EKSKLUZIVE/ Ja kandidatët për postin e nëndrejtorit në Policinë e Shtetit
CNA ka zbuluar ekskluzivisht se cilët do të jenë kandidatë...
CNA ka zbuluar ekskluzivisht se cilët do të jenë kandidatë...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, këtë të shtunë në një bashkëbisedim online me qytetarët komentoi lëvizjet e bëra nga kryeministri Rama në kabinetin qeveritar. Berisha u shpreh se Rama është i gatshëm të mbyllë dyert e BE-së vetëm për të fshehur vjedhjet e tij.
“Me zhvillimet e fundit, Edi Rama u provoi shqiptarëve dhe botës se ai është i gatshëm për të mbrojtur vjedhjet dhe krimet e tij, të mbyllë për qytetarët shqiptarë dyert e Brukselit. Ai bëri një letër së bashku me padronin e tij, Vuçiç, e rreshtoi Shqipërinë krahas Serbisë në raport me procesin e integrimit në BE. I bëri shërbimin më të keq dhe më antishqiptar vendit tonë. Serbia ka probleme madhore me Bashkimin Europian dhe problemi numër një i saj është se ajo vazhdon të dëshmohet si Rusia e vogël në Ballkan. Probleme të tjera madhore të BE me Serbinë janë marrëveshjet që Serbia ka me Rusinë dhe republikat ish-sovjetike. Janë qëndrimi që mban Serbia ndaj gjenocidit serb në Bosnje. Janë ndërhyrjet flagrante që Serbia bën në Bosnje dhe Malin e Zi. Pra, janë një seri problemesh madhore politike me të cilat Shqipëria nuk ka asnjë lidhje përveç tradhtisë së Edi Ramës dhe nënshtrimit pa kushte ndaj Vuçiçit”, u shpreh kryedemokrati.
Berisha gjatë fjalës së tij foli edhe lidhur me situatën politike në Kosovë e cila po shkon drejt zgjedhjeve të reja për shkak se Kuvendi nuk arriti konsensus për zgjedhjen e presidentit të ri. Berisha u shpreh se Kosova i ka zgjidhur problemet e veta në mënyrën më demokratike.
“Nëse keni ndjekur qëndrimet e mia, ato kanë qenë gjithnjë mosndërhyrje në punët e brendshme të Kosovës. Ju do më dëgjoni mua të prononcohem vetëm nëse Kosova kërcënohet nga Rusia, Serbia apo faktorë të tjerë. Sigurisht unë mund të kem mendimet e mia, por Kosova është një vend i pavarur dhe ajo çka unë kam konstatuar gjer sot, ka zgjidhur problemet e veta në mënyrën më demokratike. Pavarësisht se unë mund të kem mendime të ndryshme për ato zhvillime, por fakti që ato marrin përgjigje brenda kuadrit të shtetit ligjor dhe kushtetueshmërisë përbën një zhvillim të rëndësishëm për Kosovën", tha ai.
Ndër të tjera Berisha foli edhe për luftën në Lindjen e Mesme. Sipas tij nuk ka asnjë rrezik për Shqipërinë pasi sulmi ndaj MEK do ishte sulm ndaj një vendi anëtar të NATO-s.
“Mendoj se regjimi iranian zbatoi strategjinë e eksportit të konfliktit, dhe vetëm për këtë strategji që dëshmoi do t’i heqin të gjitha të tjerat, por gatishmërinë e këtij regjimi për të ndezur konfliktin në një seri vendesh të tjera, në vlerësimin tim duhet të ishte shkaku më themelor i përpjekjeve të largimit qoftë edhe militar të atij regjimi nga Irani. Sot, le të shohim sa do e mbajnë, Pezeshkian, kryetari i atij regjimi ka deklaruar se nuk do sulmojë më vendet fqinje. Tani vijmë te Shqipëria. Shqipëria është një vend anëtar i NATO-s. Nga baza e MEK, e muxhahedinëve iranianë në Shqipëri, asnjë sulm konkret ndaj Teheranit nuk është ndërmarrë. Kështu që sulmi ndaj asaj baze do ishte sulm ndaj territorit të Shqipërisë, ndaj territorit të një vendi anëtari të NATO-s dhe Shqipëria ka të drejtën e plotë të kërkojë mbrojtje nga Aleanca e Atlantikut të Veriut. Dhe jam i bindur se asnjë rrezik nuk paraqitet për Shqipërinë. Dhe ata që u bien borive, përpiqen të mbjellin panik, por asnjë rrezik nuk ka”, u shpreh kreu i PD-së. /CNA
Kryeministri Edi Rama ka komentuar protestat e opozitës, d...
Kryetari i Bashkisë së Kavajës, Fisnik Qosja, ka reaguar p...
Kryeministri Edi Rama deklaroi se Korridori VIII ka qenë p...
Kryeministri Edi Rama zhvilloi një inspektim në aksin Libr...
Kryeministri Edi Rama zhvilloi një inspektim në segmentin ...
Kryeministri Edi Rama zhvilloi një inspektim në segmentin ...
Ministri i Jashtëm, Ferit Hoxha, zhvilloi një takim me amb...
Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ka reaguar lidhu...
U zhvillua këtë të shtunë ceremonia e dorëzimit të detyrës...
Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, uroi sot të gjithë mësu...
Një operacion masiv po ndodh në Vlorë ndaj një grupi krimi...
Gazetarja Klodiana Lala ndau sot me publikun disa detaje q...
Ditën e sotme, në Tiranë është zhvilluar mbledhja e komite...
Në kuadër të hetimit për një tjetër episod të trafikut ndë...
Shkalla e Parë e Gjykatës së Posaçme ka rrëzuar kërkesën e...
Deputeti i PD-së, Xhelal Mziu, doli nga ambientet e SPAK-u...
Gjykata e Posaçme ka kaluar për gjykim çështjen e hakerimi...
Deputeti i Partisë Demokratike, Xhelal Mziu, është paraqit...
Ish-zëvendëskryeministrja dhe ish-ministrja e Infrastruktu...
Belinda Balluku në dorëzimin e detyrës pasuesit të saj, En...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...