web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Amnistia Penale/ Lirohen 55 të dënuar nga burgu i Drenovës

24 Prill 2024, 09:19, Aktualitet CNA
Amnistia Penale/ Lirohen 55 të dënuar nga burgu i Drenovës
Burgu i Drenovës

Rreth orës 13:00 të paradites së sotme, nga IEVP Drenovë në bazë të ligjit të amnistisë, do të zbatohet lirimi i të dënuarve që përfitojnë nga ky ligj.

Mësohet se numri total i përfituesve është 55 të dënuar. Veprat penale që kanë prekur këta të dënuar janë "prodhim dhe shitje narkotikësh", "vjedhje", "dhunë në familje", "dhënie ndihmë i kalimit të paligjshëm të kufirit", "vrasje", "armëmbajtje pa leje", "trafikim i narkotikëve".

Nga 140 të dënuar në total në burgu i Drenovës, 55 prej tyre përfituan amnistinë, pra lirimin pasi u ka ngelur deri në 1 vit e 6 muaj dënim i mbetur.

70 të dënuar të tjerë përfitojnë ulje dënimi prej 1 viti e 6 muaj nga dënimi i mbetur për të kryer në burg.

Në total, në rang vendi janë 3800 përfitues nga ligji për Amnistinë Penale./CNA 

 





Lajmet e fundit nga