GJKKO gjobit avokatin e pandehur të Erion Veliajt
GJKKO ka gjobitur avokatin e pandehur të kryebashkiakut të...
GJKKO ka gjobitur avokatin e pandehur të kryebashkiakut të...

“Dua verë”, hapësira e parë e degustimit të verërave shqiptare hapet në Tiranë.
Hapësira e parë për degustimin e verërave ndodhet në bulevardin “Bajram Curri”, te pallatet “Agimi”.

“Dua verë” do të jetë e hapur për klientët duke nisur nga ora 17:00 deri në orën 23:00.
Pronarët e “Dua verë”, Kejsi dhe Daniel Grabocka, vijnë me një eksperiencë 20-vjeçare në fushën e verërave, në tregun vendas dhe atë të huaj.

Grabocka shprehet se synimi është krijimi i një ambienti autentik ku dashamirësit e verës të kenë mundësinë të zbulojnë pasurinë e kantinave shqiptare.

“Hapësira e parë e degustimit të verërave shqiptare – një dritare për turizmin dhe produktin vendas, dëshirojmë t’ju prezantojmë një ide që përfaqëson një pasion të sinqertë dhe një vizion afatgjatë për promovimin e trashëgimisë sonë enologjike dhe gastronomike.
Pas një eksperience mbi 20-vjeçare në fushën e verërave — si në tregun vendas ashtu edhe në atë ndërkombëtar — unë dhe bashkëshorti im kemi vendosur të ndërmarrim një nismë që synon të sjellë në jetë një koncept unik në Shqipëri: një hapësirë degustimi të dedikuar verërave shqiptare dhe produkteve të degustimit 100% vendase.
Duke vërejtur mungesën e theksuar të strukturave që promovojnë në mënyrë dinjitoze verërat shqiptare, synimi ynë është të krijojmë një ambient autentik ku turistët dhe dashamirësit e verës të kenë mundësinë të zbulojnë, shijojnë dhe njohin më thellë pasurinë e kantinave shqiptare nga të gjitha trevat e vendit.
Megjithatë, qëllimi ynë shkon përtej krijimit të një hapësire degustimi. Synojmë të hapim një 'dritare të re' për turistët që vizitojnë Shqipërinë, duke e bërë këtë eksperiencë të aksesueshme dhe të dukshme në platformat kryesore online, në agjencitë turistike, si dhe në hapësira të dedikuara të promovimit të destinacioneve lokale. Në këtë mënyrë, turistët do të kenë mundësi të përfshijnë një eksperiencë autentike shqiptare në itinerarin e tyre të udhëtimit.
Një tjetër komponent i rëndësishëm i projektit është organizimi i vizitave nëpër kantinat e verës në të gjithë Shqipërinë, duke i çuar turistët dhe vizitorët aty ku lind produkti — në tokë, në vreshta, në kantina. Kjo përvojë do t’u mundësojë të huajve dhe vendasve të prekin nga afër rrënjët e traditës sonë, të njohin procesin e prodhimit dhe të kuptojnë më thellë kulturën që mbart çdo gotë verë shqiptare.
Përveç degustimit, çdo vizitor do të ketë mundësinë të blejë në vend produktet e preferuara, duke mbështetur kështu drejtpërdrejt kantinat vendase dhe zhvillimin e ekonomisë lokale.
'Dua Verë' është krijuar si një hapësirë ku tradita, cilësia dhe identiteti shqiptar takohen në një përvojë të kuruar me kujdes.
Më shumë sesa një ambient degustimi, 'Dua Verë' synon të jetë një pikë referimi për kulturën e verës shqiptare — një vend ku historia tregohet përmes shijes, dhe ku publiku njihet nga afër me potencialin dhe diversitetin e prodhimeve vendase”, shprehet Kejsi Grabocka./CNA
Konferenca e Kryetarëve po zhvillon sot mbledhjen e radhës...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, Erion Veliaj, ka padi...
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka reaguar...
Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, ka zhvilluar sot një ta...
Reshjet e dëborës me intensitet të ulët janë rikthyer në s...
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, ka dhënë një deklaratë ...
Apeli i Gjykatës së Posaçme ka konvertuar në shërbim prove...
Në pikën e kalimit kufitar të Qafë-Thanës, më e madhja në ...
Deputetja e Partisë Demokratike, njëkohësisht zëvendëspres...
Ditën e sotme në Ministrinë e Brendshme do të zhvillohet f...
Shtyhet seanca në Gjykatën e Posaçme për dosjen “Plumbi i ...
Ish-deputetja Monika Kryemadhi dhe avokati Kujtim Cakrani ...
Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në Konkursin Ndërk...
Moti i keq që ka përfshirë rajonin e Lezhës që prej pasdit...
SPAK-u ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim dy ish...
Ministria e Mbrojtjes ka akorduar fondin për dëmshpërblime...
Prej javësh, bizneset po përballen me një situatë të papre...
Gjykata Kushtetuese ka vendosur të mos shqyrtojë kërkesën ...
Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo ka fol...
Një ndryshim i madh po prek këtë sezon turistik. Këshi...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...