Përfshihet nga zjarri automjeti në Korçë
Një automjet është përfshirë nga flakët në fshatin Ravonik...

Në episodin e sotëm të podcastit “Flasim”, kryeministri Edi Rama foli edhe për rritjen e pagës minimale dhe ndikimin e saj mbi sipërmarrjet.
Rama bëri me dije se për të lehtësuar këto ndikime, qeveria në mbledhjen e fundit ka miratuar kompensimin financiar të kontributeve shoqërore dhe shëndetësore për punëdhënësit për periudhën janar-shtator 2026.
Si rrjedhojë, ai tha se bizneset nuk do të përballen me asnjë kosto shtesë për kontributet.
“Pas vendimit që morëm në dhjetor të vitit të kaluar, ose më saktë, që zyrtarizuam, sikundër e kishim premtuar në fushatën tonë elektorale për të arritur pagën minimale nga 40 mijë në 50 mijë lekë, kemi ndërmarrë menjëherë edhe hapin tjetër të premtuar për të lehtësuar ndikimin e kësaj rritjeje mbi sipërmarrjet, duke marrë përsipër të paguajnë të gjithë koston e shtuar të sigurimeve për punonjësit për një periudhë 9 mujore dhe kjo gjë është vulosur në mbledhjen e fundit qeverisë, ku është miratuar kompensimi financiar i kontributeve shoqërore dhe shëndetësore për punëdhënësit për periudhën janar-shtator 2026.
Pra, shteti do të mbulojë 16.7% të kontributeve mbi diferencën e pagës për çdo punonjës që më parë paguhej në fashën 40 mijë deri në 49,999 lekë. Kjo do të thotë se bizneset nuk do të përballen me asnjë kosto shtesë për kontributet, ndërkohë që punonjësit do të marrin një pagë më të lartë, e cila, siç e kemi parathënë, si pagë minimale synojmë që të rritet më tej dhe të bëhet domethënëse në fund të mandatit tonë.
Qëllimi është i qartë, ruajtja e stabilitetit ekonomik, mbrojtja e vendeve të punës, parandalimi i çdo tentative për informalitet mbi normën, ndërkohë që luftojmë me normën dhe një kompensim si një shprehje konkrete e respektit e mbështetjes për biznesin, duke vendosur patjetër të parin punonjësit”, tha Rama.
Ndër të tjera, kreu i qeverisë, foli edhe për librin e tij “Në Sofrën e Hënës”, një vepër që sipas tij është përmbledhja e një përvoje që ka pasur me shtrimin e darkave të iftarit që kur është bërë kryeministër.
“Mbas një sërë “presionesh” nga miq, besimtarë, praktikantë, adhurues të islamit, vendosa të bëj një përmbledhje të reflektimeve të mia në zinxhirin e iftarëve të shtruar në funksionin e kryeministrit. Së bashku me Arlinda Dudaj bëmë një libër, ishte gati për panairin e librit, por unë nuk dëshiroja që të shfaqej në panair dhe të krijonte sadopak ose sadoshumë, aq më keq, hije mbi të tjerët për shkak të emrit, të pozicionit, të zhurmës së natyrshme që do të ngjallej dhe për hir të së vërtetës, kam pasur gjatë gjithë kohës një lloj ndrojtje në raport me promovimin e librit, të cilin përsëri e organizuan miqtë.
Libri titullohet “Në Sofrën e Hënës”, është si të thuash përmbledhja e një përvoje, e një përvoje që unë kam pasur fatin ta kem për shkak të funksionit, pasi vit pas viti kam shtruar iftarin e kryeministrit së bashku me Lindën dhe në këtë proces kam kuptuar dhe kam shijuar faktin se sofra e iftarit nuk është thjesht momenti i atyre që agjërojnë, por është një moment i bukur takimi rreth tryezës, i njerëzve që mund të vijnë nga rrugë dhe botëkuptime të ndryshme, dhe pikërisht në atë pikëtakim që nuk i ngjan asfare tryezave ku shqiptarët mblidhen rregullisht si konsumatorë të paepur në restorante, sidomos në fundjava, por ka specifikën e një vetëpërmbajtjeje, ka specifikën e një riti që të jep të kuptosh se agjërimi, se vetë Ramazani është përtej gjithë kalendarit dhe gjithë atyre parimeve që ndjekin ata që agjërojnë si besimtarë të devotshëm, një ushtrim urtësie, është një edukatë sociale, është një mësim i bukur njerëzillëku dhe pikërisht për të gjitha këto arsye, m'u duk e udhës që ta ndjek fillimisht, këshillën dhe pastaj t'i dorëzohem presionit të miqve, duke ju siguruar që eksperienca e iftarëve ka qenë shumë pasuruese për mua, edhe për një arsye tjetër, sepse më kanë shtyrë të njoh nga më afër një kulturë, një traditë, një mënyrë të të parit të botës që vjen nga Libri i Madh i Shenjtë i Islamit dhe nga ana tjetër, të mësoj më shumë për islamin shqiptar, për historinë e Komunitetit Mysliman në Shqipëri dhe patjetër që të lehtësoj veten edhe nga paragjykime që, pavarësisht se gjithmonë kam menduar që nuk mund të më influencojnë, gjithsesi, diku kanë qenë të fjetura, siç janë në mendjen e çdo shqiptari dhe të shoqëruara me ato stereotipet që pastaj ushqehen dhe nga gjithfarëlloj injorantësh dhe njerëzish të ligj që luajnë me cingla, me librat e shenjtë”, tha Rama. /CNA
Një automjet është përfshirë nga flakët në fshatin Ravonik...
Lëkundje të forta tërmeti janë ndierë mëngjesin e kësaj të...
Një aksident rrugor ka ndodhur pak më herët në aksin Varib...
Sot është 8 Marsi, Dita Ndërkombëtare e Gruas, një ditë që...
Kryeministri Edi Rama ka bërë një reagim në rrjetet e tij ...
Ka përfunduar numërimi i votave në degën e Partisë Demokra...
Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Klodjan Braho ka ndarë një ...
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant...
Prokuroria e Posaçme ka dalë me reagim zyrtar lidhur me o...
Në kuadër të Festës së Mësuesit, 7 Marsit, Këshilli i Qark...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, këtë të shtu...
Kryeministri Edi Rama ka komentuar protestat e opozitës, d...
Kryetari i Bashkisë së Kavajës, Fisnik Qosja, ka reaguar p...
Kryeministri Edi Rama deklaroi se Korridori VIII ka qenë p...
Kryeministri Edi Rama zhvilloi një inspektim në aksin Libr...
Kryeministri Edi Rama zhvilloi një inspektim në segmentin ...
Kryeministri Edi Rama zhvilloi një inspektim në segmentin ...
Ministri i Jashtëm, Ferit Hoxha, zhvilloi një takim me amb...
Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ka reaguar lidhu...
U zhvillua këtë të shtunë ceremonia e dorëzimit të detyrës...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...