"Protestat arritje e madhe"/ Rama: Shqipëria e para në rajon për performancën mjedisore, e 46-ta në botë
Kryeministri Edi Rama në një postim të bërë në rrjetet soc...
Kryeministri Edi Rama në një postim të bërë në rrjetet soc...

Në Universitetin “Fan S. Noli” të Korçës ka përfunduar faza e tretë e regjistrimeve për programet “Bachelor” dhe ato profesionale dyvjeçare.
Deri në datën 3 tetor janë regjistruar 482 studentë, ose 15 më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Rektori i universitetit, Lorenc Ekonomi, tha se regjistrimet këtë vit janë në kuotat e zakonshme, me një tendencë të lehtë rritjeje, ndërsa shpresohet që diferenca pozitive të vijojë edhe në ditët në vijim.
Ai theksoi se me vendim të senatit akademik, dy degë, Gjuha Frënge dhe Gjuha e Pakicave, nuk do të aktivizohen për këtë vit akademik, për shkak të mungesës së aplikimeve.
“Rregjistrimet për këtë vit akademik deri në datën 3 tetor, në mes të raundit të dytë të tyre, janë në kuotat e vjetshme, pak më mirë, me 15 studentë më shumë. Shpresoj që kjo diferencë të rritet. Në dyshim janë dy degë që ne me vendim senati të mos i aktivizojmë, bëhet fjalë për gjuhën frënge dhe gjuhën e pakicave”, tha Ekonomi.
Degët më të preferuara vijojnë të jenë Infermieria, Sportet, Financat dhe programet e Teknologjisë së Informacionit, ndërsa interes më i madh është vërejtur këtë vit edhe në Fakultetin e Bujqësisë dhe Turizëm. Në të njëjtën kohë, janë mbyllur edhe aplikimet për programet Master Shkencor dhe Profesional, të cilat, sipas rektorit Ekonomi, kanë një ecuri më të mirë se një vit më parë.
Ai tha se për herë të parë po hapet Masteri në Shkencat Bujqësore, për shkak të rritjes së kërkesës, ndërsa Masteri për Arsimin Special ka tejkaluar kuotat e pranimit.
“Më të preferuarat janë ato që kanë qenë gjithmonë, nuk ka ndryshime në peshat specifike të tyre. Mbetet në pararojë infermieria me sportet, më pas financa dhe lëndët IT. Këtë vit kemi ndryshim edhe në fakultetin bujqësor ku është rritur numri i kërkesave, por ashtu edhe në turizëm. Masterat në përgjithësi janë goxha më mirë sesa vjet. Këtë vit kemi për herë të parë në Fakultetin e Bujqësisë, Shkencat Bujqësore që hapim master pasi ka më shumë kërkesa se vitet e mëparshme. Po ashtu në master për arsimin special 2-vjeçar ka më shumë kërkesa sesa kuota”, u shpreh rektori.
Rektori nënvizoi se të gjitha programet master janë drejt hapjes me një numër të mirë studentësh, dhe veçanërisht ato që lidhen me digjitalizimin dhe teknologjinë po ruajnë kuotat e vitit të kaluar.
“Gjithashtu shpërndarja e masterave është shumë e mirë, të gjithë masterat janë drejt hapjes së tyre me numër të mirë studentësh. Programet që kanë të bëjnë me IT, pra digjitalizimin janë në kuotat e vjetshme me numër studentësh”, tha më tej Ekonomi.
Procesi i regjistrimeve dhe aplikimeve pritet të përfundojë brenda javëve në vijim, ndërsa drejtuesit e universitetit shprehen optimistë për një vit të ri akademik me rritje të interesit dhe cilësisë së studimeve./CNA
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, paraqitet në...
Ditën e sotme, më 6 tetor, nis viti i ri akademik 2025-202...
Këtë të hënë po ju njohim me disa prej titujve kryesorë të...
Nënsekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara dhe Adm...
Kroacia ka bllokuar në kufi një tjetër ngarkesë me produkt...
Një gjendje trafiku kilometrik është krijuar pasditen e kë...
Deputeti i PD-së, Luçiano Boçi ka reaguar lidhur me nisjen...
Erion Veliaj dhe Mero Baze, vijojnë mashtrimin e tyre publ...
Gjykata e Tiranës ka caktuar ditën e sotme masën e siguris...
Policia e Tiranës ka reaguar lidhur me ngjarjen e raportua...
Një person i dyshuar i armatosur ka përplasur me automjeti...
Janë zbardhur detaje nga dosja penale e regjistruar në SPA...
Fluks i lartë është krijuar në pikën kufitare të Qafë Than...
Kryepsikopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një shpërthim me tritol ka ndodhur mbrëmjen e djeshmë ...
Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për...
Kontrolli i Lartë i Shtetit ka publikuar raportin për barn...
Prokuroria e Fierit ka shpallur moskompetencë për dosjen e...
Dy mashtruesit publik, Erion Veliaj dhe Mero Baze, vijojnë...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Gjykata e Shkodrës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në ...
Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur në orët e par...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Mbi 400 dronë ukrainas janë lëshuar gjatë natës drejt rajo...
Kryeministri i ardhshëm britanik, Andy Burnham, synon të f...
Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara (CENTCOM) tha se ...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...