Takimi në PD për 8 Marsin/ Vokshi: Çdo ditë e vitit duhet të jetë e dedikuar për gratë dhe vajzat
Kryetarja e Lidhjes Demokratike të Gruas, Albana Vokshi ka...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur fjalën e tij në takimin e zhvilluar me gratë dhe vajzat për rastin e 8 Marsit.
Berisha u shpreh se kjo ditë është vetëm një nga ditët ku gratë meritojnë nderim të përditshëm. Ai thotë se sot kontributi i grave dhe vajzave është i shumëfishtë në krahasim me kontributin e burrave dhe djemve.
Berisha shtoi më tej se gratë janë ato që sipas tij përballen më shumë me të gjitha të këqijat e kësaj qeverisjeje.
“Ju uroj gëzuar këtë ditë, e cila në fakt, nuk është gjë tjetër veçse njëra nga ditët e vitit në të cilën ju meritoni nderim të përditshëm, të për orëshëm. Dua të shpreh një mirënjohje të pakufishme ndaj jush, ndaj të gjitha grave dhe motrave, vajzave demokrate, të cilat me ndihmesën, me guximin, me qëndresën e tyre, janë fibra kryesore e opozitës shqiptare dhe e Partisë Demokratike. Kontributi i juaj, kontributi i gruas shqiptare është i shumëfishtë krahasuar me kontributin e burrave, djemve dhe ky është një realitet sot. Sot, në Shqipëri dhe mbarë botën, epërsia intelektuale e vajzave dhe e grave është definitivisht e konfirmuar. Sot në Shqipëri dhe në mbarë botën, eficenca e tyre është definitivisht e konfirmuar.
Sot, dhe kjo ka qenë gjithnjë, kontributi i tyre në zhvillimin e një shoqërie ka qenë rreth dy herë më i madh sesa i burrave, sepse ju përballeni në 24 orë me punën në profesionet tuaja, por përballeni dhe me punën në familjet tuaja, e cila është një kontribut real për të gjithë shoqërinë dhe një kontribut thelbësor në nga atë çka një shoqëri krijon, të mirat që krijon. Në këtë kuadër, detyrimet ndaj jush janë të pakufishme. Përsëri, nuk dua të harrojmë se muri i patriarkisë është dhunuesi më kryesor i të drejtave të njeriut kudo në botë, në Shqipëri, por kudo në botë.
Beteja kundër këtij muri është beteja më fisnike, është beteja më e rëndësishme e njeriut për barazi, për dinjitet, për të drejta njeriu. Ky mur 5000 vjeçar nuk shembet në dekada. Ky mur duhet shembur dhe gratë, vajzat, të gjithë ata të cilët besojnë se në forcën e jashtëzakonshme dhe rolin e tyre të jashtëzakonshëm në familje dhe shoqëri, duhet të bëjnë gjithçka që këtë mur ta zvogëlojnë çdo ditë e më shumë. Ju garantoj se beteja me këtë mur ka qenë dhe mbetet një objektiv shumë i rëndësishëm, ndër objektivat më kryesorë të Partisë Demokratike. Pa vendosur barazinë midis burrit dhe gruas, vëllait dhe motrës, nënës dhe babait, shoqëria s'mund të jetë kurrë një shoqëri e drejtë, një shoqëri e parimeve dhe e idealeve të larta njerëzore. Por, në Shqipëri sot, ajo që përballet më shumë me të gjitha të këqijat e këtij regjimi është nëna, motra, gruaja dhe vajza. Ky është realiteti”, u shpreh Berisha. /CNA
Kryetarja e Lidhjes Demokratike të Gruas, Albana Vokshi ka...
Në episodin e sotëm të podcastit “Flasim”, kryeministri Ed...
Një automjet është përfshirë nga flakët në fshatin Ravonik...
Lëkundje të forta tërmeti janë ndierë mëngjesin e kësaj të...
Një aksident rrugor ka ndodhur pak më herët në aksin Varib...
Sot është 8 Marsi, Dita Ndërkombëtare e Gruas, një ditë që...
Kryeministri Edi Rama ka bërë një reagim në rrjetet e tij ...
Ka përfunduar numërimi i votave në degën e Partisë Demokra...
Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Klodjan Braho ka ndarë një ...
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant...
Prokuroria e Posaçme ka dalë me reagim zyrtar lidhur me o...
Në kuadër të Festës së Mësuesit, 7 Marsit, Këshilli i Qark...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, këtë të shtu...
Kryeministri Edi Rama ka komentuar protestat e opozitës, d...
Kryetari i Bashkisë së Kavajës, Fisnik Qosja, ka reaguar p...
Kryeministri Edi Rama deklaroi se Korridori VIII ka qenë p...
Kryeministri Edi Rama zhvilloi një inspektim në aksin Libr...
Kryeministri Edi Rama zhvilloi një inspektim në segmentin ...
Kryeministri Edi Rama zhvilloi një inspektim në segmentin ...
Ministri i Jashtëm, Ferit Hoxha, zhvilloi një takim me amb...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...