E rëndë në Maliq/ Një person vret efektivin e policisë, plagos 1 tjetër
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...

Reagimi i zv.kryeministrit Arben Ahmetaj nga arratia, është bërë lajmi i ditës, duke "pushtuar" faqet e para të mediave "online" dhe jo vetëm. Këtë herë Ahmetaj publikoi një sërë dokumentesh, ku, ndër të tjera, analizohen të gjitha hetimet e SPAK-ut ndaj tij. Ai nuk hezitoi të jepte edhe një paralajmërim se në të ardhmen e afërt do të flasë për akuzat dhe supozimet.
Dokumenti i publikuar nga Ahmetaj përmban shqyrtimin që firma ligjore ndërkombëtare “Nixon Peabody”, i ka bërë dosjes së SPAK-ut, ku ish-zv/kryeministri akuzohet për korrupsion, pastrim parash, deklarim i rremë e fshehje pasurie.
Në raportin prej 420 faqesh, 34 prej tyre janë konkluzione nga ekspertë amerikanë të fushës, pas analizimit pikë për pikë të të gjithë kërkesës që SPAK-u dorëzoi në Kuvend për heqjen e imunitetit parlamentar të Arben Ahmetajt.
Analistët amerikanë arrijnë në përfundimin se SPAK-u ka ngritur akuza të pambështetura në ndonjë provë dhe theksojnë se asnjëherë nuk mund të nisej një hetim apo gjykim i tillë ndaj Ahmetajt.
"Qasjet dhe konkluzionet e prokurorisë, të pasqyruara në raportin e SPAK-ut, nuk përputhen me praktikat dhe normat e pranuara ndërkombëtarisht. SPAK ka arritur në përfundime të pambështetura në bazë të atyre provave. Motivet e SPAK-ut për të vënë në shënjestër z. Ahmetaj janë me natyrë politike, në vend që të jetë në shërbim të drejtësisë. Bazuar në përvojën tonë të gjerë si prokurorë dhe zyrtarë federalë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, hetimet dhe ndjekjet penale të korrupsionit publik, mungojnë plotësisht. Për më tepër, ne arrijmë në konkluzionin plotësisht se provat e SPAK-ut janë të pamjaftueshme për të akuzuar (aq më pak të dënuar) z. Ahmetaj për ndonjë keqbërje, ose për të vazhduar çdo lloj hetimi apo ndjekje ndaj tij", thuhet në raport.
Ekspertët hedhin poshtë lidhjet e mundshme të Ahmetajt dhe biznesmenëve, duke theksuar nuk ka qenë i përfshirë në skemë e inceneratorëve. Ata analizojnë edhe akuzën e ngritur për "korrupsion", ku theksojnë se Ahmetaj nuk ka marrë asnjë përfitim nga biznesmenët apo emrat e përfshirë në aferë.
"Raporti i SPAK-ut nuk e vërteton këtë, por as nuk e njeh faktin se zoti Ahmetaj nuk kishte autoritetin për të shpërblyer zotin Mërtiri, z. Zoto, apo ndonjë tjetër, persona aktualë të skemës së inceneratorëve. Si ministër i Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Z. Ahmetaj nuk luajti asnjë rol dhe nuk kishte asnjë përgjegjësi për këtë. Siç u përmend më lart, pranohet gjerësisht se akuza për korrupsion nuk mund të qëndrojë ku nuk ka dëshmi se zyrtari publik ka marrë përfitim të paligjshëm nga bashkëkomplotistët privatë. Megjithatë, në raportin e tij, SPAK-u nuk identifikon asnjë përfitim", thuhet në raport.
Sipas ekspertëve, është e rëndësishme të theksohet si çështje se pavarësisht se SPAK-u pohon të kundërtën, zoti Ahmetaj nuk ka dhe nuk ka pasur asnjëherë lidhje me Zoton dhe nuk ka përfituar ndonjë vilë nga ky i fundit në Hamallaj.
"Megjithatë, SPAK pretendon se z. Zoto në mënyrë indirekte i ka dhuruar vilën zotit Ahmetaj. Bazuar në rishikimin tonë, e vërteta e çështjes është se zoti Zoto ka kontraktuar me zhvilluesin e vilës gjatë ndërtimit të saj, por z. Zoto përfundimisht refuzoi kontratën dhe refuzoi të paguante zhvilluesin", thuhet në raport.
