Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

CNA.al dy ditë më parë iu drejtua me një letër zyrtare, Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, duke kërkuar hapjen e dosjeve për shtatë persona publikë, pjesë e jetës aktive politike dhe asaj mediatike.
CNA.al teston me këtë rast sa i vërtetë është fakti se u ndryshua ligji për hapjen e dosjeve dhe sa akses do të ketë publiku në lidhje me ata njerëz që janë pjesë e aktivitetit publik, politik, mediatik e të tjerë.
Midis emrave të renditur është edhe gazetari, publicisti, Blendi Fevziu.
Në një reagim ekskluziv për CNA.al, Fevziu tha se shpreson që Autoriteti i Dosjeve të na japë dosjen e tij, të hapet ajo e në rast se nuk do ta bëjë Autoriteti i Dosjeve pra ndryshimet në ligj nuk kanë rezultuar në një përfundim që është hapja e dosjeve të bashkëpunëtorëve të ish-sigurimit të shtetit për njerëzit që kanë aktivitet publik, atëherë ai është i gatshëm që t'i japë autorizim CNA.al për të bërë hapjen e saj.

“Jam i gatshëm t’ua jap juve autorizimin për të kërkuar hapjen e dosjes në rast se ka një pengesë. Besoj se do t’ua vendosin në dispozicion dhe e keni të gjithë lejen time për ta bërë atë publike”, tha Blendi Fevziu për CNA.al.
Gazetari Fevziu me tri dekada eksperiencë është një nga emrat e parë që reagon pikërisht sot në 8 dhjetor në Ditën Kombëtare të Rinisë, kur kanë filluar edhe protestat e studentëve 32 vite më parë, të cilët kërkonin shembjen e mureve të komunizmit.
Që atëherë shumë ujëra kanë rrjedhur, janë bërë disa ligje, lustracioni, hapje dosjesh, por asnjëherë nuk pati hapje të plotë dhe publikim të tyre.
Me ndryshimet e bëra muajt e fundit nga parlamenti shqiptar, dekretimi nga Presidenti dhe hyrja e ligjit në fuqi, CNA.al në bazë të Kushtetutës së Shqipërisë, neni, 23, pika, 1, 2 dhe Ligjit për të drejtën e Informimit i është drejtuar Autoritetit të Dosjeve me këtë letër, (Lexo këtu) me 7 personazhe, nga të cilët katër janë politikanë, si kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, dy ministra të rëndësishëm, ai i Brendshëm dhe ai i Mbrojtjes, si dhe njerëz të medias dhe aktivitetit publik, politik të këtyre viteve siç janë Fahri Balliu, Blendi Fevziu apo Artan Hoxha.



CNA.al do të vazhdojë të kërkojë nga Autoriteti i Dosjeve, hapjen e dosjeve për persona që ndikojnë në jetën e qytetarëve dhe kanë një aktivitet të theksuar politik dhe publik.
Por ky ishte numri i parë i një grupi individësh, të cilët ne presim që Autoriteti i Dosjeve të na kthejë përgjigje bashkë me dosjet.
Në të kundërt një kthim përgjigjeje negativ do të thotë se nuk kemi një ndryshim të ligjit, nuk kemi një hapje të dosjeve, por thjeshtë dhe vetëm kemi një tallje, të bërë nga klasa politike, përgjatë 30 viteve në Shqipëri.
Rasti i gazetarit Blendi Fevziu është një rast për t’u falënderuar, pasi ai ka shprehur gjithë gatishmërinë, që nëse Autoriteti nuk jep dosjen, të na japë një autorizim me shkrim, me të cilin ne si media t'i drejtohemi me një kërkesë Autoritetit për të bërë publike dosjen e tij.
Rast pas rasti CNA.al do të ndjekë edhe emrat e tjerë, të cilët do të ishte e rëndësishme që të ndjekin të njëjtën rrugë që po ndjek Blendi Fevziu ose në rast se Autoriteti nuk i hap dosjet, ata do të fshiheshin duke mos e publikuar atë.
Ne atëherë kemi gjithë të drejtën të drejtojmë gishtin ndaj, jo një, por shumë personazheve të jetës publike dhe politike, të cilët nuk pranojnë që dosjet e tyre t’u vihen në dispozicion qytetarëve shqiptarë, kanë qenë ose jo, bashkëpunëtorë të sigurimit të shtetit./CNA.al
Për deputetin e PD-së, Saimir Korreshi, duhet sërish një p...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në përkujtim të 8 Dhj...
Ambasada amerikane në Tiranë, përmes një postimi në rrjet...
Kreshnik Çollaku, deputeti i PD-së, nga grupi i përçarësve...
Sulmi ndaj kreut të PD-së, Sali Berisha, për deputetin Fla...
Presidenti Bajram Begaj ka përkujtuar 8 dhjetorin, që shën...
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka thënë se në shkurt t...
Kryeministri Edi Rama ka uruar Ditën e Rinisë me poezi. A...
Me 19 dhjetor 2022, Arben Krajës i mbaron mandati si drejt...
“E duam Shqipërinë si e gjithë Europa”. Kjo ishte thirrja...
Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit...
Erjeta Avdyli u zhduk në 30 mars të vitit 2000 dhe u g...
Gazetarja Alba Alishani ka deklaruar se Samiti i Bashk...
Analisti Fatos Lubonja, i ka drejtuar gishtin kryemini...
Gazetari Nikoll Lesi ka vënë në pah meritën e kryetari...
Kreu i FRPD-së, Besart Xhaferri, ka bërë me dije se ne...
Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka...
Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, ka zbul...
Analisti Kreshnik Spahiu ka komentuar dhe ka analizuar...
Gazetari Eni Ferhati ka dhënë detaje të tjera mbi agresori...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...