EKSKLUZIVE/ Ja kandidatët për postin e nëndrejtorit në Policinë e Shtetit
CNA ka zbuluar ekskluzivisht se cilët do të jenë kandidatë...
CNA ka zbuluar ekskluzivisht se cilët do të jenë kandidatë...

Fillimi i ndërtimit të rrugës Thumanë-Vorë-Kashar, një partneritetit publik-privat i dhënë vitin e shkuar nga qeveria, ka sjellë nevojën e zhvendosjes së linjave të tensionit të lartë të energjisë që ndodhen mbi atë që është gjurma e rrugës, apo distanca e sigurisë.
Operatori i Sistemit të Transmetimit njoftoi se do të zhvendosen të paktën dy linja energjie ndërkohë që një e treta do të jetë akomoduese e nevojave që lind nga kjo lëvizje dhe për këtë po kryhet një procedurë prokurimi me një fond limit prej 328 milionë lekësh apo 3.1 milionë euro.
OST shpalli kontratën me objekt “Spostimi i linjave që preken nga gjurma e aksit rrugor Thumanë – Vorë – Kashar dhe instalimi i shtyllave të demontuara në linjën Fier – Rrashbull duke dhënë detaje mbi linjat që preken nga ky projekt.
Linja e parë sipas OST është Linja L220-13/14 Koman – Tirana 2, e cila ndërpritet me trasenë e rrugës së re në 2 segmente.
“Me qëllim respektimin e distancave të sigurisë me trasenë e rrugës së re do të bëhet devijimi i linjës L220-13/14 Koman – Tirana 2 nga shtylla Nr. 198 deri në shtyllën Nr. 201 si dhe në segmentin e dytë nga shtylla Nr. 224 deri te shtylla Nr. 234. Për këto dy segmente është zgjedhur një trase e re për linjat L220-13/14 Koman-Tirana 2”, vlerëson OST.
Ndërkohë linja e dytë është L110-2/2 Laç 1- Kashar dhe që ndërpritet me trasenë e rrugës së re në kampatën midis shtyllave Nr. 133-134. Ndërhyrja e tretë do të jetë në linjën 220 – 15/3 Rashbull – Fier. Shtyllat e demontuara nga linja L220-13/14 Koman-Tiranë 2 do të montohen në linjën L220-15/3 Rashbull – Fier.
Kjo procedurë e hapur nga OST dhe që lidhet me koncesionin e rrugës Thumanë-Vorë-Kashar vjen disa javë pas një tjetër procedure të hapur nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, e cila nisi kërkimet për përzgjedhjen e inxhinierit të pavarur që do të mbikëqyrë zbatimin e kontratës së koncesionit të dhënë vitin e shkuar.
Kontrata e PPP Thumanë-Vorë-Kashar
Projekti i rrugës Thumanë-Vorë Kashar u fitua nga Kompanitë “G2 INFRA” dhe “Gener 2” përmes një kontrate që parashikon projektimin, ndërtimin, operimin, mirëmbajtjen dhe transferimin e aksit në fjalë dhe kontrata kaloi në qeveri në maj 2022.
Një plan të ardhurash bazë për gjithë periudhën e koncesionit të rrugës Thumanë-Vorë-Kashar parashikonte mbi 1.3 miliardë euro (pa TVSH) dhe 1.56 miliardë euro me TVSH, që do të shkonin për përfituesit e kontratës.
Rruga me një gjatësi 21 kilometra fillon në Thumanë dhe vazhdon deri në autostradën Tiranë – Durrës, me të cilën lidhet me anë të një nyje të re në disnivel.
Autostrada e re do të kalojë në zonat urbane dhe gjysmëurbane të Thumanës, Fushë-Krujës, Rinasit dhe Vorës dhe do të lidhë 2 pika: segmentin me 4 korsi në Thumanë në veri (Fillimi i projektit) me autostradën Tiranë-Durrës në jug (Fundi i projektit).
“Shpejtësia e projektuar për këtë kategori rruge do të jetë nga 90 në 140 km/orë (me tabela kufizimi shpejtësie për 130 km/orë. Për sa i përket funksionit kryesor që do të kryeje kjo autostradë në të ardhmen, ajo i përket Kategorisë A -Autostradë.
Kategoria A, përbëhet nga dy karrexhata të pavarura të ndara nga një barrierë sigurie e pakalueshme, secila me të paktën dy korsi, bankinë të shtruar në të majtë dhe korsi emergjence në të djathtë, pa kryqëzime në nivel, dhe me kontroll strikt të aksesit”, thuhet në një raport të kompanisë./Monitor
Ambasada italiane ka reaguar në lidhje me situatën e tensi...
Gaztetari, Artan Hoxha ka treguar se si Ervin Mata u r...
Deputeti, Luan Baçi thotë se parlamenti është bllokuar...
Emri i këngëtares së njohur Elvana Gjata ka dalë në me...
Gazetari Bledian Koka ka folur për tensionet në Kuvend...
Ministria e Arsimit ka kërkuar hetim administrativ dhe...
Deputeti, Agron Gjekmarkaj ka folur lidhur me zhvillim...
Këshilli i Lartë Gjyqësor ka dënuar ashpër gjuhën dhe ...
Këtë të mërkurë në Tiranë, në Pallatin e Kongreseve u mbaj...
Ervin Hoxha u lirua nga detyra si Drejtori i Përgjithshëm ...
Komisioni Parlamentar i Ligjeve u përball të mërkurën ...
Gjatë banorë të një pallati si dhe 2 punonjës të OSHEE...
Kryeministri dhe përfaqësuesit e Komunitetit Arbëresh ...
Pasditen e sotme në samitin e Diasporës është firmosur mar...
Kryeministri Edi Rama i ka dhuruar shqiponjën e artë trajn...
Shqiponja e artë një krijim i Ramës ju dha në Samitin...
Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Samitin e...
Kryeministri, Edi Rama gjatë fjalës së tij në Samitin ...
Ish-kryeministri, Sali Berisha thotë se buxheti i viti...
Ish-kryeministri, Sali Berisha në një takim me ekspert...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...