Po kështu, në raport përmendet edhe Mirel Mërtiri, koka e aferës së inceneratorëve. Për këtë të fundit theksohet se ka pasur një miqësi me Arben Ahmetajn, por ish-ministri nuk ka përfituar udhëtime.
"SPAK akuzon gjithashtu zotin Ahmetaj se ka marrë udhëtime dhe mikpritje të tjera nga Mërtiri. Edhe pse zoti Ahmetaj ka udhëtuar herë pas here me ish-mikun e tij Mërtiri, në dijeninë e tij, Ahmetaj paguante gjithmonë pjesën e tij të udhëtimit. Është e mundur që zoti Ahmetaj i ka kërkuar zotit Mërtiri të bëjë rezervime për këto udhëtime, dhe se zoti Mërtiri mund të ketë ofruar kartën e tij të kreditit për të mbajtur rezervime të tilla, por Zoti Ahmetaj beson se pjesën e tij të shpenzimeve e ka paguar gjithmonë me para në dorë", analizojnë ekspertët.
Në raport ekspertët vënë theksin se SPAK ka dështuar tërësisht të përcaktojë elementët kyç të veprës së korrupsionit publik, aq më tepër të një ish-zyrtari të lartë. Sipas tyre, Ahmetaj ka refuzuar disa herë propozimin për kontratën e inceneratorit të Tiranës.
"SPAK më tej nuk e kupton plotësisht se zoti Ahmetaj nuk ka qenë kurrë në një pozicion për të zhvilluar procedurat për kontratat e inceneratorit, dhe vërtet e refuzoi disa herë propozimin për kontratën e inceneratorit të Tiranës", thuhet në raport.
Ekspertët nënvizojnë se raporti i SPAK-ut është rezultat i një hetimi të keqtrajtuar. Sipas hetuesve të huaj, hetimet e SPAK-ut ndaj Ahmetajt kanë prapavijë politike.
"Në rastin më të keq, Raporti i SPAK-ut pasqyron një politikë persekutimi të motivuar të një individi të ndershëm, gabimi i vetëm i të cilit ishte të rrëzohej me elitën në pushtet. Edhe pse përpjekjet e Shqipërisë për të luftuar korrupsionin dhe mashtrimin duhen duartrokitur, sulme të pabaza ndaj individëve të pafajshëm sepse ndodhin të jesh kundërshtar politik, janë haptazi të padrejta. Prandaj, ne besojmë se SPAK duhet të revokojë Raportin e SPAK-ut dhe të pushojë menjëherë hetimin ndaj z. Ahmetaj", përfundon raporti./CNA
Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar për mediat ...
Të enjten është shtyrë seanca në Apel për kërkesën për...
Këtë të enjte është prezantuar kryeinspektori i ri i IKMT-...
Gjykata e Posaçme la në fuqi masën "arrest me burg" pë...
Erzen Breçani, ish-zv.drejtori i Policisë, është shpre...
Gazeta angleze "Daily Ekspres" ka publikuar së fundmi ...
SPAK kërkon përjashtimin e gjyqtarjes Ilirjana Olldash...
Pronat e shqiptarëve po gllabërohen nga shoqëritë mikr...
4 persona ranë në pranga, 6 të tjerë janë në kërkim dhe nj...
Detaje të reja kanë dalë nga dosja e SPAK-ut për urdhër-ar...
Fillimi i ndërtimit të rrugës Thumanë-Vorë-Kashar, një...
Ambasada italiane ka reaguar në lidhje me situatën e tensi...
Gaztetari, Artan Hoxha ka treguar se si Ervin Mata u r...
Deputeti, Luan Baçi thotë se parlamenti është bllokuar...
Emri i këngëtares së njohur Elvana Gjata ka dalë në me...
Gazetari Bledian Koka ka folur për tensionet në Kuvend...
Ministria e Arsimit ka kërkuar hetim administrativ dhe...
Deputeti, Agron Gjekmarkaj ka folur lidhur me zhvillim...
Këshilli i Lartë Gjyqësor ka dënuar ashpër gjuhën dhe ...
Këtë të mërkurë në Tiranë, në Pallatin e Kongreseve u mbaj...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...