GJKKO gjobit avokatin e pandehur të Erion Veliajt
GJKKO ka gjobitur avokatin e pandehur të kryebashkiakut të...
GJKKO ka gjobitur avokatin e pandehur të kryebashkiakut të...

Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim për vepra korrupsioni dhe ushtrim të ndikimit të paligjshëm ish-drejtuesin e Prokurorisë Sarandë, Kledian Llahon, një avokat dhe dy biznesmenë.
Kledian Llaho dhe Vasil Bakalli akuzohen për “Korrupsioni pasiv i gjyqtarit, prokurorit, apo funksionarëve të tjerë të sistemit të drejtësisë” dhe “Korrupsioni pasiv i gjyqtarit, prokurorit, apo funksionarëve të tjerë të sistemit të drejtësisë”. Pando Papuçi dhe Çlirim Shahini akuzohen për veprën penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj funksionarëve publikë”.
Në njoftimin e SPAK-ut thuhet se kallëzuesi i kësaj çështjeje, shtetasi M.A., është hetuar penalisht nga prokurori Kledian Llaho, në kuadër të një hetimi penal, për shpërdorim detyre.
Po ashtu thuhet se qëndrimi i prokurorit, Kledian Llaho ka qenë i njëanshëm në hetim, për shkak të marrëdhënies që familja e kallëzuesit kishte me vjehrrin e prokurorit. Kjo sepse kallëzuesi ishte qiramarrës i një objekti hotel, në pronësi të vjehrrit të prokurorit Llaho.
Njoftimi i plotë:
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar përfundoi hetimet dhe ka dërguar pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë kërkesën për gjykimin e procedimit penal nr. 73 të vitit 2024, në ngarkim të të pandehurve:
1. Kledian Llaho, i akuzuar për veprat penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarit, prokurorit, apo funksionarëve të tjerë të sistemit të drejtësisë”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 319/ç dhe 25 të Kodit Penal, dhe “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj funksionarëve publikë”, në bashkëpunim, të parashikuara nga nenet 245/1 paragrafi i katërt, dhe neni 25 të Kodit Penal.
2. Vasil Bakalli, i akuzuar për veprat penale “Korrupsion pasiv i gjyqtarit, prokurorit, apo funksionarëve të tjerë të sistemit të drejtësisë”, në bashkëpunim, të parashikuar nga neni 319/ç dhe 25 të Kodit Penal, dhe “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj funksionarëve publikë”, në bashkëpunim, të parashikuara nga nenet 245/1, paragrafi i katërt dhe 25 të Kodit Penal;
3. Pando Papuçi, i akuzuar për veprën penale Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj funksionarëve publikë”, parashikuar nga neni 245/1, paragrafi i dytë i Kodit Penal në 2 episode;
4. Çlirim Shahini, i akuzuar për veprën penale“Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj funksionarëve publikë”, parashikuar nga neni 245/1, paragrafi i katërt i Kodit Penal.
Kallëzuesi, shtetasi M.A është hetuar penalisht nga Prokurori Kledian Llaho, në kuadër të një hetimi penal të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprën penale të shpërdorimit të detyrës. Ndërkohë është dokumentuar fakti penal se prokurori, Kledian Llaho ka qenë i njëanshëm në hetimin e procedimit penal
nr.774/2021. Qëndrimi i tij lidhet me marrëdhënien që familja e kallëzuesit (shtetasit M.A) kishte me vjehrrin e prokurorit, sepse ishte qiramarrës i një objekti hotel, në pronësi të vjehrrit të prokurorit. Shtetasi M.A kishte njohur investimin e kryer dhe për rrjedhojë detyrimin ndaj qiramarrësve në shumën prej 1.800.000 (një milion e tetëqind mijë) lekë.
Duke iu referuar fakteve të mësipërme, Prokuroria e Posaçme ka dokumentuar faktin penal se prokurori Kledian Llaho, në cilësinë e prokurorit të çështjes, i ka kërkuar palës së hetuar t’i kthejë vjehrrit të tij shumën prej 1.800.000 përmes të njohurit të tij shtetasit, Vasil Bakalli, me qëllim lehtësimin e pozitës proceduariale të të hetuarit M.A, në kuadër të procedimit penal në ngarkim të tij.
Njëkohësisht, i hetuar në procedimin penal të Prokurorisë Sarandë ishte edhe shtetasi Pando Papuçi, i cili i ka dorëzuar shtetasit, Vasil Bakalli dhe Kledian Llaho, në formën e rryshfetit, shumën prej 30.000 (tridhjetë mijë) euro, me qëllim që këta të fundit të ushtronin ndikim të paligjshëm tek prokurorja e çështjes, për të lehtësuar pozitat proceduriale të këtij të pandehuri.
Nga ana e shtetasit Pando Papuçi i ka paguar në formën e rryshfetit dhe vlerën prej 25.000 eurosh, avokatit të tij Çlirim Shahini, i cili i ka premtuar se do të ushtrojë ndikim të paligjshëm tek gjyqtarja e çështjes në ngarkim të këtij të fundit.
Në përfundim, pas kryerjes së veprimeve të shumta hetimore si dhe përdorimit të metodave speciale të hetimit, janë dokumentuar tej çdo dyshimi të arsyeshëm, veprat penale të sipërpërmendura.
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka regjistruar procedimin penal nr.73 viti 2024, për kryerjen e veprës penale; “Korrupsion pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”, parashikuar nga neni 319/ç i Kodit Penal, ndërsa më datë 6.1.2025 ka regjistruar emrin e personit nën hetim, Kledjan Llaho, i dyshuar për kryerjen e kësaj vepre penale. Ndërkohë, më 30.1.2025 është bërë regjistrimi i të dhënave dhe i emrit të personit që i atribuohet vepra penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1 i Kodit Penal, përkatësisht shtetasve, Pando Papuçi dhe Vasil Bakalli. Gjithashtu, më 17.10.2025, është bërë regjistrimi i të dhënave dhe emri i personit që i atribuohet vepra penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1, paragrafi i katërt i Kodit Penal, për shtetasin Çlirim Shahini. /CNA
“Dua verë”, hapësira e parë e degustimit të verërave shqip...
Konferenca e Kryetarëve po zhvillon sot mbledhjen e radhës...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, Erion Veliaj, ka padi...
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka reaguar...
Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, ka zhvilluar sot një ta...
Reshjet e dëborës me intensitet të ulët janë rikthyer në s...
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, ka dhënë një deklaratë ...
Apeli i Gjykatës së Posaçme ka konvertuar në shërbim prove...
Në pikën e kalimit kufitar të Qafë-Thanës, më e madhja në ...
Deputetja e Partisë Demokratike, njëkohësisht zëvendëspres...
Ditën e sotme në Ministrinë e Brendshme do të zhvillohet f...
Shtyhet seanca në Gjykatën e Posaçme për dosjen “Plumbi i ...
Ish-deputetja Monika Kryemadhi dhe avokati Kujtim Cakrani ...
Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në Konkursin Ndërk...
Moti i keq që ka përfshirë rajonin e Lezhës që prej pasdit...
SPAK-u ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim dy ish...
Ministria e Mbrojtjes ka akorduar fondin për dëmshpërblime...
Prej javësh, bizneset po përballen me një situatë të papre...
Gjykata Kushtetuese ka vendosur të mos shqyrtojë kërkesën ...
Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo ka fol...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...