Një vit pa Kryepiskopin Anastas/ Patriarku Ekumenik Bartolome: Jeta dhe shërbesa e Tij dëshmuan me ndriçim Ungjillin e Krishtit
Në konferencën memoriale ndërkombëtare në nderim të Kryepi...

Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi sot pushimin e gjykimit të çështjes së vetingut të gjyqtarit të Tiranës, Gentian Hamiti, duke lënë në fuqi konfirmimin e tij në detyrë.
Vendim u mor pasi drejtuesi i SPAK, Klodjan Braho, tërhoqi ankimin e tij gjatë konkluzioneve përfundimtare të enjten, duke e konsideruar bindës shpjegimin e gjyqtarit në lidhje me gjetjet në të tre kriteret e rivlerësimit: pasurinë, pastërtinë e figurës dhe profesionalizmin.
Njoftimi:
Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi më datë 22.01.2026, ora 13:00, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) nr. 21/2024, datë 06.06.2024, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 743, datë 19.03.2024, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Gentian Hamiti.
Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme z. Klodjan Braho, deklaroi se subjekti i rivlerësimit me provat dhe argumentet e reja të paraqitura gjatë procesit gjyqësor në Kolegj, arriti të provojë të kundërtën e shkaqeve të ankimit për të tria kriteret e rivlerësimit. Përfundimisht, Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme i kërkoi Kolegjit lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 743, datë 19.03.2024.
Subjekti i rivlerësimit Gentian Hamiti ndau të njëjtin qëndrim me Drejtuesin e Prokurorisë së Posaçme z. Klodjan Braho dhe i kërkoi Kolegjit lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Pasi dëgjoi kërkimet përfundimtare të palëve, trupi gjykues vendosi mbylljen e shqyrtimit gjyqësor dhe u tërhoq për marrjen dhe shpalljen e vendimit përfundimtar si më poshtë vijon:
Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Ina Rama kryesuese, Albana Shtylla relatore, Mimoza Tasi, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen nr. 21/2024, datë 06.06.2024, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, nr. 743, datë 19.03.2024, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Gentian Hamiti.
Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues, bazuar në nenin 4, pika 6 të ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, dhe në nenet 451, shkronja “b” e 463 të Kodit të Procedurës Civile, në mënyrë unanime, vendosi:
Pushimin e shqyrtimit të çështjes (JR) nr. 21/2024, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit nr. 743, datë 19.03.2024 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për subjektin e rivlerësimit Gentian Hamiti.
Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.
U shpall sot, më datë 22.01.2026 në Tiranë./CNA
Në konferencën memoriale ndërkombëtare në nderim të Kryepi...
Fortlumturia e Tij, Joan ka mbajtur fjalën e tij në konfer...
Eksportuesit e bimëve mjekësore dhe aromatike janë optimis...
Kryegjyshi botëror Haxhi Dede Edmond Brahimaj ishte sot i ...
Një konferencë memoriale ndërkombëtare po zhvillohet ditën...
Shtyhet seanca në GJKKO për ish-presidentin Ilir Meta. Më...
Është hapur sot sistemi e-Tax, që mundëson plotësimin e De...
Gazetarja Klodiana Lala ka folur lidhur me seancën e mbajt...
Këtë të enjte u zhvillua seanca e radhës për dosjen “Plumb...
Kuvendi ka miratuar në seancën e sotme marrëveshjen për an...
Në territorin e Bashkisë Shkodër, 670 aplikues në total që...
Deputeti i Partisë Demokratike, Gjini Gjoni, ka ngritur so...
Ish-deputetja Monika Kryemadhi është paraqitur ditën e sot...
Gjykata Kushtetuese ka pranuar të shqyrtojë kërkesën e opo...
Një ndërprerje e energjisë elektrike është regjistruar mbr...
Prokurori i Posaçëm, Dritan Prençi, në seancën në Gjykatën...
Kryeministri Edi Rama ka gënjyer sot në Kuvend ku u shpreh...
Trupa gjykuese e Gjykatës Kushtetuese është tërhequr për t...
Prokurorja e SPAK-ut, Dorina Bejko, ka qenë e pranishme në...
Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur akuzave të bëra n...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...