Rikthehet optimizmi për tregun e bimëve mjekësore
Eksportuesit e bimëve mjekësore dhe aromatike janë optimis...

Fortlumturia e Tij, Joan ka mbajtur fjalën e tij në konferencën memoriale ndërkombëtare në nderim të Kryepiskopit të ndjerë të Shqipërisë, Anastasit me rastin e përvjetorit të parë të ndarjes së tij nga jeta.
Kryepiskopi Joan u shpreh se duke nderuar jetën dhe veprën e tij njerëzit nderojnë veten, Kishën dhe vendin e tyre. Ai u shpreh se kurora e veprës së Kryepiskopit Anastas do të mbetet gjithmonë ringritja nga gërmadhat e Kishës Ortodoksë në Shqipëri.
Fortlumturia e Tij tha më tej se predikimi i Tij publik dhe privat ka qenë gjithmonë respekti dhe dashuria për çdo qenie njerëzore.
Kreu i Kishës Ortodokse vlerësoi kontributin e madh dhe të rëndësishëm të Kryepiskopit të ndjerë Anastas në dialogun ndërfetar, në veçanti me islamin.
“Ndjehem i nderuar që më jepet mundësia të flas për veprën e Kryepiskopit Anastas. Duke nderuar veprën e këtij njeriu të madh, ne nderojmë veten tonë, Kishën tonë dhe vendin tonë. Pozicioni im është unik jo vetëm si studiues i teologjisë, por edhe si dëshmitar dhe bashkëpunëtor i tij gjatë më shumë se 30 viteve të ringritjes së Kishës në Shqipëri. Siç ai vetë shprehej, krishtërimi i konsideron shërbimin si rrugën mbretërore për të përmbushur vetveten duke ju shërbyer të tjerëve dhe duke i ndihmuar ata në shpëtim, ne ndihmojmë dhe shpëtojmë edhe veten tonë.
Libri i tij “Globalizimi dhe Orthodoksia” përfaqëson kontributin më sistematik ortodoks në debatin teologjik mbi globalizimin. Ky libër merr një rëndësi të veçantë, sepse mendimet e paraqitura përfshijnë gjithë njerëzimin.
Kurora e veprës së tij është ringritja nga gërmadhat e Kishës Ortodokse në Shqipëri. Në 24 qershor të vitit 1992, Kryepiskopi Anastas u zgjodh në krye të kishës dhe me këtë zgjedhje filloi ringritja nga rrënojat. Koha tregoi se kjo ishte zgjedhja e duhur. Për këtë zgjedhje falenderojmë përzemërsisht Partiarkanën Ekumenike, e cila në këto vite ringritje ka treguar kujdes të veçantë për kishën tonë. Ringritja ishte ridimensionim i kishës në një nivel më të lartë dhe më të gjerë.
Gjatë vitit 1999, kur vendi ynë priti valën e emigrantëve kosovarë, Kisha Ortodokse nën drejtimin e Kryepiskopit Anastas organizoi një program ndihme prej më shumë se 12 milionë dollarësh. Margaritari më vezullues në veprën ndërtues është katedralja në Tiranë. Çdo gjë në këtë ndërtesë tregon se ai ka bërë të pamundurën për ti dhënë kishës këtu më të bukurën dhe më të mirën.
Kryepiskopi Anastas kishte prioritet përpjekjet për të dhënë një frymë të drejtë brenda Kishës. Ndërtesat për atë nuk ishin qëllim në vetvete por vetëm një mjet. Ato u ndërtuan për njerëzit dhe në shërbim të tyre. Predikimi i Tij publik dhe privat ka qenë gjithmonë respekti dhe dashuria për çdo qenie njerëzore. Dihet roli i tij i rëndësishëm në dialogun ndërfetar, sidomos me islamin. Ai ka qenë protagonist i shumë marrëveshjeve dhe arritjeve të mëdha në dialogun ndërfetar. Librat, esetë dhe artikujt e tij edhe pse shkruar në kohë të ndryshme kanë një unitet dhe kohezion të brendshëm.
Mund t’ju them me bindje se nuk njoh person tjetër që mund t’i ketë dhënë këtij vendi më shumë, pa kërkuar dhe pa marrë asgjë. Nëpërmjet shembullit të tij, ai ka forcuar tek të gjithë ne, besimin e patundur te Perëndia. Jeta dhe vepra e tij do të jenë shembull frymëzimi edhe për brezat që do të vijnë. Nuk duhet të ndalemi vetëm në adhurimin për jetën dhe veprën e tij, por duhet ta ndjekim atë”, u shpreh Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë Joani. /CNA
Eksportuesit e bimëve mjekësore dhe aromatike janë optimis...
Kryegjyshi botëror Haxhi Dede Edmond Brahimaj ishte sot i ...
Një konferencë memoriale ndërkombëtare po zhvillohet ditën...
Shtyhet seanca në GJKKO për ish-presidentin Ilir Meta. Më...
Është hapur sot sistemi e-Tax, që mundëson plotësimin e De...
Gazetarja Klodiana Lala ka folur lidhur me seancën e mbajt...
Këtë të enjte u zhvillua seanca e radhës për dosjen “Plumb...
Kuvendi ka miratuar në seancën e sotme marrëveshjen për an...
Në territorin e Bashkisë Shkodër, 670 aplikues në total që...
Deputeti i Partisë Demokratike, Gjini Gjoni, ka ngritur so...
Ish-deputetja Monika Kryemadhi është paraqitur ditën e sot...
Gjykata Kushtetuese ka pranuar të shqyrtojë kërkesën e opo...
Një ndërprerje e energjisë elektrike është regjistruar mbr...
Prokurori i Posaçëm, Dritan Prençi, në seancën në Gjykatën...
Kryeministri Edi Rama ka gënjyer sot në Kuvend ku u shpreh...
Trupa gjykuese e Gjykatës Kushtetuese është tërhequr për t...
Prokurorja e SPAK-ut, Dorina Bejko, ka qenë e pranishme në...
Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur akuzave të bëra n...
Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij në Kuvend, i ës...
Prokurori i posaçëm, Dritan Prençi, ka paraqitur parashtri...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...