web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

50 ditët e mashtruesve Erion Veliaj dhe Mero Baze

6 Tetor 2025, 14:07, Aktualitet CNA

50 ditët e mashtruesve Erion Veliaj dhe Mero Baze

Të jesh mashtrues, ndoshta në politikë është gradë. Dikujt mund t’i pëlqejë të jetë mashtrues dhe në media. Por duke ia “çjerrë maskën”, për 50 ditë CNA ka treguar se Erion Veliaj dhe Mero Baze janë dy mashtrues publikë, të kapur të gjallë.

Nuk kemi bërë ndonjë spektakël, as ndonjë investigim. Thjesht dhe vetëm prej 50 ditësh pa ndalim, ne u kërkojmë Erion Veliajt dhe Mero Bazes të publikojnë kërkesën që ka bërë prokurori i SPAK-ut, Ols Dado, për shtesë në lejen e tij të ndërtimit, si dhe dokumentin që Erion Veliaj e refuzon.

Këtë e ka shkruar Mero në media, e ka raportuar.

50 ditët e mashtruesve Erion Veliaj dhe Mero Baze
Pretendimi i Mero Bazes

E ka thënë publikisht edhe Erion Veliaj në lidhje me çështjen e lejes famoze që kishte kërkuar Ols Dado, por ende sot pas 50 ditësh, pas një shkrimi dhe qëndrimi, nuk kemi parë dokumente.

50 ditët e mashtruesve Erion Veliaj dhe Mero Baze
Pretendimi i Veliajt, pika 135
50 ditët e mashtruesve Erion Veliaj dhe Mero Baze
Pretendimi i Veliajt, pika 136

Të jesh mashtrues për dikë mund të jetë “virtyt”, mund të jetë vlerë e madhe. Mbi mashtrime mund të ndërtosh hotele. Mbi mashtrime mund të sigurosh dhjetëra apartamente. Mbi mashtrime mund të bëhesh nga brekëgrisur, miliarder. Kështu ka ndodhur me Mero Bazen.

Nga brekëgrisur dhe protestues mund të bëhesh dhe kryetar bashkie e ministër, siç ka ndodhur me Erion Veliajn, që nuk është mashtrues për herë të parë. Është kapur mashtrues, kujtojmë këtu edhe rastin e Elvis Roshit, të cilit ia bëri gruan shtatzënë, të marrë peng, me fëmijë të shkulur e çfarë nuk i trilloi mendja.


Ndaj sot jemi në ditën e 50-të të dy mashtruesve që ne thjesht dhe vetëm u kërkojmë të publikojnë dokumentin e prokurorit Ols Dado. Kështu shpëtojmë dhe Erionin. Ikën Ols Dado nga çështja, vetëm se Altin Dumanin s’e heqim dot. Këtë të fundit s’e kanë akuzuar për gjë. Deri tek Ols Dado kanë shkuar.

Por gjithsesi sot është dita e 50-të, vazhdojmë ditë pas dite. Deri ditën që jo vetëm Erion Veliaj, i cili ka 13 akuza dhe po hetohet për një dosje tjetër penale, por edhe Mero Baze, të marrin përgjegjësinë përpara ligjit, si mashtrues publikë të provuar dhe si shantazhues të drejtësisë së provuar. Pa folur për të tjerat pastaj, që shqiptarët i dinë mjaft mirë./CNA

 

 





Lajmet e fundit nga