullohet, për sa kohë ligji dhe Kushtetuta e barazojnë funksionin e saj me atë të deputetit, ndaj nuk mundet të pezullohet nga funksionet. Argumenti i dytë, lidhet me bllokimin e punëve të qeverisë. Përfaqësuesi i Këshillit të Ministrave tha që pezullimi i një anëtari krijon problematika dhe boshllëk në punën e qevverisë.
Zoti Rusmali, që përfaqësonte Presidencën, ngriti hipotetikisht, nëse dispozita nuk zbatohet, mund të ndodhë që një gjykatës ose prokuror, mund të pezullojnë jo vetëm një anëtar por disa anëtarë, çka mund të ndikonte në qeverisje, e konsideroi ndërhyrje në punët e Presidentit.
Ndërkohë SPAK, në gjykimin tim, nuk shkoi dot në nivelin kushtetues, por u ndal në tre momente. Njërës nga pyetjeve, të zonjës Semini, sa ka ndikuar vendimi i ndërmjetëm, prokurorët pretenduan se rikthimi i Ballukut në detyrë, ka ndikuar në hetim, pasi ajo ka tentuar të prishë provat. Me këtë e motivuan të gjithë kërkesën e tyre.
U tha se masa është marrë në interes të opinionit publik, pasi Balluku mund të prishë prova, të kryejë vepra të kësaj natyre ose edhe më të rënda. U ndalën në dy momente, që kryeministri nuk mund të legjitimohet për këtë kërkim, pasi nuk ka konflikt institucional, pretenduan se janë vetëm ata si insitucion që mund të kërkojnë masa sigurie dhe zoti Rama nuk cënohet në mënyrë të drejtpërdrejt si kryeministër. Pika e dyta, prokurorët aluduan se kryeministri, duke vënë në lëvizje Gjykatë Kushtetuese, po bllokon hetimin për zëvendëskryeministren.
Prokurorët patën mesazh edhe për Gjykatë Kushtetuese, pasi thanë që përmes vendimeve të saj, Gjykatë Kushtetuese ka legjitimuar veprimet e gjykatave dhe prokurorive të shkallëve më të ulëta për të qenë të pavarura, por ndërhyrja në këtë moment cënon pavarësinë e prokurorisë.
Një pyetje interesante ishte nga Marsida Xhaferllari, që iu referua një shprehje të kryeministrit, për republikën e prokurorëve, prokurorët nuk ishin të qartë për përgjigjen që do të duhet të jepnin, por thanë se rasti konkret nuk krijon konflikt mes kompetencave dhe pretenduan se për shkak të nevojave të hetimit dhe për shkak të mënyrës si është hetuar Balluku, kanë zbatuar çdo gjë me rigorozitet", tha Lala. /CNA
Ivanka Trump, vajza e presidentit amerikan Donald Trump, n...
Nënkryetari i Gjykatës së Tiranës, Gerd Hoxha ndau sot dis...
Gazetari Bledian Koka ka folur mbrëmjen e sotme lidhur me ...
Ivanka Trump, vajza e presidentit amerikan Donald Trump, k...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi sot pushimin e gjykim...
Në konferencën memoriale ndërkombëtare në nderim të Kryepi...
Fortlumturia e Tij, Joan ka mbajtur fjalën e tij në konfer...
Eksportuesit e bimëve mjekësore dhe aromatike janë optimis...
Kryegjyshi botëror Haxhi Dede Edmond Brahimaj ishte sot i ...
Një konferencë memoriale ndërkombëtare po zhvillohet ditën...
Shtyhet seanca në GJKKO për ish-presidentin Ilir Meta. Më...
Është hapur sot sistemi e-Tax, që mundëson plotësimin e De...
Gazetarja Klodiana Lala ka folur lidhur me seancën e mbajt...
Këtë të enjte u zhvillua seanca e radhës për dosjen “Plumb...
Kuvendi ka miratuar në seancën e sotme marrëveshjen për an...
Në territorin e Bashkisë Shkodër, 670 aplikues në total që...
Deputeti i Partisë Demokratike, Gjini Gjoni, ka ngritur so...
Ish-deputetja Monika Kryemadhi është paraqitur ditën e sot...
Gjykata Kushtetuese ka pranuar të shqyrtojë kërkesën e opo...
Një ndërprerje e energjisë elektrike është regjistruar mbr...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...