Nisja e gjyqit në themel për Veliajn/ Caktohet data
Në datën 9 mars do të mbahet seanca gjyqësore në themel pë...

Ambasadori i OSBE/ODIHR, Michel Tarran, gjatë fjalës së tij në tryezën e konsultimit mbi financimin e partive politike ka deklaruar se duhen vendosur sanksione për të ndaluar përfitime të paligjshme.
Sipas Tarran, parimet janë të lidhura ngushtë me rekomandimet e OSBE/ODIHR për financimin e partive politike.
Ai theksoi se raporti i OSBE-së për zgjedhjet parlamentare të 2025 evidentoi një sërë fushash ku rekomandohet rishikimi i kuadrit aktual ligjor.
Tarran nënvizoi se komisioni për Reformën Zgjedhore ka një rol kyç në ndërmarrjen e një reforme zgjedhore që adreson rekomandimet e akumuluara.
“Duhet vendosja e sanksioneve për të ndaluar përfitime të paligjshme. Këto parime janë të lidhura ngushtë me rekomandimet e OSBE-ODIHR për financimin e partive politike.
Raporti i OSBE-së për zgjedhjet parlamentare të vitit 2025 evidentoi një sërë fushash ku rekomandohet rishikimi i kuadrit aktual ligjor.
Komsioni ka një rol kyç në ndërmarrjen e një reforme zgjedhore që adreson plotësisht rekomandimet e akumuluara”, tha ambasadori Tarran.
Deklarata e plotë e ambasadorit të OSBE-ODIHR
“Është kënaqësi për mua dhe për Prezencën e OSBE-së në Shqipëri të mbështesim këtë tryezë konsultimi të Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore, e cila ka si qëllim avancimin e një kuadri të ri ligjor për financimin e partive politike.
Shqipëria ndodhet në një moment vendimtar për forcimin e integritetit dhe besueshmërisë së kuadrit të saj zgjedhor. Rifillimi i punës së Komisionit është një sinjal pozitiv. Tashmë, thelbësore është të sigurohet përparim i prekshëm në përputhje me kalendarin e dakordësuar.
Financimi i partive politike përbën një komponent kyç për funksionimin e shëndetshëm të partive politike, për konkurrencën e ndershme dhe të përgjegjshme politike, si dhe për forcimin e besimit të publikut në institucionet demokratike.
Meqenëse ekspertët e Komisionit dhe të gjithë ju si pjesëmarrës do të shkëmbeni mendime mbi projektligjin e nevojshëm, më lejoni të theksoj se një kuadër ligjor i përmirësuar dhe diskutimet rreth tij duhet të udhëhiqen nga disa parime themelore:
Transparenca: deklarimi i plotë i të ardhurave dhe shpenzimeve të partive politike, në përputhje me Kushtetutën;
Barazia: zbatimi i barabartë i rregullave për të gjitha partitë politike;
Zbatimi: institucionet mbikëqyrëse duhet të kenë jo vetëm një mandat të qartë, por edhe burime të mjaftueshme financiare dhe njerëzore për të ushtruar siç duhet auditimin dhe kontrollin;
Sanksionet: vendosja e sanksioneve proporcionale dhe efektive për të parandaluar përfitimet e paligjshme dhe për të dekurajuar mosrespektimin e ligjit.
Këto parime janë të lidhura ngushtë me gjetjet dhe rekomandimet e raporteve të viteve të fundit të OSBE/ODIHR-it për financimin e fushatave zgjedhore, çka përbën një tjetër element të rëndësishëm të financimit të partive politike, pavarësisht nëse do të rregullohet përmes një ligji të veçantë apo do të vijojë të jetë pjesë e kapitullit përkatës në Kodin Zgjedhor ekzistues. Thelbësore është se kuadri i financimit të partive politike do të mbetej i paplotë pa adresuar gjithashtu rekomandimet që lidhen me financimin e fushatave zgjedhore.
Kjo më çon te një tjetër element i rëndësishëm që dëshiroj të theksoj: raporti i OSBE/ODIHR-it për zgjedhjet parlamentare të vitit 2025, si dhe raportet e mëparshme, evidentojnë një sërë fushash ku rekomandohet rishikimi i kuadrit aktual ligjor. Në masën që këto rekomandime lidhen me punën e Komisionit, ky i fundit ka vërtet një rol kyç në ndërmarrjen e një reforme zgjedhore që adreson plotësisht këto rekomandime të akumuluara.
Në këtë kuadër, Prezenca rithekson angazhimin e saj për të mbështetur punën e Komisionit përmes ekspertizës teknike dhe ofrimit të praktikave më të mira nga shtetet pjesëmarrëse të OSBE-së në fushën e reformës zgjedhore. Gjithashtu, jemi të gatshëm të mbështesim Komisionin në lehtësimin e dialogut ndërmjet palëve të interesuara, pasi dialogu efektiv ndërpartiak dhe bashkëpunimi ndërinstitucional janë thelbësore për përmbylljen e një procesi reformues që rrit besimin e qytetarëve në procesin zgjedhor dhe shton pjesëmarrjen e votuesve në zgjedhje.
Duke qenë se zgjedhjet vendore janë planifikuar për pranverën e vitit 2027, koha është vendimtare. Reforma efektive ka nevojë jo vetëm për përmbajtje cilësore, por edhe të miratohet në kohën e duhur për të siguruar zbatimin kuptimplotë të saj.
Konsultimi i sotëm dëshmon vlerën e dialogut gjithëpërfshirës. Përfshirja e aktorëve politikë, shoqërisë civile, ekspertëve dhe partnerëve ndërkombëtarë forcon si legjitimitetin, ashtu edhe qëndrueshmërinë e rezultateve të reformës”, tha ambasadori Michel Tarran./ CNA
Në datën 9 mars do të mbahet seanca gjyqësore në themel pë...
Një 32-vjeçar është arrestuar në Korçë pasi akuzohet për a...
Bashkëkryetari i Komisionit për Reformën Zgjedhore, Oerd B...
Prokuroria e Lezhës ka kërkuar burgim përjetë për portugez...
Partia Socialiste ka zhvilluar paraditen e sotme mbledhjen...
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka konfirmuar CNA-në duke bërë ...
Ministria e Punëve të Brendshme ka shpallur thirrjen për a...
Ambasadorja e Shqipërisë në Izrael, Meri Kumbe tregoi pak ...
Lirimi i Ilir Prodës nga detyra e Drejtorit të Përgjithshë...
Gazetari Artan Hoxha ndau sot një përjetim mbi situatën në...
Gazetari Artan Hoxha u ndal sot gjerësisht te situata në L...
Ish-drejtuesi i Policisë së Shtetit, Gledis Nano në një da...
I ngarkuari me punë i Shqipërisë në shtetin e Katarit, Erm...
Një ngjarje tragjike u shënua këtë të hënë në Itali, ku sh...
Ambasadori i Shqipërisë në Emiratet e Bashkuara Arabe, Rid...
Raportohet se një çantë e dyshimtë është gjetur në Tira...
Protesta e paralajmëruar disa ditë më parë nga Lazjon Petr...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka dorëzuar në Gjykatë...
Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe Gjithë Shqipërisë, For...
Kreu i ARRSH-së, Ami Kozeli, në një prononcim për mediet k...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyra për të përshpejtua...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...