Gara për kreun e Gardës/ Sot faza e intervistimit në Ministrinë e Brendshme
Ditën e sotme në Ministrinë e Brendshme do të zhvillohet f...
Deputetja e Partisë Demokratike, njëkohësisht zëvendëspresidentja e EPP Women, Albana Vokshi, ka folur në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës në Strasburg, lidhur me largimin e të rinjve nga Shqipëria.
Vokshi e ka cilësuar këtë si një krizë të rëndë të demokracisë, ndërsa theksoi se mbi 1.1 milionë shqiptarë janë larguar në dekadën e fundit, kryesisht të rinj. Vokshi tha më tej se largimi i rinisë po minon përfaqësimin demokratik dhe të ardhmen e vendit.
"Në Shqipëri, studentët dhe të rinjtë kanë bërë histori. Në vitet 1990, ata u ngritën dhe rrëzuan diktaturën komuniste. Historia na mëson cila është fuqia e rinisë. Kur rinia ngrihet, regjimet bien! Kur rinia largohet, demokracia gërryhet!
Sot, Shqipëria po përballet me eksod të rinisë. Sipas Eurostat-it, vetëm në dekadën e fundit, 1.1 milionë shqiptarë janë larguar drejt vendeve të BE-së. 78% e azilkërkuesve shqiptarë janë nën moshën 34 vjeç. 80% e studentëve, 59% e maturantëve dhe 95% e atyre që studiojnë jashtë vendit duan të largohen dhe të mos kthehen më.
Raporti i fundit i Tranzicionit i Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, i publikuar disa javë më parë, e konfirmon këtë alarm. Shqipëria ka humbur 40% të popullsisë së saj përmes emigracionit dhe një e katërta e qytetarëve me arsim të lartë janë larguar. Kjo nuk është një krizë ekonomike, kjo është një krizë e demokracisë! Sepse kur të rinjtë largohen, ata nuk marrin me vete vetëm aftësitë e tyre, por edhe zërin e tyre, votën e tyre dhe fuqinë për t’i mbajtur institucionet përgjegjëse.
Pasoja është thellësisht shqetësuese. Zgjedhjet në vendet tona po vendosen gjithnjë e më shumë nga ata që mbeten, jo nga ata që do të jetojnë në të ardhmen. Në zgjedhjet e fundit në Shqipëri, mbi 42% e votuesve ishin pensionistë.
Të rinjtë largohen sepse u mungon shpresa; sepse ndihen të përjashtuar politikisht dhe të papërfaqësuar; sepse administrata publike është e kapur nga rrjete patronazhi dhe jo nga merita; sepse nuk përballojnë dot strehimin, nuk gjejnë punë dinjitoze, nuk përballojnë koston e lartë të jetesës dhe varfërinë në rritje të të rinjve. Emigrimi i të rinjve dhe plakja e popullsisë janë tashmë një kërcënim i drejtpërdrejtë për stabilitetin ekonomik dhe shoqëror të Shqipërisë.
Kjo Asamble e ka dhënë përgjigjen! Nëse duam që të rinjtë të qëndrojnë, duhet t’u japim dinjitet, mundësi dhe një zë të vërtetë, që ata të mos largohen nga vendi, por të dëgjohen dhe të kontribuojnë për të ardhmen e vendit", u shpreh Vokshi. /CNA
Ditën e sotme në Ministrinë e Brendshme do të zhvillohet f...
Shtyhet seanca në Gjykatën e Posaçme për dosjen “Plumbi i ...
Ish-deputetja Monika Kryemadhi dhe avokati Kujtim Cakrani ...
Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në Konkursin Ndërk...
Moti i keq që ka përfshirë rajonin e Lezhës që prej pasdit...
SPAK-u ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim dy ish...
Ministria e Mbrojtjes ka akorduar fondin për dëmshpërblime...
Prej javësh, bizneset po përballen me një situatë të papre...
Gjykata Kushtetuese ka vendosur të mos shqyrtojë kërkesën ...
Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo ka fol...
Një ndryshim i madh po prek këtë sezon turistik. Këshi...
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, zhvilloi mbrëmjen e...
OSBE ka mirëpritur ndryshimet e fundit në Kodin Penal në S...
Këshilli i Ministrave ka miratuar në mbledhjen e sotme ndë...
Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave është mira...
Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se, bazuar në inform...
Këshilli i Ministrave ka zhvilluar ditën e sotme mbledhjen...
Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani, i shoqëruar...
Deputetja e Partisë Demokratike, Elda Hoti, ka folur ditën...
Gjykata e Durrësit ka lënë në arrest me bug M. N., 56 vjeç...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...