Dita e tretë e protestës/ Kamionët në Qafë-Thanë vijojnë të bllokuar
Në pikën e kalimit kufitar të Qafë-Thanës, më e madhja në ...

Apeli i Gjykatës së Posaçme ka konvertuar në shërbim prove dënimin për 5 ish-zyrtaret e Bashkisë Tiranë, pjesë e dosjes “5D”.
GJKKO vendosi shërbim prove për Enkelejda Qytën, Bruno Koçin, Rivjola Baxhën, Kristo Zhulatin dhe Eglantina Zeren, të akuzuar për shkelje të barazisë në tenderë.
Apeli i Posaçëm vendosi se ish-zyrtarët nuk mund të mbajnë poste publike për 5 vite.
Njoftimi i GJKKO:
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Miliana Muça (kryesuese), Saida Dollani (anëtare) dhe Tereza Merkaj (anëtare), sot më 29.01.2026, shpalli vendimin mbi çështjen penale, mbi ankimet e të pandehurve Enkelejda Qyta, Bruno Koçi, Rivjola Baxha si dhe Kristo Zhulati, Eglantina Zere ndaj vendimit nr. 41, datë 17.06.2025, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, disponuar si vijon:
“1. Deklarimin fajtor të të pandehurës E.Z. për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 258 dhe 25 i K.Penal (sipas parashikimit para ndryshimeve të bëra me ligjin Nr.43/2021) dhe dënimin e saj me 9 muaj burgim.
Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurës E.Z. i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 6 muaj burgim.
Vuajtja e dënimit fillon nga momenti i ekzekutimit të këtij vendimi dhe të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.
Në aplikim të nenit 35/1 të K.Penal të pandehurës E.Z. i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për një periudhë prej 5 vitesh.
Deklarimin fajtor të të pandehurës R.B. për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 258 dhe 25 i K.Penal (sipas parashikimit para ndryshimeve të bëra me ligjin Nr.43/2021) dhe dënimin e saj me 9 muaj burgim.
Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurës R.B. i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 6 muaj burgim. 7. Vuajtja e dënimit fillon nga momenti i ekzekutimit të këtij vendimi dhe të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme. 8. Në aplikim të nenit 35/1 të K.Penal të pandehurës R.B. i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për një periudhë prej 5 vitesh.
Deklarimin fajtor të të pandehurës E.Q. për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 258 dhe 25 i K.Penal (sipas parashikimit para ndryshimeve të bëra me ligjin Nr.43/2021) dhe dënimin e saj me 9 muaj burgim.
Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurës E.Q. i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 6 muaj burgim. 11. Vuajtja e dënimit fillon nga momenti i ekzekutimit të këtij vendimi dhe të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme. 12. Në aplikim të nenit 35/1 të K.Penal të pandehurës E.Q. i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për një periudhë prej 5 vitesh.
Deklarimin fajtor të të pandehurit B.K. për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 258-25 i K.Penal (sipas parashikimit para ndryshimeve të bëra me ligjin Nr.43/2021) dhe dënimin e tij me 9 muaj burgim. _____
Rruga “Jordan Misja”, Tiranë, ëëë.gjykata.gov.al 14. Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit B.K. i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 6 muaj burgim. 15. Vuajtja e dënimit fillon nga momenti i ekzekutimit të këtij vendimi dhe të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme. 16. Në aplikim të nenit 35/1 të K.Penal të pandehurit B.K. i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për një periudhë prej 5 vitesh.
Deklarimin fajtor të të pandehurit K.Zh. për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 258-25 i K.Penal (sipas parashikimit para ndryshimeve të bëra me ligjin Nr.43/2021) dhe dënimin e tij me 9 muaj burgim.
Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit K.Zh. i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 6 muaj burgim. 19. Vuajtja e dënimit fillon nga momenti i ekzekutimit të këtij vendimi dhe të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.
Në aplikim të nenit 35/1 të K.Penal të pandehurit K.Zh. i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për një periudhë prej 5 vitesh. 21. Shpenzimet procedurale në fazën e hetimeve paraprake si dhe shpenzimet gjyqësore i ngarkohen të pandehurve në mënyrë solidare. 22.
Kundër këtij vendimi lejohet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, brenda 15 ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e komunikimit të vendimit.”
