Hijet e Erion Veliajt në protestë
Veliaj përmes Arta Dades refuzon “antimiti...
Veliaj përmes Arta Dades refuzon “antimiti...

Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka paraqitur në Gjykatën e Posaçme kërkesën për konfiskimin e pasurive të sekuestruara ndaj dy shtetasve, J.M. dhe M.D., të cilët po hetohen dhe gjykohen për vepra penale në kuadër të një organizate kriminale.
Kërkesa vjen në vijim të vendimit nr. 1, datë 7 shkurt 2025, dhe lidhet me procedimin pasuror nr. 8 të vitit 2024. Dy shtetasit janë subjekt i hetimit pasuror sipas Ligjit nr. 10192, datë 3.12.2009 “Për Parandalimin dhe Goditjen e Krimit të Organizuar, Trafikimit, Korrupsionit dhe Krimeve të tjera nëpërmjet Masave Parandaluese kundër Pasurisë”, i ndryshuar me ligjin nr. 70/2017.
Sipas SPAK-ut, ata po gjykohen në kuadër të procedimit penal nr. 166 të vitit 2021 për veprat penale “Mashtrimi kompjuterik”, të kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, si dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 143/b/1, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.
Nga hetimet pasurore janë identifikuar pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme, të cilat, sipas organit të akuzës, rezultojnë të pajustifikuara nga burime të ligjshme dhe dyshohet se janë produkt i veprimtarisë kriminale.
Njoftimi i SPAK-ut:
SPAK kërkon konfiskimin e pasurisë së dy anëtarëve të një organizate kriminale.
Në vijim të njoftimit tonë të datës 7.3.2025, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dërguar kërkesën për konfiskimin e pasurive të sekuestruara me vendimin nr.1 datë 7.2.2025 të Gjykatës së Posaçme, në kuadër të procedimit pasuror nr.8 i vitit 2024 ndaj shtetasve J.M dhe M.D.
Të dy shtetasit janë subjekte të hetimit pasuror sipas Ligjit nr. 10192, datë 3.12.2009 dhe po gjykohen nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në kuadër të procedimit penal nr. 166 të vitit 2021 për veprat penale “Mashtrimi kompjuterik”, kryer në bashkëpunim, në formën e posaçme të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 143/b/1, 28/4, 333/a dhe 334 të K.Penal.
Mbi bazën e dispozitave të Ligjit nr. 10192 datë 3.12.2009 “Për Parandalimin dhe Goditjen e Krimit të Organizuar, Trafikimit, Korrupsionit dhe Krimeve të tjera Nëpërmjet Masave Parandaluese kundër Pasurisë”, ndryshuar me ligjin nr.70/2017, janë identifikuar pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme të personave nën hetim pasuror dhe personave të lidhur me ta.
Si rezultat i hetimeve të kryera, pasuritë e sekuestruara rezultuan të pajustifikuara nga burime të ligjshme, për të cilat prezumohet se janë rezultat i veprimtarisë kriminale.
Pasuritë për të cilat kërkohet konfiskimi:
Apartamente dhe njësi banimi në Tiranë;
Njësi shërbimi me sipërfaqe të konsiderueshme në zonën e Bulevardit të Ri;
Vila në Gjirin e Lalzit dhe në komplekse turistike rezidenciale;
Sipërfaqe toke (arë) në zonat Mazrek, Kashar dhe Sauk;
Garazhe në Njësinë Administrative nr. 9, Tiranë;
Automjete të markave BMË dhe Audi;
Kuota pjesëmarrjeje në shoqërinë tregtare “SUPER FOODS” sh.p.k.;
Llogari bankare në Union Bank me balanca në euro dhe lekë.
Totali i të gjithë vlerës së pasurive për të cilat është kërkuar konfiskimi për shtetasit J.M. dhe M.D. si dhe personat e lidhur me ta është: 1,976, 870(një milion e nëntëqind e shtatëdhjetë e gjashtë mijë e tetëqind e shtatëdhjetë) euro dhe 9,330,062(nëntë milionë e treqind e tridhjetë mijë e gjashtëdhjetë e dy) lekë.
Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (|SPAK) mbetet e angazhuar në zbatimin e ligjit dhe në mbrojtje të interesit publik./ CNA
Konfindustria, duke iu referuar pasojave të paparashikuara...
Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme njofton se në vi...
Katër protestues që u arrestuan pas tubimit të Partisë Dem...
Qarkullimi i mjeteve ka nisur në aksin Librazhd-Përrenjas,...
Grupi Zviceran i Tregut (SMG) ka zhvilluar një konferencë ...
Gjykata Kushtetuese ka zbardhur vendimin (pa vendim) lidhu...
Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi...
Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Silvio Gonzato,...
Ambasadori i OSBE/ODIHR, Michel Tarran, gjatë fjalës së ti...
Në datën 9 mars do të mbahet seanca gjyqësore në themel pë...
Një 32-vjeçar është arrestuar në Korçë pasi akuzohet për a...
Bashkëkryetari i Komisionit për Reformën Zgjedhore, Oerd B...
Prokuroria e Lezhës ka kërkuar burgim përjetë për portugez...
Partia Socialiste ka zhvilluar paraditen e sotme mbledhjen...
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka konfirmuar CNA-në duke bërë ...
Ministria e Punëve të Brendshme ka shpallur thirrjen për a...
Ambasadorja e Shqipërisë në Izrael, Meri Kumbe tregoi pak ...
Lirimi i Ilir Prodës nga detyra e Drejtorit të Përgjithshë...
Gazetari Artan Hoxha ndau sot një përjetim mbi situatën në...
Gazetari Artan Hoxha u ndal sot gjerësisht te situata në L...
Janë 12 ditë proteste në kryeqytet, të cilat filluan pas p...
Dritan Prençi është prokurori i SPAK-ut që fle mbi dosjen ...
Hetimet e thelluara që SPAK-u kreu për Ajola Xoxën dhe Eri...
Standardet e SPAK-ut, mënyra se si heton, si siguron prova...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Vlorës ka finalizuar operacionin e koduar “Sigur...
Zbardhen detaje të reja lidhur me aksidentin e rëndë që u ...
Një biznesmen shqiptar është vënë në pranga këtë pasdite n...
Një aksident i rëndë është shënuar në aksin Korçë-Ersekë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një aksident tragjik u shënua pasditen e kësaj të premteje...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Lajme të mira për ata që fluturojnë: Pas negociatave shumë...
Zgjati më shumë se dy vjet, por tani BE mund të fillojë ne...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi se ushtria ame...
Irani ka ndërmarrë masa të reja për të forcuar mbrojtjen e...
Disa gërmime arkeologjike të kryera gjatë këtotij sezoni n...
Në Muzeun e Arteve të Bukura në Chambéry të Francë, më dat...
Korça është shndërruar këtë fundjavë në kryeqendrën e fest...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, ndau sot d...
Kreditimi i biznesit është rritur në pjesën e parë të këti...
Tregu i punës ka shfaqur tendenca shqetësuese në fillim të...