Në përfundim, Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi:
Lënien në fuqi të vendimit nr. 41, datë 17.06.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me ndryshimet: A. – Në aplikim të nenit 59 të Kodit Penal, urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të dënimit me burgim për të pandehurën E.Z. dhe vënia në provë për një afat prej dymbëdhjetë muaj, duke u detyruar e pandehura të mbajë kontakte me Degën Territoriale të Shërbimit të Provës Tiranë, në juridiksionin e të cilës ka vendbanimin, me kusht që gjatë kohës së provës të mos kryejë vepër tjetër penale. – Në bazë të nenit 61 të Kodit Penal, urdhërohet e pandehura E.Z. t’iu përgjigjet thirrjeve e kërkesave të organeve për mbikëqyrjen e provës.
– Në aplikim të nenit 59 të Kodit Penal, urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të dënimit me burgim për të pandehurën R.B. dhe vënia në provë për një afat prej dymbëdhjetë muaj, duke u detyruar e pandehura të mbajë kontakte me Degën Territoriale të Shërbimit të Provës Tiranë, në juridiksionin e të cilës ka vendbanimin, me kusht që gjatë kohës së provës të mos kryejë vepër tjetër penale. – Në bazë të nenit 61 të Kodit Penal, urdhërohet e pandehura R.B. t’iu përgjigjet thirrjeve e kërkesave të organeve për mbikëqyrjen e provës. C.
– Në aplikim të nenit 59 të Kodit Penal, urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të dënimit me burgim për të pandehurën E.Q. dhe vënia në provë për një afat prej dymbëdhjetë muaj, duke u detyruar e pandehura të mbajë kontakte me Degën Territoriale të Shërbimit të Provës Tiranë, në juridiksionin e të cilës ka vendbanimin, me kusht që gjatë kohës së provës të mos kryejë vepër tjetër penale. –
Në bazë të nenit 61 të Kodit Penal, urdhërohet e pandehura E.Q. t’iu përgjigjet thirrjeve e kërkesave të organeve për mbikëqyrjen e provës. D. – Në aplikim të nenit 59 të Kodit Penal, urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të dënimit me burgim për të pandehurin B.K. dhe vënia në provë për një afat prej dymbëdhjetë muaj, duke u detyruar e pandehura të mbajë kontakte me Degën Territoriale të Shërbimit të Provës Tiranë, në juridiksionin e të cilës ka vendbanimin, me kusht që gjatë kohës së provës të mos kryejë vepër tjetër penale, –
Në bazë të nenit 61 të Kodit Penal, urdhërohet i pandehuri B.K. t’iu përgjigjet thirrjeve e kërkesave të organeve për mbikëqyrjen e provës. Rruga “Jordan Misja”, Tiranë, ëëë.gjykata.gov.al E. – Në aplikim të nenit 59 të Kodit Penal, urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të dënimit me burgim për të pandehurën K.Zh. dhe vënia në provë për një afat prej dymbëdhjetë muaj, duke u detyruar i pandehuri të mbajë kontakte me Degën Territoriale të Shërbimit të Provës Tiranë, në juridiksionin e të cilës ka vendbanimin, me kusht që gjatë kohës së provës të mos kryejë vepër tjetër penale. – Në bazë të nenit 61 të Kodit Penal, urdhërohet i pandehuri K.Zh. t’iu përgjigjet thirrjeve e kërkesave të organeve për mbikëqyrjen e provës. 2. Shpenzimet gjyqësore në gjykimin në gjykimin në apel i ngarkohen të pandehurve solidarisht. U shpall në Tiranë, më datë 29.01.2026./CNA
Në pikën e kalimit kufitar të Qafë-Thanës, më e madhja në ...
Deputetja e Partisë Demokratike, njëkohësisht zëvendëspres...
Ditën e sotme në Ministrinë e Brendshme do të zhvillohet f...
Shtyhet seanca në Gjykatën e Posaçme për dosjen “Plumbi i ...
Ish-deputetja Monika Kryemadhi dhe avokati Kujtim Cakrani ...
Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në Konkursin Ndërk...
Moti i keq që ka përfshirë rajonin e Lezhës që prej pasdit...
SPAK-u ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim dy ish...
Ministria e Mbrojtjes ka akorduar fondin për dëmshpërblime...
Prej javësh, bizneset po përballen me një situatë të papre...
Gjykata Kushtetuese ka vendosur të mos shqyrtojë kërkesën ...
Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo ka fol...
Një ndryshim i madh po prek këtë sezon turistik. Këshi...
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, zhvilloi mbrëmjen e...
OSBE ka mirëpritur ndryshimet e fundit në Kodin Penal në S...
Këshilli i Ministrave ka miratuar në mbledhjen e sotme ndë...
Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave është mira...
Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se, bazuar në inform...
Këshilli i Ministrave ka zhvilluar ditën e sotme mbledhjen...
Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani, i shoqëruar...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...